Përplasja, Mattarella bën thirrje për dialog konstruktiv Itali-BE

1 Nëntor 2018, 14:59Bota TEMA

Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella i kërkoi Brukselit dhe Romës të bëjnë një dialogun konstruktiv lidhur me mosmarrëveshjet mes Italisë dhe Bashkimit Europian mbi planet e propozuara buxhetore, raporton ata.

Mattarella tha se ishte detyra e tij që t’i kërkonte qeverisë të bashkëpunonte me institucionet europiane, në një letër të shkruar për kryeministrin italian, Giuseppe Conte.

Mattarella gjithashtu theksoi se lejoi planin e buxhetit të shkonte në parlament për një votim, sipas detyrës së tij kushtetuese, ku i bënte thirrje qeverisë që të mbronte interesat themelore të italianëve.

Roma është nën presionin e Bashkimit Europian, pas një vendimi për rritjen e deficitit të qeverisë, në atë që Brukseli sheh si një devijim të paprecedent nga rregullat e eurozonës.

1 komente në “Përplasja, Mattarella bën thirrje për dialog konstruktiv Itali-BE”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    a re mega Varoufaki,dicka dije ti qe u tregove evropianeve ”zgjidhjen evropiane”………….
    se kur greket krijuan DIMOKRATIA-n,paraardhesit tuaj kacavirreshin degeve per ndonje banone…………………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje