Avokati i familjes Kacifa hedh poshtë pretendimet e tyre: Kostandini nuk u ekzekutua nga afër

31 Tetor 2018, 09:49Kronika TEMA

Avokati grek i familjes së 35-vjecarit ekstremist Kostandin Kaçifas, Konstantinos Giovanopoulos, ka deklaruar se atyre u është lejuar ta shikojnë trupin e viktimës vetëm 5 minuta.

Ai është shprehur se viktima kishte dy plagë dhe se është qëlluar nga një distancë e largët.

Në një intervistë të publikuar nga mediat greke, ai ka deklaruar se atyre u është lejuar të shikojnë trupin e pajetë para se ai të transportohet në Tiranë

“Vetëm 5 minuta u lejua mjeku grek të shihte trupin e Kostandinos Kacifas.

Pamë dy plagë të tejpërtejme në zonën pranë zemrës çka do të thotë që plumbat kanë dalë nga kurrizi dhe asnjë plagë tjetër që t’ia vlejë të përmendet.

Nuk ka asnjë plagë vdekjeprurëse nga afër “, u shpreh avokati i familjes së 35-vjeçarit që u vra nga forcat RENEA në 28 tetor.

 Avokati tha se plagët ishin qepur dhe trupi ishte larë, duke përjashtuar mundësinë e kërkesës për një ekspertizë të re.

“Të dyja plagët që ka në trup djaloshi si  në gjoks dhe në kurriz janë qepur, ndaj nga ajo që pamë nuk besoj se ka më vend për një ekspertizë të re.

Me qepjen e plagëve janë larguar elementët mbetës si baruti apo dicka tjetër që mund të gjendej.

Gjithashtu trupi është larë dhe nuk kishte më kuptim më tepër aty.

Nga sa pamë me sy të lirë nuk kishte plagë në këmbë. “

Avokati Konstantinos Giovanopoulos tha se trupi ka dy plagë në gjoks, dhe në zemër, raporton Ora News.

“Konstantinos Kacifas nuk duket se është qëlluar nga afër,”, u shpreh avokati i familjes Kacifas.

Edhe pse motra e të ndjerit ka hedhur akuza për prishje të provave nga ana e ekspertëve shqiparë deklarata e avokatit hedh poshtë pretendimin se 35 vjeçari është plagosur fillimisht pastaj është qëlluar në distancë shumë të afërt nga ana e forcave RENEA.

10 komente në “Avokati i familjes Kacifa hedh poshtë pretendimet e tyre: Kostandini nuk u ekzekutua nga afër”

  1. Klimax says:

    Ekzekutim nga 25 metra quhet distance e larget??!! Dhe aq me keq kur viktima ishte ne kembe dhe plotesisht i pambrojtur nga terreni ku ndodhej! Forcat e nderhyrjes se shpejte si profesionista qe jane i kishin te gjitha mundesite per ta arrestuar, por zgjodhen denimin me vdekje, ekzekutim pa gjyq! Shkuan si gjahtare per te vrare “derrin e eger”, apo te “cmendurin” sic tha Edi Rama!!!!

    1. DS says:

      Jam ndjere gjithnje m afer grekeve se serbeve, por ne rastin e Konstandinit i dalloj per hileqare. Kane qef te deklarohen si viktima pa pasur asnje kundershtar. Te me tregojne nje rast tjeter neper boten e qyteteuar qe policia te sillet ndryshe kundrejt nje njeriu te armatosur qe shtie ne mes te nje zone te banuar dhe me uniformen e ISIS. Perfundimisht keta palo greke po kerkojne ti paguash kriminelin per nje paqedashes qe vdes per flamurin e vorio epirit.

  2. Genti says:

    U bene disa dite qe mediat tjerrin ngjarjen por akoma se kam kuptuar se pse filloi perpjekja e te riut Kostandinos me forcat e Rendit. Cili ishte shkaku ? Apo i riu ishte armatosur dhe goditi Policine pa paralajmerim ? Apo ishte duke ngritur ndonje parrulle apo flamur te te ashtequajturit Vorio-Epir dhe policia ja ndaloi ta bente ? Mund te hidhet drite se si filloi e gjitha dhe shkaku qe detyroi policine te nderhynte dhe ekzekutonte Kostandinosin ?

  3. Ylli says:

    O bole Po ta tha dhe babai i vet. i frymezua. Nga ushteret e vrar donte te ushtar me ushtrin e vdekur

  4. Deshmitar y says:

    Kur degjova lajmin per vrasjen e ktij te ndhjerit, mendja me shkoi see mos ishte Andrea tkfgos.
    I shkreti thashe, ktheu patkonjte nga dielli.
    Po shyqyr see tkfgos na mban me qyfyre.

  5. labi says:

    flitet qe ky ishte qelluar se ishte dorzuam me prapanic perpjet

  6. Zani says:

    Diskutojne budalliqe te marin leke, ça eshte ky gangsterr me arme kundra policis kujt I duhej ky njeri, mbani mendjen ju te tjeret.

  7. Deshmitar y says:

    Kur degjova lajmin thashe me vete, e paskan cuar tkfgos atje KU kishte qef NE verren epirit

  8. Notio Epiroti says:

    O Klimaxo,

    IK provoje nga sa metra të arrestojnë forcat speciale në Greqi po ti qëllosh me automatik me dylbi.

  9. Pellazgos says:

    Emo se nje shtet thjesht myslimane ju quajti Bushi.
    As ate nuk e besoni?
    Nje state te Repoblica Popolare Albania te krijuar ne 1913te nga Fuqite e Medha jini ne historine e Botes.
    Ju Islamiket qe luftoni heroin Greke Jeorgios Kastriotis nuk kini Bese,nuk festoni festat e Tij,nuk kini Emrat e Tij,ngrini bythen perpjete dhe kujtoni se jini te “cliruar” nga Tueqia.
    Ah more te mjere qe genjeni veten,te gjithe tallin menderen me ju,po kush te kuptoje.
    Ju kini Heronj si Ismail Vloren,Naimin,Samiun,Abdullahun qe nuk u bashkuan me Arvanitasit qe kishin rreth 40 vjet per clirim,por shkuan tek Dum Baba.
    U perpiqen me shpirt dhe gjakun e tyre te vrisnin dhe te pengonin luften e Arcanitasve per clirimin e Epirit.
    Eshte fakt historik qe Revolucionin Greke e krijyan Epirotet Arvanitas qe ne 1821 kurse keta Turq qe shkuan ne Turqi dhe nuk u bashkuan me Arvanitasit,tregon edhe nje here qe ky vend eshte akoma i pushtuar.
    Naimi ka lindur ne 1846 dhe shkoi le te themi ne moshen 20 vjec ne Turqi rreth vitit 1866.
    Pyetja eshte pse shkoi atje dhe Vlora kur “Vellezerit” e tij Arvanitasit luftonin per clirim dhe vriteshin nga Pashallaret?
    Thjesht keta ndihmuan Ismanet per te shkatertuar,vrare cdo perpjekje kunder Turqise dhe ketyre qe hiqen si “pasarrdhes” te Ilyreve.
    Vete termi Vorio Epir qe Marin Barleti e ka thene tregon qe ky vend duhet te clirohet nje ore me pare dhe jo te skllaverohet nga investimet turke qe gjunjezon jete shtet myslimane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje