Presidenti i Libanit akuzon Iranin: Po na përdor si mjet tregtie me SHBA-në

5 Qershor 2026, 21:30Bota TEMA
Presidenti i Libanit akuzon Iranin: Po na përdor si mjet tregtie me

Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, ka deklaruar se Irani po e përdor Libanin si “mjet tregtimi” në bisedimet e tij me Shtetet e Bashkuara.

Ai i bëri këto deklarata në një intervistë për CNN, pas marrëveshjes së re për armëpushim midis Izraelit dhe Libanit.

Aoun tha se “nuk është vendi juaj, është vendi ynë. Është detyrimi ynë. Nuk është puna juaj të ndërhyni në vendin tonë… Populli ynë po vritet, shtëpitë tona po shkatërrohen.”

Si qeveria libaneze ashtu edhe Izraeli mbështesin përpjekjet për çarmatimin e Hezbollahut dhe largimin e tij nga jugu i vendit.

Irani ka kundërshtuar këto thirrje dhe ka kërkuar që armëpushimi në Liban të lidhet me bisedimet e veta të paqes me SHBA-në.

Sipas Aoun, Korpusit i Gardës Revolucionare Islamike i Iranit ka kundërshtuar marrëveshjen e armëpushimit.

Aoun ka insistuar vazhdimisht që Libani të distancohet nga konfliktet rajonale dhe se vendimet për sovranitetin dhe sigurinë e vendit duhet të merren vetëm nga shteti libanez.

Gjithashtu,  raportohet se aktivistë anti-Hezbollah janë dënuar për nxitje të sulmeve izraelite.

2 Komente

  1. F
    Free Phoenicia from Arab colonizers

    Presidenti Joseph Aoun eshte FENIKAS (libanez kristian). Historikisht pjesa me e madh e libanezeve te sotem jane Fenikasit e lashte (Phoenicia), qe sot jane popullsia e krishtere dhe alevite ne Liban dhe ne Sirine bregdetare. Me shume mundesi fenikasit (phoeniket) do ringjallen ne histori. Fenikasit e lashte konsiderohen historikisht si nje fis i afert, per te mos thene i njejte, me hebrenjte e lashte. Po ashtu edhe Kartagjena e lashte ishte koloni Fenikase. Kartagjena dhe Luftrat Punike (romake - phoenike) jane shume te famshem ne histori! Te gjithe te krishteret ne Liban sot, pavaresisht se flasin arabisht (se jane te arabizuar) e quajne veten fenikas, e dine dhe e thone se nuk jane arabe. Ka shume mundesi qe zona Kristiane dhe zona Alevite e Sirise se sotme (zona bregdetare siriane e detit Mesdhe) te bashkohet me Libanin dhe te krijohet nje entitet Fenikas, ku madje te rilinde edhe gjuha e lashte fenikase, qe eshte nje dialekt i ngjashem me hebraishten dhe aramaishten.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Albania-Israel brotherhood

      Ta perseris, se perseritja eshte nena e dijes : Izraeli rifilloi shkaterrimin e mbeturinave te Hezbollahut dhe njekohesisht kerkon edhe ndihmen e Autoriteteve shteterore te Libanit, qe tashme te bashkepunojne per c'armatosjen e grupeve islamiste terroriste te Hezbollahut. Shteti dhe autoritetet libaneze kane filluar te forcohen dhe funksionojne, sidomos pas renies se pushtetit te Basar al Assad ne Siri dhe natyrisht me ndihmen amerikane. Fuqine drejtuese te shtetit po e marrin dalngadale ne dore kristianet e Libanit. Pritet bashkepunim efektiv i qeverise libaneze me Izraelin, me qellim eleminimin e krahut ushtarak terrorist te Hezbollahut. Ne pergjigje te kesaj ndihme te madhe qe Izraeli do i jape Libanit per clirimin e popullit libanez nga terroristet shiite te Hezbollahut, do pritet njohja zyrtare nga Libani e Shtetit te Izraelit!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje