“Buxheti 2019”, Ahmetaj liston sektorët: Rritje pagash me 7 përqind në arsim, shëndetësi dhe Forcat e Armatosura

31 Tetor 2018, 18:49Ekonomia TEMA

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, nga kryesia e Kuvendit të Republikës ka prezantuar projektbuxhetin e vitit 2019.

Ministri në fjalën e tij tha se do të vijohet me nxitjen e punësimit në të gjitha sektorët.

Prezantimi i projektbuxhetit po zhvillohet në  këto momente në Kryesinë e Kuvendit.

Ministri Ahmetaj theksoi se do të ketë rritje me 7 pikë përqindjeje në arsim, shëndetësi, por edhe në sektorin e mbrojtjes.

Mbështes krijimin e vendeve të reja të punës. 

Rritja  pritet të mbështetet nga konsumi e investimet. Shkalla e papunësisë pritet të zbresë 12% . Ligji për tatim të të ardhurave, ulje në 8%”. 

Rritja e pagave në shëndetësi do të rriten me 7 për qind,  në shëndetësi dhe në arsim po me 7 për qind.”, tha ministri.

Ndërkohë ai u ndal edhe tek shifra  e parashikuar për shpenzimet për ndihmën ekonomike, e cila sipas ministrit të Financave dhe të Ekonomisë, është parashikuar të jetë 20.5 miliardë lekë.

“Skema e pensioneve i rëndon më pak buxhetit të shtetit. Mbi 200 qendra shëndetësore do të rikonstruktohen. Shpenzimet për ndihmën e konomike do të jenë në shifrat 20.5 miliardë lekë.”, shtoi ai.

4 komente në ““Buxheti 2019”, Ahmetaj liston sektorët: Rritje pagash me 7 përqind në arsim, shëndetësi dhe Forcat e Armatosura”

  1. Iliri says:

    Shume mire ben qe ju rrit pagat mjekeve se ca nga shteti dhe ca nga mileti mjeket besoj se do kenaqen.Ministri qe e njeh mire ekonomine duhet te shohi pensionistet pasi kane punuar nje jete te tere me 15000 lek pension .Nek eshte njelloj 3 apo 4 %e 15000 lekshit te pensionit dhe dhe 3 apo 4 % te pages se mjekut.Per vete i kane rregulluar ligjet kur te dalin ne pension sikur vetem keta qe jane ne pushtet sot kan kontribuar per kete vend.Turp i madh.Edi Rama urgjentisht duhet te shikoje kete pasi dhe bazen e votave nga pensionistet e ka.Dhe keta kane te drejte te jetojne normalisht dhe kete pjese te mbetur te jetes

  2. identiku says:

    Ti dukesh qe je me i paqimi ne radhet e bythqimave qe ka mbledhur Edi Rama rreth vetes. Njeri pa personalitet. Si ste kam degjuar njehere te japesh mendimin tend. O rrote po je minister financash dhe smund te justifikohesh me ‘urdhrat’ qe te jep kryeministri.
    Edhe Ridvani i Saliut kishte me shume personalitet se tyj. Ikni mor felliqesira se na hapet barkun.

  3. Pensionisti says:

    Rrit pensionet mor mut se pensionistat po’ vdesin me 100 Eur pension

  4. rexha 10 says:

    PENSIONIN ORE MINISTER,ME KAPISTER.ATE RRITE SE BENE THEVAPE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje