Nga Mero Baze
Kritikët e qeverisë nuk kanë qenë kurrë më konfuzë se në këto kohë. Edhe pse ka boll probleme që mund të ekspozohen për të dëmtuar qeverinë, çuditërisht kritikët më të zellshëm të saj, bëjnë përpjekje për t’i zbukuruar socialistët.
Ilustrimi më i mirë i kësaj idiotësie, është teza që i riu nga Bularati, u vra pas një marrëveshje mes Ramës dhe Tsipras. Sipas këtij skenari, Tsiprasi i ka premtuar Ramës ta bëjë “patriot” në Shqipëri dhe i ka dërguar një “kokë turku” për ta vrarë. Dhe e gjitha kjo, që Edi Rama të dalë patriot.
Duke qenë një arsyetim komik për një çështje thellësisht tragjike, ku është një vdekje në mes, natyrisht që është siklet të debatosh me një idiot, por një pyetje ngelet pezull për gjithë qytetarët normalë.
Mirë Edi Ramën që po e bëjnë grekët me zor “patriot”, por këta të opozitës kush i pengon të bëhen patriotë, meqë ky qenka zanat i lakmuar?
Natyrisht që nuk pres përgjigje nga të njëjtët idiotë, por është e pabesueshme, se si një opozitë e tërë, vrapon pas një budallallëku dhe ankohet që grekët po bëjnë “patriot” Edi Ramën, a thua se patriotizmi në Shqipëri është një licensë që jepet nga Athina, dhe këta opozitarët tanë janë të persekutuar që nuk po i bën njeri patriotë, biles më keq, Athina po i detyron që këta të opozitës, të jenë me ata.
Në fakt, nuk është kurrfarë patriotizmi të bësh politikë me një viktimë si ai djali nga Bularati, dhe akoma më keq, të quhesh patriot pse vrave një qytetar me kombësi greke, pavarësisht rrethanave specifike kriminale të përligjura në këtë rast.
Por kompleksi i opozitës, që sillet sikur dikush e persekuton duke e penguar të bëhet patriote, është sa qesharak për ta, aq dhe favorizues pa arsye për socialistët, të cilët nuk është se kanë objektiv të tyre nacionalizmin. Përkundrazi, ata janë pjesa më liberale e shoqërisë.
Një rast i dytë është Erion Veliaj. Kryebashkiaku i cili ka shtruar rrugën për mandatin e dytë, tashmë po përpiqet të sulmohet si “disident” i PS-së.
Ky skenar ka muaj që tirret dhe ilustrohet me çdo gjë të rastit që u del përpara. Përshembull këtë javë u ilustrua me foton e Fatmir Xhafajt, i cili tashmë është vetëm deputet i PS, dhe kishte shkuar në zonën e tij elektorale në Tiranë, ku Veliaj kishte një dëgjesë. E gjitha kjo u shpall disidencë.
Që ta sqarojmë mirë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka thënë pas dorëheqjes së Xhafajt (po se dëgjoi njeri) që dorëheqja e Fatmir Xhafajt është fitore e tij.
Por në PD bënë sikur nuk e dëgjuan dhe Berisha dha nja tre versione të tjera, kurse çdo idiot në PD shtoi dhe nga një version, duke e bërë atë “disident” me Edi Ramën.
Pasi e zhdukën versionin e Lulzim Bashës që Xhafaj u shkarkua prej opozitës, dhe e caktuan që e shkarkoi Rama, vetë opozitarët caktuan që dhe Erioni ka probleme me Ramën, meqë u shfaq bashkë me Xhafajn.
Tani të shkretët demokratë nuk dinë kë të besojnë, Lulzim Bashën që thotë se Fatmir Xhafajn e shkarkoi Basha, apo gjithë PD-në dhe Doktorin, që thonë se e shkarkoi Rama, për dhjetëra arsye të tjera.
Nga ana tjetër, nuk dinë kë të besojnë, akuzën që Erion Veliaj është beniamin i Ramës, apo këtë që është disident i Ramës.
Të vizatuarit e socialistëve si një parti me shumë ngjyra, me shumë zëra, me shumë individualitete dhe debate, dhe mbi të gjitha si shumë patriote, është një vizatim shumë i bukur, por në fakt i gënjeshtërt.
Zakonisht gënjeshtrat e bukura i thonë ata që duan t’i mbrojnë socialistët, por ky është rast ekstrem, që socialistët duan t’i bëjnë të duken të bukur, kundërshtarët e tyre.
Me sa duket, kultura monokromatike e PD, ku disidenca është krim, dhe debati i ndaluar, u duket si një armë efikase për ta eksportuar dhe tek kundërshtarët e tyre.
Kjo është një përpjekje për të zbukuruar me zor socialistët, për t’i bërë ata të duken një parti shumë Perëndimore dhe të hapur, çka në të vërtetë nuk janë.
Por kanë fatin që kanë kundërshtarë idiotë, që duan t’i bëjnë me zor të tillë.
Bukur ,Mero Baze.
PD,nuk di nga te shkoje.E ka humbur drejtimin.Eshte e hardallosur.
I duhet patjeter qe te perdorin elektroshok per sejcilin.Mbase vijne ne terezi.
Gje tjeter nuk I ben atyre derman.
Mbajeni mend.Do te vije nje dite qe edhe gomarit do Ti “rrefehen” per trimerite e tyre
Si te fatbardh pikaloshit.
Te shkrete ku jane katandisur,ne shtratin e babaleve.
undefined
O Mero nepermjet shkrimit tend ju them cocjalistave qe po te me degjojne mua veprojne keshtu : Ti pytin, çfare kerkoni nga ne si qeveri e parlament ? -ata do te thojne me denu Dakon Sejdiun Tahirin Xhafajn Ballen etj , ju me u thene po hajdeni ne parlament e ti votojme atehere ata kane me thane qe jo nuk votojme dhe prej natit jush nuk do ti denojme pra ato janr te prirur qe te bejne vetem kunder jush sepse nuk kane asnje opsion tjeter vetem te kundershtojne çdo gje qe propozoni e vendosni ju . Prandaj ne te ardhmen veproni keshtu dhe do ta shihni sa lehye do ta kini per te punuar dhe per ti tallur ato , pra gjithmon kerkoni te kunderten e asaj qe duhet te bani dhe do te dilni tek ajo qe duhet dhe ata do te votojne e kedhtu r keni me lehte te nxirrni kujin me to e te punoni pa u çare koken .
Kjo PD duhej nxjerre jashte ligjit prej kohesh qe ne 1997. Por te vetequajturit progresiste me ne krye Nanon e mbajten Saliun si gogol per te qendruar vete sa me gjate ne pushtet. Dhe ne fund ja dhane pushtetin ne tavoline PD kesaj partie antishqiptare.
Se ska opozite, prandaj tallin menderen Rama dhe kompani me ate popull. Cdo gje mund ti quash, vetem socialiste nuk jane keta legena. Madje cdo veprim qe bejne te ngjan me shume me veprimet e Musolinit se edhe ky ne fillesat e veta per social-demokrat e mbante veten.
Je bo gazetar kafenee o Mero ata qe shkruan as ti vete nuk i kupton he beson.