Presidenti i ri i Brazilit ose “Trumpi Tropikal”: Ky është ekstremiti i djathtë që kërkonte të përdhunonte anëtaren e Kongresit

29 Tetor 2018, 09:50Bota TEMA

Kandidati i ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro arriti një fitore dërrmuese në zgjedhjet presidenciale të Brazilit, ashtu siç edhe ishte parashikuar nga vëzhguesit.

Kundërshtarët e shihnin me frikë një triumf të tillë, për të cilin janë të bindur se e kërcënon seriozisht njërën prej demokracive më të mëdha të botës.

Kongresmenin brazilian e kanë quajtur ndryshe edhe “Trumpi Tropikal” për qasjen e tij luftarake, pikëpamjet përçarëse dhe qëndrimet kundër elitës poltitike.

Bolsonaro arriti të siguronte 55.2% të votave kundrejt 44.8% të Fernando Haddad, nga partia e majtë e punëtorëve. Fushata e tij elektorale u mbështet tek premtimi për të çrrënjosur realisht korrupsionin e për të ulur nivelet galopante të krimit në vend.

Secili prej kampeve përgjatë gjithë kohës argumentoi me forcë se fitorja e tjetrit do ta çonte Brazilin drejt shkatërrimit. Fitorja e Bolsonaros përbën praktikisht një kthesë të fortë djathtas të demokracisë më të madhe të Amerikës Latine, e cila është qeverisur nga Partia e Punëtorëve për 13 vjet, nga viti 2003 deri në vitin 2016.

Dikur ish-komandat ushtrie, kongresmeni i krahut të djathtë është kritikuar edhe për lëvdatat e tij ndaj diktaturës ushtarake të Brazilit dhe për komentet fyese ndaj homoseksualëve, afrikano-brazilianëve dhe grave.

Dikur pat thënë për një anëtare të Kongresit Kombëtar se ishte mjaft e bukur për t’u përdhunuar. Mesazhi i Bolsonaros është se Brazili është bërë një shtet jofunksional dhe se një udhëheqje e fortë nga një person jashtë sistemit aktual politik është e nevojshme për të rivendosur rendin.

1 komente në “Presidenti i ri i Brazilit ose “Trumpi Tropikal”: Ky është ekstremiti i djathtë që kërkonte të përdhunonte anëtaren e Kongresit”

  1. O Fenomeno says:

    Nuk pati thene ashtu,deformoni per klikime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje