Projekti “Fruta të freskëta në shkollë”, Peleshi: Edukimi i të ushqyrit shëndetshëm dhe në ekuilibër që në shkolla

2 Nëntor 2018, 15:28Sociale TEMA
Projekti “Fruta të freskëta në shkollë”,

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me mbështetjen e organizatës “World Vision” nëpërmjet projektit “Fruta të freskëta në shkollë”,  kanë bërë të mundur që fëmijët e shkollave të ndryshme 9-vjeçare të konsumojnë të paktën dy herë në javë fruta të sezonit.

Projekti “Fruta të freskëta në shkollë”,  nisi me shkollën 9 vjeçare “24 Maji” në Vlorë, dhe që më pas do të marrë shtrirje në të gjithë vendin, synon në ndërgjegjësimin e fëmijëve të grupmoshave 7-15 vjeç, në konsumin e frutave të freskëta në jetën e tyre tyë përditshme.

“Ky projekt fillon sot në këtë shkollë, në fakt dhe në dy të tjera të qytetit të Vlorës, për të vazhduar pastaj mundësisht në gjithë Shqipërinë, fillon me kontributin e drejtëpërdrejtë të Ministrisë, të mbështetur nga World Vision. Ne prodhojmë, ne nuk bëjmë vetëm politika apo zhvillimi të bujqësisë, por dhe prodhojmë në fakt përmes qendrave tona të transferimit të teknologjive bujqësore, një prej tyre është në Vlorë, kemi 5 në gjithë Shqipërinë, prodhojmë dhe fruta të ndryshme, perime, bëjmë punën shkencore etj. Një pjesë të këtij prodhimi ne do ta vëmë në dispozicion të programit, që synon fruta për nxënësit në shkollë, të paktën 2 herë në javë, për gjatë sezonit, pra frutat e sezonit, natyrisht falas për të gjithë fëmijët.”- tha  Peleshi 

Më tej Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural deklaroi se siguria ushqimore duhet të jetë në qendër të vëmendjes të gjithëve dhe se ajo është shumë e rëndësishme veçanërisht për brezin e ri, nga i cili nis dhe edukimi për një jetë të shëndetshme dhe më rezultative.

“Duam të sjellim në vëmendjen e komunitetit gjithmonë e më shumë këto tematika, që në fakt kanë lidhje me të ardhmen e Shqipërisë. Sepse e ardhmja e Shqipërisë janë këta fëmijë. Këta janë ata që do ta trashëgojnë punën, që ne po bëjmë sot… Të jetë një brez që të edukohet me respektin për veten në rradhë të parë, për shëndetin, për shëndetin publik, për mendje të shëndetshme, për më shumë cilësi ushqimore, për më shumë siguri ushqimore.”

3 komente në “Projekti “Fruta të freskëta në shkollë”, Peleshi: Edukimi i të ushqyrit shëndetshëm dhe në ekuilibër që në shkolla”

  1. shteti duhet t’ja blej frutat fshatarit dhe shperndaje
    shkollave ,
    sidomos molle qe jane shume te domosdoshme per shendetin e njeriut .
    keshtu ka edhe Bota .

  2. IVONI says:

    .. ci keni keto karagjoslleqe o te urruar , qe po lini nam ..! kjo eshte puna e ministrit te bujqesise , te vihet ne rolin e bamiresit ..?!

  3. Vari lesht says:

    KY ESHT KLLUF I LINDUR,,,,NUK KOPJOHET RAMA ME MANDERINA O TOC,,,,,SE TY TE NGELI TOC TASHTI,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje