Po ndodh ndarja më serioze e krishtërimit që nga "Skizma e Madhe"

2 Nëntor 2018, 09:12Bota TEMA

Përpjekjet e Rusisë për të mbajtur Ukrainën nën zgjedhën e saj, nxitën një revolucion në vitin 2014, dhe më vonë një luftë që ka shkaktuar deri tani më shumë se 10 mijë të vdekur.

Ajo nxiti gjithashtu në fillim të kësaj jave, atë që mund të jetë një nga ndarjet më serioze në të ashtuquajturin Krishtërim, që nga Skizma e Madhe midis Romës dhe Konstandinopojës në vitin 1054, dhe Reformës Protestante 500 vjet më parë.

Kjo krizë e re, ka rrënjë të thella historike, dhe mund të diktojë lidhjet fetare dhe shekullare midis shumë vendeve, për vitet që do të vijnë – shkruan New York Times.

Ja çfarë ndodhi:Kisha e Rusisë njoftoi këtë javë, se po ndërpriste lidhjet e saj me Patriarkanën Ekumenike të Konstandinopojës, e cila mban lidershipin e botës ortodokse, dhe që ka vendosur t’i japë autonominë Kishën Ortodokse të Ukrainës.

Ky vendim, rrjedh drejtpërsëdrejti nga aneksimi i Krimesë nga Moska, dhe mbështetja e kësaj të fundit për rebelët separatistë në Ukrainën Lindore, megjithëse ukrainasit kishin kohë që ishin të pakënaqur nga fakti që kisha e tyre kishte mbetur nën vartësinë e Rusisë që nga viti i largët 1686.

Këtë vit, presidenti i tyre, parlamenti dhe udhëheqësit fetarë i bënë thirrje udhëheqësit të Patriarkanës së Kostandinopojës, Bartolomeut, që t’i japë pavarësinë kishës së tyre.

Këto zhvillime, do të kenë një ndikim serioz brenda Ukrainës. Popullsia e saj kryesisht ortodokse, ndahet midis 3 kishave kryesore. Kisha Ortodokse e sapo-pavarësuar e Patriarkanës së Kievit do të fitonte ndikim, dhe me shumë gjasa do të kërkonte të merrte në pronësi kishat dhe pronat e tjera nga kisha nën juridiksionin e Moskës, e cila deri më tani ishte më e madhja në Ukrainë, dhe e vetmja e njohur nga kishat e tjera.

Kjo do të rrisë më tej tensionet, në marrëdhëniet midis Ukrainës dhe Rusisë. Gjithashtu, prishja e marrëdhënieve midis Moskës dhe Patriarkatit Ekumenik, mund ta dobësojë këtë të fundit,  nëse kishat e tjera ortodokse marrin anën e Rusisë, duke e kundërshtuar udhëheqjen e Konstandinopojës.

Valët goditëse, do të ndikojnë në marrëdhëniet midis kishave, që e gjejnë veten në të dyja anët e ndarjes, duke i detyruar gjithashtu ato të shkëpusin lidhjet. Kishat e Polonisë, Serbisë dhe Antiokisë (Siri), janë rreshtuar tashmë në anën e Rusisë. Edhe Kisha e Greqisë mund të tronditet, pasi një numër klerikësh grekë mund të mbështesin Moskën kundër Bartolomeut.

Pretendimet ruse për udhëheqjen e të krishterëve ortodoksë, kanë tërhequr shumë njerëz që kur Konstandinopoja ra në duart e turqve otomanë më 1453, dhe patriarkët iu nënshtruan sulltanëve myslimanë.

Greqia dhe Rusia, miq tradicionalë mes tyre, tashmë e shohin veten në një mosmarrëveshje në nivelin politik, ndërsa Athina i ka dëbuar diplomatët rusë në korrik pasi Moska tentoi të ndikojë opinionin publik kundër një marrëveshjeje me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, sipas së cilës fqinji i vogël i Greqisë do të quhet Maqedonia Veriore.

Kisha Ortodokse Maqedone, e cila u shkëput nga Kisha e Serbisë në vitin 1967, dhe nuk është pjesëtare e asnjë bashkësie, i ka bërë thirrje Konstandinopojës ta njohë statusin e saj të pavarur si Kryepeshkopata e Ohrit.

Rezultati i kësaj kërkese, mund të varet nga ratifikimi ose jo i marrëveshjës midis Greqisë dhe Maqedonisë, në lidhje me emrin.

Kjo nga ana tjetër, mund t’i ndërlikojë gjërat më tej me Rusinë, dhe kishat e tjera kundër autonomisë së Ohrit. Ashtu si në shumicën e skizmave në historinë e krishtërimit, kjo është e diktuar më shumë nga realpolitika dhe interesat kombëtare, se sa nga dogma.

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko, e përshëndeti shpalljen e vendimit të Patriarkanës Ekumenike më 11 tetor, përmes një fjalimi me tone luftarake.

“Ky shënon rënien e kërkesës shekullore të Moskës për dominimin global, si një Romë e Tretë. Pavarësia e kishës sonë, është pjesë e politikave pro-evropiane dhe pro-ukrainase, që kemi ndjekur vazhdimisht”- tha ai.

Më 12 tetor, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se vendimi i Patriarkanës Ekumenike ishte një “provokim” i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Marrë me shkurtime nga “The New York Times”

7 komente në “Po ndodh ndarja më serioze e krishtërimit që nga “Skizma e Madhe””

  1. fabi says:

    Na plasi jari! Kokat hengshin muzhiket!

    1. toni says:

      Jemi ne shek.XXII feja duhet te ishte zhdukur me koh nga faqja e dheut!

  2. Moderni says:

    Fjala skizme nuk ekziston ne shqip. Perkthyesi ishte i pazoti ta shqiperoj nga schism ne ndarje. Perpiquni mos te perhapni injorance dreqi ta haj. Gazetaria bazohet mbi njohjen e gjuhes.

  3. Illyria-Shqiperia says:

    Kisha Bjelloruse, e cila eshte ne varesi te asaj ruse, dhe jo Polake, per saktesim.

  4. undefined says:

    Kujt po i rruhet….dava Dogma jevgjitesh nga Liindja e Mesme

  5. Kisha Autoqefale e Nolit says:

    Nëse na ndihmon që të shkulim kancerin grek që ka marrë peng kishën tonë autoqefale, atëherë në të sëmës Bartolomeu! Duhet të bëjmë politikë sipas interesave tona, duke shfrytëzuar mundësitë që ofron historia me Moskën, për aq sa na duhet.
    Është diçka në interes të dy palëve, pa qenë nevoja të jemi miq.
    Bartolomeu dhe horri i tij Janullatos, u diskretituan që kur rrëmbyen në mënyrë rrugaçërore fronin e një institucjoni që nuk ju takonte, duke poshtëruar shqiptarët dhe duke i detyruar t’a besojnë Zotin vetëm përmes horrash të kompromentuar grekë. Rroli i kishës së Janullës si degë e shërbimeve sekrete dhe ministrisë së jashtme greke, është shumë diskretitues për një institucjon shqiptar. Ndërsa përlyerjet e kishës së Janullatosit me jashtëqitjet e fashizmit grek, duke u shtyrë deri aty sa të shqynte varre shqiptare për të ushqyer monstrën e voriepirit, denoncuan një organizatë mafioze dhe kriminale, që nuk ka asgjë të përbashkët me Zotin.
    Në fund të fundit, kisha ruse është kisha ortodokse më e fuqishme dhe më e madhe e gjithë globit. Largimi i Rusisë, Serbisë, Bullgarisë, Rumanisë, Maqedonisë, Shqipërisë, duket se nuk do t’i lërë gjë tjetër Bartolomeut, veçse të pastrojë shkallët e Kostandinopojës .

  6. Bogonica says:

    Ja qe dhe feja i sherbeka politikes,eshte pjese e saj.as qe mund te mendohet jashte politikes.Kete koment e kam per ata qe bien permbys per Kuranin dhe per ate te tjeret,si ai qe komenton ketu ne Tema “… askush nuk urrehet…. “qe ka marre flamurin e hiresise se tij Janullatos dhe kur i permend ate njesoj sikur e ke share nga nena.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje