5 ditë nga mbyllja e aplikimeve për Lotarinë Amerikane, ambasada njoftim të rëndësishëm për mesazhin gabim

1 Nëntor 2018, 09:16Sociale TEMA

Teksa na ndajnë vetëm 5 ditë nga mbyllja e aplikimeve, Ambasada Amerikane në Tirane jep sot një tjetër njoftim të- rëndesishëm.

Përmes një positimi në rrjetet sociale, ambasada shkruan: 

“Departamenti i Shtetit është në dijeni që disa aplikantëve u shfaqet një mesazh gabimi kur përpiqen të kryejnë aplikimin për t’u regjistruar për Programin e Lotarisë DV-2020 ose për të kontrolluar statusin e tyre.

Zyrtarët aktualisht po punojnë për të rregulluar këtë çështje. Nëse hasni një problem gjatë procesit të aplikimit për Lotarinë, lutemi provojeni më vonë. #pyetanen“, nënvizon ambasada. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje