Një gjykatë pakistaneze ka anuluar dënimin me vdekje ndaj një gruaje të krishterë të akuzuar për blasfemi, një çështje kjo që ka polarizuar vendin.
Asia Bibi, nënë e katër fëmijëve, u dënua në vitin 2010 pasi u akuzua se ofendoi profetin Muhamed por këtë të martë është dhënë urdhër që ajo të lirohet.
Bibi është shprehur vazhdimisht se është e pafajshme, por ka kaluar pjesën më të madhe të tetë viteve, e izoluar në qelinë e saj.
Vendimi i fundit i gjykatës ka shkaktuar protesta të dhunshme nga ata që mbështesin ligjet e forta të blasfemisë. Protesta kundër këtij vendimi janë mbajtur në disa vende të Pakistanit. Partia islamike e linjës së ashpër, Tehrik-e Labaik (TLP), e cila ka kërkuar ekzekutimin e Bibit, ka bërë thirrje për vdekje për gjykatësit që anuluan vendimin.
ZBUTINI GJAKRAT, PERPIQUNI PER MIREQENJE JU QE DREJTONI , TE KENE POPUJT REHAT , TE JENE TE NGRENE E TE PIRE DHE ASKUSH NUK DO SHAJE FETE ..! MOS E HIDHNI FAJIN TEK ZOTI KUR JU NUK JENI NE GJENDJE TE DREJTONI EKONOMINE , NE KOHEN QE “THESARET” TUAJ PRIVATE NUK SHTERROJNE KURRE ..!
ne Albanistan do te ishte ekzekutuar nese shante baba Mondin……………
FALË ZOTIT
për një VENDIM të arsyeshëm:
Nuk ka më keq kur autoritetin hyjnor e ushtrojnë vdekatarët e zakonshëm.