Partizani "Nderi i Kombit"! Ju gjithnjë e më shumë "llumi i kombit"!

30 Tetor 2018, 22:05Sport TEMA

Nga Erjon Braçe

PARTIZANI NE MOTE “NDERI I KOMBIT”!
JU GJITHNJE E ME SHUME “LLUMI I KOMBIT”!

PARTIZANI, TIFOZERIA E ORGANIZUAR E TIJ-GUERRILS,
ASNJE LIDHJE ME URREJTJEN DHE RRACIZMIN!

TEK PARTIZANI KANE LUAJTUR,
JANE PERKRAHUR E DURTROKITUR,
LOJTARE ME NGJYRE NGA AFRIKA NE BRAZIL,
LOJTARE NGA SERBIA E GJETKE;
KURRE NUK KANE NDJERE AS NDJENJEN ME TE LEHTE TE PERBUZJES, JO ME URREJTJE PER SHKAK TE ORIGJINES, SHTETESISE APO NGJYRES!

PYETINI!

Nuk kam folur deri tani per ngjarjen kriminale gjate se ciles,
nje shtetas shqiptar, i armatosur,
ka hapur zjarr ne nje sulm te paramenduar
kunder punonjesve te Policise se Shtetit ne
Bularat te Gjirokastres, me synim jeten e tyre!

Reagimi i forcave speciale te Policise se Shtetit-RENEA,
edhe ato te gjendura nen sulmin kriminal te te njejtit shtetas,
ka qene ligjor dhe i njejte ne raste te ngjashme ku
jane perfshire te tjere shtetas shqiptare e jo vetem.

Zgjodha te mos flase,
per te respektuar humbjen ne familjen e ketij shtetasi,
per te respektuar organet ligjzbatuese e te drejtesise
ne punen e tyre dhe,
per te qendruar si deputet larg nga kjo ceshtje kriminale
qe po politizohet ne nje tjeter menyre kriminale.

Por sot,
kur e gjithe vemendja e nje grushti politikanesh,
ne politiken aktive apo ne zgeqe te tjera te neveritshme ku behet politika me e ndyre e ketij vendi,
ajo ku ky vend tradhetohet lehtesisht per nevoja politike dhe korruptive,
iku nga sulmi kriminal i armatosur per tu marre me nje “parrulle”,
dua te them dy-tre gjera;

E para,
sulmi kriminal me synim te qarte jeten e punonjesve te
Policise se Shtetit ne Bularat te Gjirokastres,
duhet te hetohet ligjerisht, shpejt dhe ne menyre transparente,
gjithperfshirese nga organet e drejtesise se ketij vendi;
Politika ti rrije larg ketyre hetimeve dhe te prese e pranoje, respektoje vendimin e ketyre organeve te drejtesise.

E dyta,
parrulla ne ndeshjen Partizani-Skenderbeu,
eshte nje ceshtje banale, e izoluar dhe teresisht pa lidhje me sulmin kriminal me synim jeten e punonjesve te
Policise se Shtetit ne Bularat te Gjirokastres.

PARRULA NUK E MBULON DOT SULMIN E ARMATOSUR MBI POLICINE NE BULARAT TE GJIROKASTRES.

Parulla nuk ka qene kurre e klubit te futbollit Partizani,
nuk ka qene kurre e tifozerise se organizuar prane ekipit te futbollit Partizani-Ultras Guerrils,
nuk ka qene kurre e tifozerise se madhe te Partizanit.

Klubi i Futbollit Partizani eshte distancuar qarte e prere nga ajo parrulle prej mengjesit te sotem ne faqen zyrtare te tij;
Tifozet e organizuar prane ekipit te futbollit Partizani-
Ultras Guerrils jane distancuar qarte e prere nga ajo parrulle
prej mengjesit te sotem.

Te gjithe,
pa pritur te zgjohen e te bejne “heroin”
vetem pasdite politikanet e ketij vendi,
pa pritur te zgjohet e te bej “edukatorin”
vetem ne darke,
presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit-nje tjeter lloj politikani ky.

NE MENYRE TE QARTE;
GJITHKUSH NGA NE QE
MBESHTESIM E JETOJME ME PARTIZANIN,
NUK KEMI ASNJE LIDHJE ME ATE PARRULLE,
POR MBI TE GJITHA ME URREJTJEN DHE RACIZMIN!
PARTIZANI KURREN E KURRES!

Tek Partizani e per Partizanin,
kane luajtur lojtare me ngjyre-nga Afrika deri ne Brazil,
pertej tyre kane luajtur serbe e te tjere dhe,
kurre nuk kane ndjere qofte edhe ndjenjen me te lehte te perbuzjes per shkak te rraces, origjines, shtetesise apo ngjyres.

KUUUUUURRRRRE!
Madje edhe kur kane luajtur per kundershtare ne te njejten fushe futbolli.

KETO JANE VLERAT NJEREZORE E KULTURORE TE PARTIZANIT, NDAJ PARTIZANI ESHTE “NDERI I KOMBIT”!

Tre idiote ne stadium, krejtesisht jashte klubit dhe,
krejtesisht jashte tifozerise se organizuar te Partizanit,
nuk mund te njollosin Partizanin. Kurre!

Por tre idiote ne stadium,
na mundesuan edhe nje here te provojme se
cfare injorantesh drejtojne Federaten Shqiptare te Futbollit!

Kete here,
te perfshire e keqperdorur ne politiken e ndyre te shitjes se shqiptareve dhe interesave te ketij vendi,
e bere shpesh ne fushen e lojes per interesa banale e korruptive!

Ndaj,
Partizani do mbetet ne mote “Nderi i Kombit”,
ata gjithnje e me shume “Llumi i Kombit”.

6 komente në “Partizani “Nderi i Kombit”! Ju gjithnjë e më shumë “llumi i kombit”!”

  1. Na myten karnat says:

    Qeka komplot i tifozave te Tirones.
    Tamom bibilush!

    1. Skypion says:

      Banderola raciste e shperfaqur ne stadium nga tifozet e Partizanit, nuk ishte thjeshte nje rastesi.
      Ajo eshte pasoje e nje mendesie te coroditur qe i ka rrenjet qe ne themelimin e Patizanit.
      “Partizani” i Shqiperise eshte themeluar nje vit pas themelimit te “Partizanit” te Serbise. Ishte koha e vellazerise shqiptaro- jugosllave, a me sakte , e vellazerise mes komunisteve shqiptare dhe komunisteve serbe.
      Edhe emri i klubit “Partizani” u huazua nga vellezeri serbe, vetem nje vit pasi ata e kishin emertuar keshtu klubin kryesor futbollistik te Beogradit.
      Ky eshte fakt. Dhe, nuk ka bir nene apo bir kumlle, qe mund ta hedhe poshte si te tille.
      Banderola te ngjashme me ate qe u shfaq nga tifozet e Partizanit (shqiptar), jane tipike te skuadres se Partizani te Beogradit; te tifozeve te skuadrave tjera serbe dhe sllave ne pergjithesi. Keto banderola me te tilla permbajtje i kemi pare shpesh te shfaqen ne stadiumet e Serbise dhe Maqedonise.
      Ne to lexohej keshtu: “shqiptar i mire, shqiptar i vdekur”…
      Identike, pothuaj, kjo u shfaq edhe ne kryeqytetin shqiptar, nga tifozet e “Partizanit” shqiptar, jo ndaj sllaveve, serbe a maqedone, qe mund edhe te ishte e logjikshme per kontekstin , dmth si njelloj kunderpergjigje ( edhe pse e papranueshme gjithsesi) , por ndaj grekeve…
      Dhe nuk mund te ndodhte ndryshe me tifozet e “Partizani” shqiptar, “vellait” te vogel shqiptar te “vellait” te madh serb, “Partizani” i Beogradit pra!
      Nje huazim racist nga serbet per te fyer greket!
      Nje huazim racist nga serbet, qe serbet e kane perdorur pikerisht kunder shqiptareve, qe shqiptaret e perdorin per te fyer greket!
      Ketij , or tungjatjeta, i thone sadomazokizem ne shkalle siperore! Ky eshte kulmi i perversitetit!
      Dhe nje tjeter kulm turpi per shqiptaret!
      Ajo cka e ben edhe me perverse gjithe gjene, eshte se banderola raciste e stilit serb, u shperfaq ne ndeshjen me nje skuader shqiptare qe mban emrin e Heroit Kombetar, Gjergj Kastrioti Skenderbeut…
      Me tutje, s’po shenoj gje.

  2. Plaku Xhuxhumaku says:

    Ik mer krimb haleje. Partizani ka qene gjithmone skuadra e privilegjuar e diktatures, ti po dashke te na e nxjerresh nderi i kombit. Partizani eshte haleja e kombit.

  3. Bibilushi nones says:

    U rrit cuni u bo burre
    E nje kup se pa kurre

  4. Bureto says:

    Vetëm në Shqipëri nderohen skuadrat me “Nderi i Kombit”. Më shumë se për vlerat sportive, të cilat i ja patur jo vetm ai klub, përkundrazi, a nuk ngjan kjo si një vlerësim (në demokraci tashmë) për nostalgjinë komuniste? Pse kjo, sepse dihet historia e këtij emri. Ai u krijua sipas shembullit të Partzanit të Beogradit, vasalë të të cilit ishte regjimi i Enverit në ato vite. Një skuadër që përfaqësonte ushtrinë. Nuk ishte vetëm ky rast, por edhe data e çlirimit, bashkimi doganor etj. Ky emër i cili personifikonte politikisht vetë regjimin që u instalua, u financua, u rrit dhe forcua duke marrë si rekrutë, në gjirin e vet elitën e futbollistëve shqiptarë, ashtu si Dinamo një tjetër kopje e Dinamove të Moskës, Zagrebit etj, krijuar si klub i një ministrie tjetër asaj të Sigurimit. Por këtu s’ka ndonjë gjë për të mos kuptuar kur simbolet e komunizmit, përveç mentalitetit që po e po, i gjen kudo. Po ky është problem tjetër. “Titulli i Kombit” është një vlerësim i jashtëzakonshëm dhe inflacionimi i tij ia ul vlerat jo vetëm dekoratës, por dhe atyre apo atij që i jepet. Kështu si janë dhënë e po jepen këto lloj dekoradash në Shqipëri, në sytë e shumicës së njerëzve besoj se shvlerësohen, kur duhej të respektoheshin me meritë. Me këto lloj emrash mund të ndodhë si ajo barcaleta e kohës së komunizmit: atëhere ishte në modë të viheshin emra të çuditshëm si Asamble, Republikë, Molotov, Svjerdllov etj etj,(lista e stlrmadhe) dhe sipas modës, një familje egjyptianësh i kishte vënë emrin djalit të vet Stalin. Por një ditë vjehrra i thërriste nuses: lk shpejt merr Stalinin se është dhier! Kështu mund të thuash sot që ndodh na shfaqen episode si ky i ndeshjes Partizani-Skënderbeu, dhe sado që të përpiqet ultrasi i Partizanit Braçe, të davarisë në këtë rast, erën e keqe të të dhierit (parrullës së ndyrë), ajo mbetet. Ndaj duhet kujdes në emrat që vihen dhe titujt që u jepen atyre, sidomos nga vetë shteti, sepse historia është e pamëshirshme.

  5. irena says:

    Parrullen me siguri e kane vene vete greket.
    Greket e kane bere kete skenar,, pra edhe parrullen e kane bere vete.
    Pse nuk e nxjerrin kush e ka vene ate parrulle?
    Gazetari e korruptuar, gazetare qe per ca eruo me shume bejne cfare u thote Greqia apo Serbia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje