Të dëbuar për në Shqipëri gjatë fundjavës së kaluar, me vendimin e kryebashkiakut të Pyrénées-Orientales, i cili e realizoi vendimin gjyqësor, familja shqiptare e Amarildës vazhdon të marrë mbështetje nga banorët francezë në nivel lokal, shkruajnë mediat franceze.
Kryetarja e Lëvizjes kundër racizmit dhe për miqësinë mes popujve (MRAP), Maryse Martinez, ka shprehur vendosmërinë e saj se historia e kësaj familje nuk ka përfunduar.
“Unë jam e sigurt se ne do ta rishohim sërish Amarildën dhe familjen e Mitaj. Lufta kundër papërmbajtshmërisë, kundër pandershmërisë, kundër keqardhjes do të vazhdojë! Barbarizmi nuk mund të fitojë asnjëherë!
Dhe Amarilda do të bëhet ashtu siç dëshiron ajo, sepse ajo është e shkëlqyer, ajo do të jetë një profesoreshë e shkëlqyeshme e matematikës”, transmeton më tej Albinfo.ch.
Duke konfirmuar se ajo kishte biseduar me vajzën e re në telefon, ajo pranoi se “familja shqiptare kishte mbërritur në Tiranë pasditen e së enjtes”. “Ata ishin të gjithë shumë të tronditur, të dëshpëruar nga sjellja aq çnjerëzore. Ne gjithashtu jemi të prekur, çfarë barbarizmi!
Kryebashkiaku i Pyrénées-Orientales ka një detyrë, me pushtetin e tij, të vendosë për të lejuar familjen që të jetojë në Francë, në vend se të kthejë ate në një vend tepër të rrezikshëm, për rtë cilin të gjithë jemi njoftuar.
Por, si mund ta arrijmë këtë? Ai zgjodhi ta kthejë familjen në një rrezik ekstrem, një familje si e imja, si tuajat, një familje që mund të sjellë pasuri në Francë, si shumë refugjatë të tjerë, pa të cilën ne nuk do të ishim ata që jemi”, ka përfunduar Martinez, informon Albinfo.ch.
FRANCEZET DUHET TE REVOLTOHEN , JO PER DEIMIN E KESAJ FAMILJE ,POR PER KEQTRAJTIMIN E DISA TE RINJVE SHQIPETAR ,QE KANE GJETUR VDEKJEN NE ATE SHTET DHE JO PARAJSEN .
Lexoni c’fare thote ne artikull perkrahesi i kesaj familje ( shqiperia vend me rrezik ekstrem). Nuk ka faj se u leshuan shqiptaret per te kerkuar azil ne France duke shpifur 1 mije e nje te zeza per vendin e tyre vetem per te pasur nje shans per azil. I kane bere tere shqiptareve nje dem kolektiv te pa llogarritshem. Ne 3 vjet imazhi i shqiperise ne France u shkaterrua plotesisht. Sado e zonja te jete kjo familje dhe te tjera individalisht nuk kane te drejte te thote shpifje per vendin e vet se demton te tere.
A e dini se francezet nuk perdorin bide ne banjo??As ne shtepi e as ne hotele nuk kane bide ne banjo.Imagjinoni cfare higjene qe kane.Dola pak nga tema,po me ka bere pershtypje kjo gje.
Hajde moj kthehu ne Shqiperi se na nxit faqet atje duke shpifur lloj lloj mashtrimesh per vendit tuaj per te marre ca dokumenta te qelbura.Turp tju vije.