Nga Fatjon Baze
Mediat greke i kanë kushtuar jehonë një banderoleje të shpalosur dje në stadiumin “Selman Stermasi” në ndeshjen mes Partizanit dhe Skënderbeut. Një banderolë që padyshim nuk është e aspak e pranueshme – po aq sa nuk janë të pranueshme edhe etiketimet që shtypi grek ka bërë në drejtim të klubit të Partizanit dhe drejtuesve të saj të cilëve u kishte hyrë nga e kishin orgjinën dhe vllezërit e kujt ishin duke krijuar tori konsiparicioni sipas interesave të tyre.
Padyshim që ata dy-tre tifozë që kishin ardhur dje në stadium nuk kanë pasur për qëllim për të mbështetur skuadrën e tyre – por për tu bërë lajm për një banderolë që nuk është e pranushme dhe aspak “fair-play” në një ndeshje futbolli.
Nëse tifozët shajnë lojtarët kjo nuk do të thotë që është qëndrimi i klubit – as nëse tifozët mund të hedhin sende nga shkallët e stadiumit nuk do të thotë se është qëndrim i klubit.
Po këto media që kanë sulmuar Partizanin, mbajnë përgjegjësi për komentet kërcënuese dhe fyese që lëshohen në faqen e tyre, pasi praktikisht është e njëjta logjikë.
Klubi i Partizanit dhe tifo grupi zyrtar i klubit “Ultras Guerrils” janë distancuar nga ky akt i pa pranueshëm për ata tifozë, duke theksuar se sporti duhet t’i bashkojë njerëzit dhe jo të krijojë përçarje mes tyre.
Por, për të shtuar akoma dhe më shumë dozat e urrjetjes ka menduar dhe Institucioni privat i Armando Dukës, Federata Shqiptare e Futbollit.
Ky institucion që ka për në drejtim një personazh që nuk tenton të vrasë njerëz – por lojën më të bukur: futbollin.
Federata private e tij ka bërë një deklaratë që është e ngjashme me shkrimet e mediave greke duke i hedhur akoma dhe më shumë “benzinë zjarrit” në vend që të ul gjakrat dhe të distancohet nga dy tre tifozë të cilët nuk mund të përfaqësojnë të gjithë klubin.
Kryesorja është se jemi përballë një fakti ku opinioni sportdashës në vendin tonë së bashku me klubin e Partizanit e kanë dënuar këtë akt – ndërsa krejt e kundërta ka ndodhur me mediat greke të cilat po mundohen ta mbajnë sa më të ndezur këtë situatë duke e kthyer gjithçka në politikë.
Por, nëse e kthejmë pak kokën pas rastet e paprecedenta të vendit tonë fqinj nëpër shkallët e stadiumve të tyre është shumë herë më skandaloze se sa ajo banderolë e shpalosur në shkallët e “Selman Stermasit”.
Grekët duhet ta mbajnë mend shumë mirë vitin 2004, kur në ndeshjen e tyre të parë pas shpalljes kampion të Europës në Portugali u mundën në “Qemal Stafa” kundër Shqipërisë me rezultatin 2-1. Një ndeshje model dhe një organizim model ku miqtë u pritën ashtu siç u takon – ndërsa ata në “prenë në besë” në shtetin e tyre duke na vrarë një tifoz.
Gramoz Palushin e therën me thikë një grup huliganësh grek sepse ai së bashku me disa miq të tjerë shqiptar po festonin fitoren e Shqipërisë në rrugët e ishullit Zakinthos.
Dhe jo vetëm kaq, por në shumë ndeshje të skuadrave të mëdha greke tifozët e tyre kanë pasur banderola akoma më raciste në drejtimin tonë.
Në ndeshjen e sezonit të kaluar të kampionatit grek mes Olimpiakosit dhe Xanthit, tifozët vendas kanë shpalosur një banderolë ku shkruhet “Kosova është Serbi”.
Një tifo grup që njihet për banderola raciste ndaj shqiptarëve dhe ndërkohë që nuk janë kritkuar aspak as nga shtypi vendas dhe as nga klubi duke e kaluar si diçka normale.
Ka dhe plot raste të tjerë ku lojtarë shqiptar janë gjobitur dhe nuk janë pranuar në ekipe për shkak të simboleve të shqiponjës – ku rasti më i fundit është ai i Idriz Bathës i cili pasi kishte arritur marrveshjen me klubin e AEL Larissa – këta të fundit e prishën marrveshjen pasi kishin parë një foto të lojtarit që kishte bërë shqiponjën.
Ndaj “egërsimi” i tyre është thjesht qesharak. Njësoj si me mediat serbe dhe Federatën tonë!
Artikull i denje
Bravo Fatjon. Greket jane si Salihu yne qe te hedhin bemat e poshtersite e tyre persiper. Jane mjeshtra per te bere qimen tera, per te mbuluar poshtersite e medha te tyre.
Baze junior,ti je i vogel por nje fjale e urte greke thote: sto spiti tou kremasmenou dhen milane gia skini………..
kshq tabelat dhe fyerjet rendojne me shume dhimbjen e te aferve dhe acarojne bashkatdhetaret e tij,prandaj greket kane te drejte per ato cka shkruajne……….
imagjino se cdo te shkruante shtypi shqiptar nese ate ballistin e ”autocthonus” do e kishin vrare policet serb ne ngjarjen e stadiumit………
@”ekstremist grek me urrejtje fetare”
1.
Autori po denon dhe perdorimin e tabelave e banderolave raciste sidoqe ne anen greke kane qene prej dekadash edhe me ekstremiste se kaq.
2.
Imagjinata e nje ekstremisti grek si ti barazon perdorimin e banderoles Autochthonous / me armen automatike dhe plumbat vrases te terroristit.
@”ekstremist grek me urrejtje fetare”
1.
Autori po denon edhe perdorimin e tabelave e banderolave raciste sidoqe ne anen greke kane qene prej dekadash edhe me ekstremiste se kaq.
2.
Imagjinata e nje ekstremisti grek si ti barazon perdorimin e banderoles Autochthonous / me armen automatike dhe plumbat vrases te terroristit.
O njerz jeten e jep Zoti edhe e merr vetem Zoti .a i çuni ka bere gabim fatal qe ka gjuajtur policise ..çuni ri ka nane e ka babe edhe ai eshte njeri…por ja kan shplare trurin ato maskarenj e agimit te Zi njerez te poshter edhe rracista jevgjit e europes…kurse kjo bandarolla ne stadium eshte skandal sepse bim edhe ne ne gracken e atyre te poshterve..ne jemi rrac shqiptari. Rrac e paster …jo si jevgjit e greqise
Ilirijan, nuk ka rrace te paster ne asnje vend te botes.
A do te kete ndonje shtet ne bote qe te kete fqinje me te ndyre se sa ne kemi gregreqine.????? Greqia kone e perkedhelur e Evropes dhe me gjere,i humbi emrin Maqedonise.Po mire,U vendoska emri “Maqedonie e Veriut”Po “maqedonia e Jugut “ku bie???….Ne Selanik.Turp per Maqedonasit,nje qind here turp per ate brez qe jeton sot.
Akoma.nuk e kuptoni o njerez? Ata qe e kane nxjerre ate banderole jane 100 % te paguar nga vete greket per ti hedhur sa me shume benzine zjarrit. Po shqiparet jane naive. Behet me qellim qe tju tregojne evropes qe shqiptaret jane raciste he kshu justifikojne veprimet e tyre.
Enver Hoxha ja u dinte trurin komshinjve dhe ju vuri armet ne koke dhe dajakun dhe ata rrinin si pula por kur erdhi demokracia keta te shiturit na mesuan te jemi tolerante dhe sa vinte dhe me keq po behej.Stadiumet e Greqise dhe Serbise me pankarta kunder Shqiptareve.Ne qe jemi gjithmone pre e sulmeve te te tjereve dhe ne duhet te tolerojme kurse Grabitqaret Serbo Greke duhet te vazhdojne.Ne nuk jemi skllever sepse toleranca eshte dobesi dhe perulje kur vazhdon me shume se duhet ndaj dikujt qe te abuzon.Ne Shqiptaret nuk e kemi ne gen kete dhe ky shkrim eshte shkrim shume i dobet
NJE ANALIZE MENDJENDRITUR MESIM DEMOKRACIE PER DUKEN E ANTIFUTBOLLIT DHE KALIN E TROJES TE ELADA DEMOKRATIA !
Nuk ke cfare shtosh as komentosh .
Keta jane FUNDERRINA te botes se qyteteruar…