Alexis Tsipras: Nga "Lenini i Egjeut", në beniaminin e BE-së

31 Tetor 2018, 19:05Rajoni TEMA

“Financial Times” u kërkon britanikëve që për çështjen e BREXIT të marrin “mësime” nga lufta e gjatë dhe e dhimbshme e Greqisë për të dalë nga kriza.

Në artikullin e tij, gazetari Tony Barber përshkruan presionet që kanë pësuar ekonomia greke dhe sistemi politik, ndërsa nënvizon braktisjen e PASOK nga votuesit dhe transferimin e tyre tek SYRIZA.

Duke iu referuar qeverisë, raporti thotë se ajo “braktisi eksperimentet ekstreme në gjysmën e parë të 2015” dhe u shndërrua në një “zëvendësues natyral i PASOK.

Ndërsa për Alexis Tsipras thuhet se pësoi një “mutacion” të frikshëm.

Nga një politikan që cilësohej si “Lenini i Egjeut” nga kancelaritë europiane, kryeministri grek është kthyer në beniaminin e  BE-së.

Nën qeverisjen e Tsipras “më e keqja nuk ndodhi”. Ekstremizmi nuk mbizotëroi, ndërsa  Greqia megjithëse ishte në ballë të krizës evropiane të refugjatëve në vitet 2015-2016, nuk u tregua shtet antimigrues apo anti-muslimane si vendet e tjera të BE-së.

Shumicën e duartrokitjeve në kryeqytetet evropiane dhe Uashington e ka  marrë iniciativa e tij për të zgjidhur konfliktin për emrin me Maqedoninë.

Ky konsiderohet një nga konfliktet e fshehta, potencialisht më të rrezikshme në Ballkan.

Tsipras jo vetëm që bëri përpjekje për ta zgjidhur çështjen, por tregoi se është i gatshëm t’i kumdërvihet Rusisë, një vend tradicionalisht i afërt me  Greqinë.

Stathis Kalyvas, profesor në All Souls College Oxford, thotë se Greqia është aktualisht në një fazë “post-populiste”, ndërsa shumë vendet të tjera europiane ballafaqohen me ndryshime të populizmit.

Greqia tashmë është kthyer në një sistem klasik dypartiak, ku e majta dhe e djathta e moderuar këmbejnë në pushtetin.

Dhe ky argument mund të vërtetohet në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, ku opozita e qendrës së djathtë e Demokracisë së  Re është favorite.(Respublica)

https://www.ft.com/content/2f41c2ec-dc32-11e8-9f04-38d397e6661c

3 komente në “Alexis Tsipras: Nga “Lenini i Egjeut”, në beniaminin e BE-së”

  1. era! says:

    Cdo shtet tjeter i Europes lindore do ishte lene te ngordhte po te kish qene ne kushtet e Greqise por jo Greqia.Ajo per perendimin pertfaqeson nje te keqe te domosdoshme e te mirepranuar edhe ne kushtet e vjedhjeve flagrante te parave te tyre sepse e para BE-ja eshte nje klub katoliko-orthodoks anti mysliman(prandaj nuk na fusin ne ne te) dhe e dyta Greqia per perendimin eshte patenta e civilizimit qe ja vodhi Iliro-Arberise e Lindjes.Por koha po i nxjer petet lakrorit.

    1. Arlindi says:

      Greqia eshte nje e keqe e domosdoshme, sepse europianet e bene gabimin qe e krijuan ate komb jevgjish ne 1831 dhe nuk kane cfare i bejne tani.

      nese nuk do ndihmonin greqine, Turqia do e kishte kapur ose perdhunuar, ose do ishte ehd ne sulm Rusia, e sigurt kjo gje

  2. theatrical says:

    hahahaha Lenini i Egjeut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje