Putin refuzon ftesën e Zelenskyt: Nuk shoh arsye për takim tani

5 Qershor 2026, 22:50Bota TEMA
Putin refuzon ftesën e Zelenskyt: Nuk shoh arsye për takim tani

Presidenti rus, Vladimir Putin, reagoi pas ftesës së Zelenskuyt për tu takuar me homologun Ukrainas. Por shefi i Kremlinit deklaroi se “aktualisht nuk sheh asnjë arsye për të takuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Duke folur në forumin ekonomik vjetor ku disa nga biznesmenët më të pasur të Rusisë u ankuan për normat e larta të interesit dhe ngecjes ekonomike që rrjedh nga lufta, Putin tha se letra e Zelenskyt nuk dukej si një ofertë e sinqertë për të zhvilluar bisedime.

“Kjo letër përmban disa vërejtje mjaft të pahijshme. A ishte një mënyrë për të krijuar kushtet për një takim ballë për ballë apo një mënyrë për të mos caktuar një takim ballë për ballë? Mendoj se ishte e dyta”.

I pyetur nëse do të takohej me Zelenskyn, të cilin presidenti rus ishte i kujdesshëm të mos ia përmendte emrin, por ta quante vetëm si “autori i letrës”, Putini reagoi i prerë:

“Nuk e shoh qëllimin e takimit; e vetmja pikë është që pala ukrainase të ndalojë përparimin e forcave tona të armatosura. Por ne kemi nevojë për marrëveshje – jo për gjashtë muaj, jo për tre muaj, por për një afatgjatë. Le të fillojnë ekspertët të punojnë dhe të dalin me disa zgjidhje. Pas kësaj, mund të takohemi…”.

Presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky, publikoi një letër të hapur duke propozuar që udhëheqësit të zhvillojnë bisedime sy më sy për të rënë dakord për t’i dhënë fund luftës që tani është në vitin e pestë.

Në letrën e tij, e cila iu dërgua vendeve të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Zelensky tha se shumica e rusëve ishin lodhur nga sulmet me raketa dhe dronë ukrainas, inflacioni i lartë dhe mungesa e karburantit, dhe se janë gati për paqe. Ai gjithashtu sugjeroi që vazhdimi i luftës mund të kërcënonte vetë pozicionin e Putinit, duke thënë se historia ka treguar se kur Rusia lodhej, vinte ndryshimi.

 

Lini një Përgjigje