Historia e "Cenit të Shijakut", mjekut shqiptar që shëroi mbi 700.000 pacientë dhe u mjaftua vetëm me një "faleminderit"

1 Nëntor 2018, 17:12Sociale TEMA

Të gjithë shqiptarët i kanë njohur ose kanë dëgjuar për dy mjekët e famshëm popullorë, Cenin e Shijakut dhe Cenin e Tiranës.

“Ceni i Tiranës”, mjeku Pëllumb Bulku ai që trashëgoi zanatin e babait të tij (Cenit të Shijakut) ishte i ftuar disa kohë më parë në emisionin “Histori me Zhurmues” të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço, nga ku tregoi më tepër për humanizmin e të atit.

Babai im e filloi punën që në moshën 14-vjeçare me bagëti. 

Arriti ta perfeksionojë mirë profesionin në 2-3 vitet e para dhe menjëherë u hodh në shërbim të njerëzve. 

Këtë dhunti që e mori prej Zotit ai e përdori me sukses tek njerëzit, por me plagë nuk punoi asnjëherë. 

Shumë shpejt ai u bë i njohur në gjithë Shqipërinë. 

Ai mori emër sepse iu përkushtua me humanizëm kësaj pune. 

Ai punonte vetëm me fasho dhe karton, pa krijuar komplikacione. 

Klinikën e parë babai im e ndërtoi në shtëpi, ne kishim një dhomë në shtëpi që prisnim pacientët. 

Numri i pacientëve ka arritur deri në 120 në ditë.

Zanatin e tij nisa ta mësoj herët. 

Në moshën 14 vjeç e kam nisur edhe unë, po ashtu edhe vajza ime e ka nisur 14 vjeç. 

Unë isha ndihmës i babait dhe kisha punuar shumë me të. 

Më vinin shumë nxënës, në fillim për gjëra të vogla, por më vonë u perfeksionova edhe unë. 

Babai e kishte ëndërr që unë të vazhdoja shkollën për mjekësi dhe ashtu ndodhi, pasi mbarova të mesmen më çuan për mjekësi. 

Ai ishte njeri i betuar se nuk do të merrte shpërblime me lekë apo materiale, mjaftohej vetëm me fjalën faleminderit. 

Në duart e tij kanë kaluar mbi 700.000 pacientë. 

Në 60 vjet të punës së tij shtëpija jonë ka qenë gjithnjë e hapur. 

Tek babai im ka patur edhe pacientë të huaj. 

Pas vitit 90 iu dha “Titulli qytetar nderi” dhe më pas “Nderi i qytetit të Durrësit””, rrëfeu Pëllumb Bulku.

16 komente në “Historia e “Cenit të Shijakut”, mjekut shqiptar që shëroi mbi 700.000 pacientë dhe u mjaftua vetëm me një “faleminderit””

  1. ce says:

    Ky Pëllumbi paska rrjedhur me duket . Shifrat e tij jane zmadhuar 10 here. Me 700000 te plagosur ne dore apo kembe i bie qe ketu te jete zhvilluar lufta e trete botërore, apo lufta e Sirisë. Prandaj kujdes se dhe 70 mije jane shumë,,

  2. Selek says:

    Une do ti ngrija nje monument ketij njeriu punemadh e zhurmepak, mu ne mes te spitalit nene tereza.Ka ndihmuar gratij me mijra e mijra shqiptare nderkohe qe nene tereza e shenjte nuk ka ndihur asnje shqiptar edhe pse ishte vertete nje grua shqiptare me shpirt te madh.
    NGRIJINI MONUMENT DAJ CENIT TE SHIJAKUT NUK KA MJEK QE MUND TA MERITOJ KETE PROMEMORJE SA DAJ CENI

  3. une says:

    Profesor PULLUMBI te rrosh e ti i kalosh te 100 vjetet sepse ti edhe babai juaj jeni me te vertete human.Me keni sheruar njeren dore te thyer ne vitet 88 besoj dhe me e bukura as nuk e mbaj mend se cila dore ka qene edhe vetem me nje te faleminderit .Sot te rregullosh doren e thyer ketej nga jetoj une se nuk e di ne shqiperi tani duhet te besh operacion te fusin vida qe te ngelen per gjithe jeten edhe shenja e operacionit gjithashtu.Leriani trashegimi femijeve tuaj apo edhe njerezve tuaj qe ta ushtrojne kete profesion.Urime nge nje pacient i juaj mbas 30 vjeteve

  4. Renato says:

    Shpifje!
    700000÷70 vjet = 10000 vete ne vit
    Ska llogjik se eshte nje perqindje shume e larte vjetore per popullsine e vogel qe ka Shqiperia.
    I bie qe pjesa me e madhe e ketyre vullnetarisht dilnin para makines ose hidheshin nga katet e siperme te pallatit. Ne Shqiperi ka pas budallenj por jo kaq shume.
    Por si humor mbase dhe mund te pranohet.

  5. adhamudhi says:

    120 pacjente ne dite cfare i bente ky? Iu frynte njehere ne fytyre dhe ec tjetri se me shume nuk ke cfare t’ju besh ne aq kohe…

  6. epo kjo bela says:

    i dashur doktor, ju jemi shume, shume mirenjohes, shume faleminderit dhe ju urojme shendet dhe mbaresi dhe gjithe te mirat ne familje, jam shume dakort qe Bashkia apo qeveria te vleresoje dhe simbolikisht kujtimin e ketij humanizmi te pashoq qe te frymezoje breza ne vazhdim, jane vertet shenjtoret tane.

  7. lisi says:

    Xherah injorant ne sherbim te injoranteve.+

  8. robi says:

    ja ke fut kot o pellumb , pse e bere veten kaq qesharak, 700000 te plagosur ne dore dhe ne kembae nuk i ka pasur as lufta e dyte boterore, apo ketu eshte zhvilluar lufta e trete boterore, prandaj kujdes se e bere qeshak kte emision dhe po tregohen barceleta me emrin tend neper kafene o plako. ai numri 700000 duhet te zevendesohet me 17000 dhe bile perseri jane shume por per modesti po ta falim kete shifer qe i bie 3 vete ne dite ose 1200 vete ne vit,,,,prape jane shume,,,

  9. raul says:

    ja ke fut kot o plako nuk eshte zhvilluar lufta e Sirise ne Shqiperi , bile dhe ne luften e Sirise nuk ka me shume se 70000 te plagosur dhe jo me ne Shqiperi , i bie qe nje ne dy shqiptare te kete kaluar nga duart e daj cenit te nderuar me kembe ose duar te thyer….

  10. ELIOT says:

    JAM TIRONS ….. DHE KISHA 10 VJEC KUR KAM THYER DOREN .. DHE UNE SE MABJ MEND TE MAJTEN APO TE DJATHTEN ….POR E MBAJ MEND QE BABAI ME COI TEK CENI ….NJE MJEK FANTASTIK ….. ME ULI NE NJE KARRIGE NE NJE BACHE PARA SHTEPISE SE TIJE …DHE ME PYETI KU LE DHIMBTE DHE SI E THYEVA …. ME PAS ME THA E SHIKON ATE ZOGUN .DHE UNE KTHEVA KOKEN DHE HOP MA MORI DOREN DHE ME SOLLI NE VEND ….. PASTAJ MA FUTI M ME VEZE SI NE ALLCI DHE PAS DISA DITESH I THA BABABIT TE MA PRISTE ATE QE ME MBANTE DOREN ….. E KUJTOJ SHPESH …DHE I JAM MIRENJOHUR GJTHE JETEN MEGJITHESE KAM 50VJEC …PER NJE SHERBIM SI ME BERI CENI …NE FRANCE DO TE PAGUAJA 100 EUROS …. ZOTI E BEKOFTE FAMILJEN DHE CUNIT DHE FEMIJET E CENIT ….ISHTE FANTASTIKE . DHE NJE NJERI ME ZEMER TE MADHE ….. POR ATO QE SE KANE NJOHUR MOS TJA FUSIN PORDHES ….POR TE FLEJNE GJUME …

  11. Tek stacioni i autobuzitDurres -Shi1973......... says:

    ….isha vetem 12vjeç :
    Nuk rri pa ju shkruar Pr.Pullumbi kur ulerimat e mia nga dhembja e dores qe ju ma
    çuat ne vend,terhoqen vemendjen e qytetareve dhe se harroj pamjen tende prej
    intelektuali.Me te vertet njeri i thjesht dhe human si daj CENI, dhe me dy vizita te
    tjera nga daj CENI dora esht mir.
    RRESPEKTE per familjen BULKU.
    (un jam vllai i Gimit moshatarit tend………nese jy kujtohet)

  12. Respekte says:

    I ndjeri Ceni i Shijakut ka qene njeri teper human.Ne 1976 kam qene dy here per thyerje parakrahu ne Shijak.Ne te dyja heret kam pritur 2-3 ore sa me erdhi radha.Titujt e dhene , jane e pakta qe eshte bere per kete familje te mrekullueshme humane.

  13. Bojkotoni celulen Greke Çani-Curri në TV-Klan says:

    700.000 njerez (700 mije) ne 70 vjet, i bije 10.000 (10 mije) ne vit, pra afersisht 27 veta ne dite, dmth me nje kohezgjatje ditore sherbimi per njerezit qe shkonte rreth 16 ore ne dite ( 7am -23pm, te themi) na del rreth 1.7 pacient ne nje ore (1 deri 2 njerez ne ore).
    Mos ju duket kjo gje ndonje shifer e ekzagjeruar?
    Mos ju duken gje keto si statistika lufte?
    Mjafton te kujtojme se ne ate kohe, femijet rriteshin ne rruge, me lojera dhe shejtanlleqe te cdo forme.
    Mjaftojm te kujtojme se puna ne bujqesi, ne mal, me blegtori dhe druprerje, ne ndertim apo cfardo veprimtarije prodhuese dhe jetese, ishte me mjete primitive dhe pothuaj pa pajisje sigurie mbrotjeje si te sotmet.
    Prandaj nuk duhet te cuditemi nga keto shifra.
    Kjo eshte arithmetika e thjeshte per frekuencen e njerzve qe drejtoheshin Cenit te Shijaku, apo Cenit te Tirones, per frakturat dhe ndrydhjet gishtave, duarve, parakraheve, brrylave e kraheve, shputave te kembeve, kaviljeve dhe kercijve, gjunjeve dhe kockave te kofsheve, brinjeve apo shpatullave, klavikules apo nofullave te femijeve, te rinjve a te rriturve, burra e gra, pleq e plaka, te te gjithe popullates se Shqiperise se Mesme, qindra mijera njerzve, te cilet pa u menduar dy here, sapo ndodhte aksidenti, nga puna apo loja, diten a naten, ne aksham, mesdite a mbremje, sapo ndodhte thyerja, ndrydhja, dalja nga vendi e kockave dhe nyjeve, merreshin nga familjaret e tyre dhe silleshin menjehere tek “Ceni”, jo te spitali.
    Aty ishte shpetimi, qetsia, rehatia, mbarimi i dhimbjeve dhe tortures, rikuperimi i kockave, rivenja ne funksion e duarve, shputave e kembeve, brrylave e gjunjeve, kraheve, brinjeve e shpatullave.
    Nuk kishte pse te mendoheshe, as te dyshoje.
    “Ceni”, i Shijakut apo i Tirones, ishte aty, te shtepija, i sigurte, i gatshem, mjeku heroik i rojes, pa orar zyrtar dhe pa pasur nevoje per njoftim paraprak, te ndodheshin ose jo para me vete apo ne shtepi, nganjehere vetem me 2-3 kokrra veze, gjysem sapuni dhe ndonje garze a fashe me vete, por edhe fare pa to’, niseshe per tek “Ceni” ku merrje sherbimin dhe rehatine.
    Ishte nje bekim i vertete per popullaten, jo vetem ne koherat kur sherbimi yne ortopedik, edhe per qytetin e Tiranes, ishte i kufizuar dhe mjeket ortopede numuroheshin me gishta, por edhe me pas kur sherbimi spitalor i ortopedise e zgjerua dhe u specializua dhe perseri nuk e arrinte dot shpejtesine dhe thjeshtesine e ofrimit te ndihmes si tek mjeket popullor.
    Perseri, shpetimi dhe sherbimi ambulator efikas ishte “te Ceni”.
    Une me prinder e kushurinj jam rritur ne Tirane dhe femijet e mij jane rritur po aty dhe mund te tregoj eksperiancat e mrekullueshme personale tonat tek Ceni i Tirones dhe i perfytyroj te njejtat eksperienca tek Ceni i Shijakut.
    Ata ishin mjeshter te zanatit te tyre dhe u vune ne sherbim te njerzve, duke marre si shperblim vetem fare pak, pothuajse asgje, pervec falenderimit dhe mirenjohjes.
    Me makuterine dhe kutin e atij kardiokirurgut te qindramijera eurove, te cilit nxituan t’i dalin ne krah kopuket dhe hajdutet e mediave, por jo vetem te atij, familjet e “Ceneve” tane, tani duhej te ishin familje milionere, me prona dhe vila ne Lalez, gjitone me delenxhiun Ilir Meta dhe me kucedren e peshtire Sali Berisha, sa per te permendur nje dy zuzare, nga te shumtet qe kemi perqark.
    Po, “Cenat” tane ishin, jane e do te mbeten ne kujtesen e brezave te tere, nje vlere qytetare dhe modeli profesional thellesisht human ne sherbim te njerzve. Ata e meritojne nderimin tone, mirenjohjen tone dhe cdo lloj monumenti perkujtimor per vepren e tyre vetem do te ishte nje perkulje modeste e jona para vepres se tyre, para sherbimit dhe konfortit qe ata ofruan per bashkeqytetaret e tyre.

  14. ISH pacient says:

    Ceni Shijakut siç i thonim ne ne ate kohe eshte humanisti me i madh shqiptar dhe pike . Njerezit prisnin me ore ne rradhe per tu kuruar nga Ceni (rob zoti) dhe mos ju duken ekzagjerim shifra 700.000 pacient . Familja Bulku nuk kishte as dite te diele (dite pushimi) bile biles e diela ishte dite aksioni se kishte me shume paciente SE DITET E TJERA . Ai gomar president a u kujtua ti jape ketij humanisti apo familjes se tij ndonje dekorate ……apo i ka per “loqet e kanarit” !!!!!!! Respekte per kete njeri te thjeshte por me permasa humanitare qe kalojne caqet e shqiperise .

  15. Shaqo says:

    Mos u kapni tek shumzim pjestimi per tek puna qe ka bere, per me teper falas. Njihej nga shteti si i tille, mjek popullor, pra kishte license, si keta sot, qe po nuk i pagove, nga nje krah te thyer te thyejne dhe tjetrin. Po Ceni ishte njeri fisnik. Kaq eshte e mjaftueshme.

  16. Haxhi Qamili says:

    Ata që ja futin kot, kur të zenë Cenin në gojë, më parë të pastrojnë mirë gojën! Ka qënë, me të vërtetë njeri me zemër të madhe!
    Këtyre sot ju duket çudi, sepse njohin vetëm “njeriun që punon e xhvat për vete”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. K
    Klisman

    pershendetje a dini gje ku mund te gjej djemt e cenit

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje