Vitet e fundit, Korça ka fituar gjithnjë e më shumë reputacionin e qytetit nga ku emigrojnë më shumë shtetas shqiptar në SHBA duke fituar lotarinë amerikane.
Edhe ky muaj tetor pati shumë të interesuar, madje një fenomen që u vu re ishte se nga Korça zgjodhën të aplikonin edhe vizitorë nga qytetet e tjera të Shqipërisë, me shpresën se nga ky qytet kanë një mundësi më tepër për t’u përzgjedhur si fitues.
Fotografia e aplikimit është specifike dhe çon në skualifikim të menjëhershëm nëse nuk ka standardin e kërkuar, ndaj muaji i lotarisë sjell më shumë klientë në studiot fotografike.
Vetëm në një studio të tillë gjatë muajit tetor në korcë numëroheshin të paktën 100 aplikime në ditë.
Gjatë 2017-s më shumë se 22.4 milionë njerëz aplikuan në të gjithë botën në programin e vizave amerikane, i cili jep rreth 50 mijë Green Cards, apo leje qëndrimi të përhershme nëpërmjet një sistemi lotarie. Shqipëria arriti numrin rekord mes vendeve të Europës me 367 mijë aplikime.
Aahaahaha, ku do shkoni o te mjere.
Po lereni ameriken se do I bini kokes me grushta.
Amerika nuk eshte me vendi I preferuar.
Shikoni te punoni ne vendin tuaj. Amerika do ua marri shpirtin e do ju lere gjysem njerez
,,ikni ,,! amerika eshte vend i mire per njerez te zgjuar si shqiptaret ..! por edhe shqiperia shume i pershtateshem per amerikanet , te cilet mesa shoh , “ja kane vene syrin “..!