Shkenca zgjidh misterin 100-vjeçar të tensionit të gjakut

31 Tetor 2018, 17:33Sociale TEMA

Refleksi baroreceptor është një fenomen që për vite të tëra i ka bërë kuriozë edhe vetë mjekët.

Ky refleks kontrollohet nga neurone të specializuara që reagojnë në fraksion sekonde për të mbajtur presionin e gjakut në nivelin e duhur.

Për shembull, kur ngrihemi në këmbë, presioni i gjakut bie menjëherë.

Por ne nuk na bie të fikët pikërisht falë baroreceptorëve, të cilët “urdhërojnë” zemrën të rrisë numrin e rrahjeve dhe të pompojë më shumë gjak drejt trurit.

Një studim i ri i publikuar në “Scripps Research” ka zbuluar dy proteina që ndiejnë presionin e gjakut dhe ndihmojnë në kontrollin e refleksit të baroreceptorëve.

Studimi është i pari i këtij lloji që zbulon saktësisht se si sensi i ndryshimit të presionit punon në rastin e këtyre qelizave.

Dy këto proteina PIEZO1 dhe PIEZO2 janë përgjegjëse për ndjesinë e presionit në mushkëri dhe lloje të ndryshme dhimbjesh. PIEZO1 ndihmon gjithashtu që qelizat e kuqe të gjakut të mbajnë formën e tyre.

Shkencëtarët mendojnë se PIEZO 1 dhe 2 mund të përdoren për qëllime terapeutike për të trajtuar hipertensionin që u reziston trajtimeve të tjera. (TemA TV)

4 komente në “Shkenca zgjidh misterin 100-vjeçar të tensionit të gjakut”

  1. . says:

    … Shkenca ka me dekata te terra qe jep lloj-lloj informacionesh … por per popullaten rendesi ka kur te prekin me dore apo te marin ate qe thone keta shkencetare qe vepron vertete te mire per shendetin ….

    Llafe te tilla kemi me dekata te terra qe degjojme, por ende asgje, ashtu si eshte folur e sterfolur per “gjoja” u zbulua si te luftojme KANCERIN, kur nderkohe kjo po shfarros me mijra cdo dite …

    Pra mos n’a tegoni keto gjera per te cilen keta qe na flasin marin leke te “majme” studimi dhe kur ne kete sistem Demokratik po shtohet me rritme te shpejta VARFERIA dhe PASURI me rruge te pista korruptive apo DRODGE …

  2. tana says:

    asgje nuk mora vesh nga kjo qe lexova

    1. do kesh lan pa uj gamorin hahaha

  3. Ali babushi says:

    Cfare Kane zbuluar shkencetaret,? semundje, semundje, semundje……vetem semundje! Cfare prodhojne,? Vaksina, ilace, ilace, ilace pa fund.
    cfare te mire sjellin? Vdekjen e njerezve. Para e madhe per zbulimet gjoja shkencoe, para e madhe per vaksinat ,para e madhe per vitamin at, para e madhe per ilacet, para qe dalin nga populli.perfundimi: emertime te reja semundjesh, vdekje ne mosha te reja, operacione pa fund, plastike dhe nderhyrje kirurgjikale te kota, inxheksione pa asnji vlere, zgjatim I zinxhirit koruptiv, vdekje te sterholluara me ilace me veprim te ngadalte, kjo eshte shkenca, keto Jane arkitektet, keto Jane shkencetaret ,kjo eshte paraja sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje