Avionë ushtarakë rusë pranë hapësirës ajrore të Britanisë së Madhe

1 Nëntor 2018, 11:22Bota TEMA

Avionët luftarakë britanikë kanë interceptuar avionë ushtarak rus që fluturonte afër hapësirës ajrore në Mbretërinë e Bashkuar.

Ministri Britanik i Mbrojtjes konfirmoi se avionët luftarakë janë lëshuar të mërkurën, në përgjigje të incidentit.

Një zëdhënës tha:

“Avionët u ngritën si masë parandaluese kundër një inkursioni  të mundshëm në hapësirën ajrore të Britanisë nga një ose më shumë avionë të paidentifikuar.

Në asnjë moment nuk ka pasur rrezik hapësira ajrore e Britanisë së Madhe”

Britania në mënyrë rutinë monitoron avionët luftarakë rusë pranë hapësirës ajrore të Britanisë së Madhe dhe Forcat Ajrore Mbretërore kapën aeroplanët që fluturonin mbi Detin e Veriut muajin e kaluar, raporton Ora News.

Incidente të tilla ka pasur dhe me anije luftarake ruse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje