Vrasja në Bularat, ish-ministri i Jashtëm grek: Ça desh ai (Kaçifas) të shkonte nga Greqia dhe të vendoste flamuj aty? Kushdo që ka armë në dorë duhet të qëllohet, nuk jam pro faqezinjve

1 Nëntor 2018, 10:02Kronika TEMA
Vrasja në Bularat, ish-ministri i Jashtëm grek: Ça desh ai

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë Theodoros Pangalos ka dalë në krah të policisë shqiptare për rastin e Kostandino Kaçifas, që u vra më 28 tetor në fshatin Bularat nga forcat speciale RENEA.

Në një intervistë për televizionin e Athinës “Skai”, ish-ministri grek u shpreh se kushdo që qëllon policinë, duhet të vritet.

Dhe për këtë solli shembullin e policive të vendeve skandinave dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kishte armë apo jo? Unë jam i mendimit se kushdo që mban armë duhet të vritet nga policia, siç ndodh në SHBA dhe në vendet skandinave”, tha Pangalos.

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë rrëzoi gjithashtu pretendimet se 35-vjeçari Kaçifas u provokua nga policia për flamurin grek.

Kjo pistë nuk është e vërtetë, u shpreh Pangalos.

Ai tha se në fshatin Bularat ka parë fotografi të flamujve grekë të vendosur edhe në festën kombëtare të Greqisë më 25 mars, aq sa ish-ministri thotë se është e tepruar.

Ky djalë shkoi që të vendoste flamujt grekë. Por unë kam parë fotografi në internet të Bularatit edhe më 25 mars dhe rrugët kanë qenë plot me flamuj grekë deri në neveri”, theksoi ish-ministri Pangalos.

“Nuk bëhet politik e jashtme me kush është më i fortë, kush bërtet më shumë.

Me një ekonomi të shkatërruar nuk mund ta themi këtë.

Greqia duhet të zgjidhë problemet e saj me aleanca me fqinjët e saj.

Unë pashë në fotografitë të publikuara se kishte flamuj kudo në fshatra, nuk e kuptoj ketë që thonë se nuk e lejuan të vendosi flamur.

 Nuk e kuptoj se ca deshti ai (Katsifas) të shkonte nga Greqia të vendoste flamuj aty? Nuk kishte kush ta bënte aty?

Une besoj se kushdo ka arme ne dore duhet te qellohet.

Une nuk jam pro faqezinjve kur hedhin molotov apo sulmojne policine. Nese jeni ju, …”, shprehet ish- ministri.

Kostandino Kaçifas u vra nga forcat speciale RENEA në fshatin Bularat të Gjirokastrës më 28 Tetor, pasi qëlloi me armë dhe nuk pranoi të dorëzohej.(TemA)

30 komente në “Vrasja në Bularat, ish-ministri i Jashtëm grek: Ça desh ai (Kaçifas) të shkonte nga Greqia dhe të vendoste flamuj aty? Kushdo që ka armë në dorë duhet të qëllohet, nuk jam pro faqezinjve”

  1. Mo says:

    Njeri me logjike te shendoshe

    1. Mbreti says:

      Te nderuar Shqiptar ( perfshi edhe 4 Milion Arvanitasit e Grekakes) per Kostandin Kacifan behet fjal per mje vllavrasje, shikoni fytyren e Kacifa Kostandinit e pyesni ketu ne gjermani apo Zvicer si kush oerngjan ky njeri si Shqiptar apo si Grek, te gjith do thon po ky Shqiptar esht ore!!!! E vjen pyetja a nuk qe edhe ky rast i kacifes nje rast i perseritur i vllavrasjes, Greqia ka 4 Milion Shqiptar qe i thon vetes jemi Jevgje( Neogrek)! E un kur e pash Kostandin Kacifen mendova qe kan vrar nje Shqiptar!

    2. Janullatos arxidoglyftis says:

      AXIOS !

  2. Arjani says:

    Mblidhi edhe arvanitasit e tjere dhe cmontojeni ate vend jevgjish qe quhet ” greqi”

    Ju kane marr hisotrine o te jere Arvanitas.

    Jeni ju qe e keni krijuar ate vend bastard, jeni ju zoterit e tij, askush tjeter

  3. zaho says:

    Zoti Pangallos arvanit ne shpirt dhe ne mendje ,meriton respekt

  4. Duro says:

    njerez negativ ka nga te dyja anet. Neve na mjafton thjeshte fakti qe ministrja greke e kultures tha qe s’kishte asnje ulje flamiri!!! vetekuptohet qe nacionalistet po ashtu dhe ekstremistet e tjere keshtu do veprojne per te mbajzur pas nje pjese te popullsise per te sigurauar karriget ne parlament, JO per ndonje gje, por nuk kane c’te ofrojne tjeter!

  5. undefined says:

    Beni nje pune te mire ju arvanitas ngrihuni e merrini zvarŕe turqit jevgjit te Anadollit si dhe gabelt e Lindjes se Mesme qe kane zaptuar ate vend si Hiena grabitqare

    1. Duro says:

      undefined…..ke nevoje per shplarje truri!

      1. undefined says:

        A nuk vjen te ma rruash nje here dhe pastaj te ma shplash rrote kkk

        1. santana says:

          ne te vertet ju paskeni nevoj per mjek psikolog qenkeni i semure totalisht turp tete vije mendohu e komento mos ja fut si kau bollices i thuan tek neve

  6. kozmo says:

    PLEHRAT QE ERDHEN NGA TURQIA ,SOT QUHEN HELEN . TURP ,TE KALOJNE NE DOREN E FUNDIT ARVANITASIT ,TE ZOTET E ATIJ VENDI .

  7. Duro says:

    njerez negativ ka nga te dyja anet. Neve na mjafton thjeshte fakti qe ministrja greke e kultures tha qe s’kishte asnje ulje flamuri!!! vetekuptohet qe nacionalistet po ashtu dhe ekstremistet e tjere keshtu do veprojne per te mbatzur pas nje pjese te popullsise per te sigurauar karriget ne parlament, JO per ndonje gje, por nuk kane c’te ofrojne tjeter!

  8. Hahhahaha says:

    E sakt…cfare p…e semes kerkon ai legen ne token shqiptare me arme ne dore…fjalet e nje njeriu me logjike

  9. Arben says:

    Z.Teodoros ,kete shkrim dergoja ne vecanti kriminelit Sali Berisha dhe zagareve te tij .

  10. Jakupi says:

    Arvanitas, ju jeni ata qe krijuat ” greqine” ne 1831.

    Ajo lufte e 1821 ishte ” revolucion ortodoks” dhe ishte me shuem nje lufte civile midis shqiptareve, midis Arvanitasve dhe mercenareve apo osmano-shqiptareve te derguar nga perandoria osmane me urdher apo pagese.

    Vllehet, sllavet e asimiluar, dhe jevgjit e azise qe erdhen ne 1923 ju kane marre dhe vjedhur historine.

    Fajin kryesore e ka shteti shqiptar qe as nuk ka haour nje muzeum per Arvanitasit, dhe as nuk eshte marr me organizmin tuaj

  11. Vladimir says:

    Per Arjani.
    I thua ketij Burrit te mbledhi arvanitasit dhe ta çmontojne ate vend.
    Druaj se nuk e ke kuptuar mire. Per kete burreshtetas europian Greqia eshte atdheu i tij i shenjte e i pazevendesueshem, por ai flet me kete gjuhe te prere qe ta kuptojne kokedrunjte. Si nje Burre i madh qe e do fort Greqine, ai nuk druhet nga kerkush per te thene te verteten.
    Merret vesh qe nje pike gjaku e ka edhe nga yni, por ai eshte shume objektiv dhe gjykon si pleqte tane dikur, me mendje te ftohte e me kembe ne toke.
    Te isha i madh do ta ftoja kohe pas kohe te hidhte nje sy e te na jepte ndonje keshille edhe per keto hallet tona.
    Flm Pangallos!

  12. Ergys says:

    Zgjohuni o arvanias.Boll ndenjet me syte mbyllur duke pare “endrren e Greqise helene” nga jevgjitet e Azise se vogel.

  13. Lexusi says:

    Respekte per ish ministrin grek Pangalos, intelektual me gjykim te shendosh , krimi nuk ka atdhe , nje njeri qe qellon policin me arm duhet te vritet , se ne te kundert vihet ne diskutim egzistenca e ligjit dhe shtetit.

  14. Lexusi says:

    Respekte per ish ministrin grek Pangalos, intelektual me gjykim te shendosh , krimi nuk ka atdhe , nje njeri qe qellon policin me arm duhet te vritet , se ne te kundert , vihet ne diskutim egzistenca e ligjit dhe shtetit.

  15. dino says:

    Greqia duam apo s’duam ne eshte shtet dinjitoz sepse e ngre zerin dhe te kerkon llogari deri ne 1 edhe me pa te drejte ndersa shteti shqiptar esillet si Republike bananesh.
    Sa shqiptare jane vrare e prere ne Greqi por shteti shqiptar eshte inegzistent kur vjen puna te mbroje te drejtat e nje shqiptari jashte kufijve te Republikes. Me beri shum pershtypje qe Kryeministri Edi Rama e komentoi rastin e vrasjes se Konstandinit si nje falje me tone te zbutura deri ne perulesi duke perdorur edhe terma grek si “i fandaksur skur po i kerkonte meshire Greqise kur ne cdo vend te botes policia do ta kishte vrare si terrorist pa asnje medyshje,
    Fatkeqesiosht sindroma e inferioritetit nuk i ndahet shqiptarit brez pas brezi,
    Shqiptaret behen patriote vetem ne internet .Por vetem kaq. Ketu mbaron !
    Ne duhet ta pranojme qe nuk kemi ndergjegje kombetare ashtu si Greket.
    Sa shqiptare urojne njeri-tjetrin per festen kombetare te pavaresise ?
    Shumkush e kalon pa u kujtuar fare por festen e Hallowinit nuk e harron.
    Greku edhe ne Zelanden e Re i ve femijes emer grek ndersa shqiptaret i ven femijes emrin sipas vendit ku jetojne.
    A nuk tregon kjo nje mungese te ndergjegjes kombetare,
    Ne te gjithe vijen kufitare me Greqine nuk ka asnje poste ushtarake keshtu qe mund te hyj e dal cilido per qejf ndersa Greqia e ruan kufirin e saj ne menyre perfekte sepse e duan me shum atdheun e tyre,
    Greqia edhe ne pikun e krizes financiare nuk ja nderpreu per asnje moment pensionin minoritareve ndersa Shqiperia nuk u paguan pension as familjeve te deshmoreve te vrare nga greku e jo me ti paguaj pension nje shqiptari jashte kufijve,
    E perse Konstandini te mos kishte dashuri per flamurin qe i jep dinjitet, krenari dhe i ngop barkun se sa per flamurin prodhim kinez qe nuk e sheh asgjekundi ne Shqiperi. Edhe kur e sheh shpeshhere nuk e dallon dot sepse ja ke zen frymen ai Amerikan dhe ai i BE.
    Prandaj shqiptaret e mi patriote euforike ka ardhur koha qe te ndryshojme ne fillim nga vetja e pastaj te kerkojme llogari grekeve pse e duan atdheun e tyre me shume se tonin.

    1. @@@@ says:

      Nuk eshte pune “dashurie” eshte pune llogjike pall…..a po s’ja pret thellohu me tej dhe llogjikoje per cfare behet fjale pastaj shkruaj

      1. dino says:

        Po ore pall po, pune dashurie eshte sepse aty fillon atdheu e jo nga denglat ne kompiuter sepse ti dhe shqiptaret si ty per nje llotari amerikane ta shet shtepine me gjithe atdheun po ik pirdhu andej mos na bej si patriot k… se e di un sa patriote jane shqiptaret i kam pare.

      2. dino says:

        Qenke vete moderarori prandaj se ke postuar pergjigjen time skuth.

  16. Labi montreal says:

    Sa mire,
    Gjithnje kam menduar:
    Nuk jane njelloj te gjithe greket, ka edhe atje burra te aresyshem qe u vjen turp nga shovinizmi.

    1. undefined says:

      Pangallos , nje burre i zgjuar ! Shpiragu .

  17. Arber Iliri says:

    Qendrim realist dhe i ndershem.Respekte Pangallos.

  18. mirel says:

    O popull cyryk. Pangalos nuk eshte me pak shovinist nga Agimi i Arte. Pangalos i ben thirrije grekerve te kujtohen qe alvanoset idiote te Agimit te Arte po i prishin pune mareveshjeve greko shqiptare.
    Nuk i ka paguar fondet sekrete kot qeveria greke, qe tja hedhi ne ere nje fshatar akvanos minorikar nga Bularati.
    Marrja e Vorio Epirit behet me flamuj, jo me lufte. Pasta me mareveshje..
    Gradualisht, gradualisht
    Durim vre minorikare, durim.
    Ky eshte mesazhi i Pangallos

  19. aleko says:

    Shqipetaret ne shumice as ua ngreh fare per kombin apo atdheun..Kane moral dhe vetdije kombetare te ulet… nese do ishte e kunderta nuk do te braktisnin atdheun me shume se gjysma e popullsise se vendit ne te kater anet e botes pa arsye serjoze ,lufte a dicka tjeter…Parrulla etyre per kete ikje massive eshte;”Nuk ka te arthme per femijet e mi ne shqiperi” sikur atje ku do shkojne ne kane siguruar te arthemen e femijes…Genjejne veten..Dje lexova ne shtyp qe mbi 50 perqind e mjekeve ne shqiperi me paga te larta duan te ikin nga vendi per arsye qeshareke, ..%0 perqind e popullsise ne qytete do te largohet jo vec te varferit por dhe ata qe jane mire ekonomikisht.Duket se po mvazhdoi keshtu per 20 ma m30 vite shqiperi do mbrije popullsine qe kishte ne Kohen e zogut e cila ishte sa popuul ka Tirana sot…Ahere ku eshte dashuria per atdheun ketu qe rrahim gjoksin?///

    1. lelegu says:

      Shume e vertete. Shqiptaret kane nje vetedije tmerresisht te ulet kombetare dhe te gjithe i duan gjerat gati ne vendin e huaj.

  20. aleko says:

    Shqipetaret ne shumice as ua ngreh fare per kombin apo atdheun..Kane moral dhe vetdije kombetare te ulet… nese do ishte e kunderta nuk do te braktisnin atdheun me shume se gjysma e popullsise se vendit ne te kater anet e botes pa arsye serjoze ,lufte a dicka tjeter…Parrulla etyre per kete ikje massive eshte;”Nuk ka te arthme per femijet e mi ne shqiperi” sikur atje ku do shkojne ne kane siguruar te arthemen e femijes…Genjejne veten..Dje lexova ne shtyp qe mbi 50 perqind e mjekeve ne shqiperi me paga te larta duan te ikin nga vendi per arsye qeshareke, ..50 perqind e popullsise ne qytete do te largohet jo vec te varferit por dhe ata qe jane mire ekonomikisht.Duket se po mvazhdoi keshtu per 20 ma m30 vite shqiperi do mbrije popullsine qe kishte ne Kohen e zogut e cila ishte sa popuul ka Tirana sot…Ahere ku eshte dashuria per atdheun ketu qe rrahim gjoksin?///

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje