Kusheriri i Kaçifas i deshperuar qe nuk e ndali dot nga ekstremizmi qe i mori jeten

31 Tetor 2018, 22:15Kronika TEMA

Një njeri i afërt i ekstremistit grek Kostandinos Kaçifas, që u vra nga RENEA në fshatin Bularat, zbulon detaje të tjera për aktivitetin ekstremist të 35-vjeçarit. Në faqen e tij në Facebook, Aleko Kacifa, teksa ka postuar një foto me shenjën e zisë, i përgjigjet dikujt që e ka ngushëlluar për vdekjen e kushëririt.

‘Ngushëllime Leko. Hero i vërtetë’, i shkruan një zonjë me emrin Maria Kuremeno.

Ndërkohë Aleko Kacifa i përgjigjet komentit me fjalët:

“Për ty, jo për mua. Unë thjesht nuk munda ta shpëtoj këtu e dy vjet më parë kur të tjerët e duartrokisnin. E di vetë ti”, i shkruan kushëriri i Kostandinos Kacifas.

Pra, përmes kësaj dëshmie zbulohet se 35-vjeçari kishte kohë që ishte përfshirë në aktivitete ekstremiste me organizatat nacionaliste greke. Madje kushëriri i tij kishte tentuar ta largonte prej tyre, por nuk kishte mundur. Në përgjigjen e tij ai i bën me dije zonjës se edhe ajo vetë e di se për çfarë bëhet fjalë, si dhe refuzon ta quajë ‘hero të vërtetë’ djalin nga Bularati. I afërmi i Kacifas i kërkon zonjës të ketë kujdes për fëmijët e saj.

Aktualisht trupi i Kostandinos Kacifas është në Tiranë për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore. Në hetime janë përfshirë edhe pala greke. Të dielën e festës së Greqisë, ai hapi zjarr ndaj patrullës policore të Gjirokastrës, duke rrezikuar jetën e tyre. Më pas 35-vjeçari nuk iu bind thirrjeve të RENEA-s për t’u dorëzuar, por vazhdonte të qëllonte me kallash ndaj tyre. Pas shkëmbimit të vazhdueshëm të zjarrit, forcat RENEA e ekzekutuan me dy plumba.

8 komente në “Kusheriri i Kaçifas i deshperuar qe nuk e ndali dot nga ekstremizmi qe i mori jeten”

  1. Pellazgos says:

    Ektremist eshte patriotizmi per kombin e Tij Greke qe eshte pishte myslimaneve te Erdoganit?
    Hipokrite jini ju qe kini Emra Turq,Besen per Allahun,ngrini bythen lart sikur jini ne Arabi.
    Perse luftoni xhanem per nje komb Myslimane?

    1. Grigor says:

      Mendova te te kthej pergjigje, por pastaj mendova se nuk ja vlen. Edhe pas pergjigjes time, ti prape koqe kandari do mbetesh. Njerez që nxisni armiqesine midis popujve.

  2. NNP says:

    Ballkani eshte kope ujqerish-po kafshove dote te te kafshojne patjeter Eardhmja tij eshte ose bashkejetesa ne paqe ose do vuajne te tere perjetesisht gjersa te zhduken si kope

  3. Sinqeritet says:

    Ky problem nuk eshte i ri.Ky eshte nje kujtese per te gjithe ata ,qe duan te bejne heronj diversantet.
    SHQIPTAR,ruaje Shqiperine ,armiku nuk heq dore,punon nen rrogoz me bastarde qe nuk e duan Atdhene.

  4. Tonny says:

    Edhe kushoja i tij duket qe eshte grek i tipit 300 evro, sepse dhe ato 2 rreshta qe ka shkruar ne greqisht la bere te pakten 4-5 gabime ortografike..

  5. BOSTON says:

    Pellazgos, e di veti si ngihet byth se je nga vendi tamman qe e kene bythen lart gjithe diten. BRAVO RENEA MEDALJE MERITON

  6. Notio Epiroti says:

    Ja dhe paradoksi i radhës na doli dhe një Pellazg me bindje fetare që mundohet të shpëtojë pellazgët shqiptarë nga njëra fe dhe t’i hedhi në krahët e tjetrës më qëllime përçarje e çorroditje. Meqë po ju del Erdoani në ëndërr grekëve duhet patjetër të na rruhet edhe ne. Ne nuk bëmë vetëm emra turq vëmë dhe italianë gjermanë brazilianë e si të na dojë qejfi or mik.

    Vazhdo bjeri defit sa ta kuptosh që neve nuk na rruhet fare për fe se jemi vërtet pellazgë pagan.

  7. Luli says:

    I kishte mare koka ere – thone te moshuarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje