Mesha për Kaçifas në Bularat, prezente eurodeputetja dhe bluza të zeza me mbishkrimin "Forcat e Armatosura greke". Nëna: Im bir mbetet hero, e donte Epirin e Veriut

5 Nëntor 2018, 08:33Kronika TEMA

Familja e Konstantinos Kaçifas organizoi dje në Bularat një meshë përkujtimore, 7 ditë pas vrasjes së tij nga forcat speciale të Policisë së Shtetit.

Gjatë kësaj ceremonie në kishën e fshatit, janë parë dhe të rinj të veshur me bluzat të zeza, me mbishkrimin “Forcat e armatosura greke”.

Ende pa u varrosur, familjarë dhe banorë të fshatit u mblodhën në kishë, ndërsa nëna e tij, Vasiliqi Kaçifas tha se djali i saj mbetet një hero.

“Konstantinosi im do të mbetet një hero, unë do të bëhem e fortë dhe do ta bëj zemrën gur për trimin tim”, u shpreh para kamerave të televizioneve greke nëna e 35-vjeçarit. Ajo i kërkoi gazetarëve grekë që t’i mbrojnë minoritarët dhe të drejtat e tyre”. “Konstantinos e donte fshatin e tij, e donte Epirin e Veriut, më lër t’i them të gjitha”, tha dje e dëshpëruar Vasiliqi Kaçifas para kamerave të televizioneve greke.

Sipas tyre, ish-bashkëshortja e Konstantinos Kaçifas nuk do të dëshmojë në Prokurori, pasi, përmes një letre dërguar prokurorit të çështjes, është shprehur se ka qenë e ndarë prej kohësh dhe nuk ka ndonjë gjë për të dëshmuar lidhur me këtë çështje.

“T’i jepet drejtësi djalit tim”, ishte thirrja e nënës së Konstantinos, ndërkohë që nga autoritetet shqiptare ende nuk është dorëzuar trupi i 35-vjeçarit te familja për shkak të hetimeve të vazhdueshme nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Në shtëpinë e familjes Kaçifas, dje ishte dhe eurodeputetja greke, që ka disa ditë në Bularat, Eleni Theoharu.

“Një gjë dua, të më vijë sa më shpejt të jetë i mundur trupi i djalit. Dua që të jepet drejtësi për djalin tim”, u shpreh nëna e tij. Vasiliqi Kaçifas iu drejtua dhe deputetit të LSI-së së Gjirokastrës, Vangjel Tavo, të cilit i kërkoi ndihmë për marrjen sa më shpejt të trupit të djalit.

“Përse e mbajnë trupin, Vangjel, përse nuk e ngrini zërin të gjithë?!”, tha nëna e 35-vjeçarit. Sipas saj, Konstantinos nuk bëri asgjë, përveçse vendosi flamujt grekë. “Nuk ka bërë asgjë. Ai donte vendin e tij, fshatin e tij. Ndërsa ne jetojmë me frikë. Ai vendosi 5 flamuj në fshat. Djali im ishte besimtar, mbante poshtë jastëkut lutjet e Ungjillit”, tha Vasiliqi Kaçifas.

Nga ana e saj, eurodeputetja Theoharu lëshoi akuza për regjim terrori dhe mohim të dinjitetit njerëzor. “Unë nuk e di se çfarë po kërkojnë dhe çfarë qëllimi kanë. Mos duan ta varrosin në ndonjë burg?! Apo duan të bëjnë një seri të re të memorialesh të të burgosurve?! Regjimi i terrorit dhe kërcënimi, mohimi i dinjitetit njerëzor nuk na lejon të heshtim”, u shpreh eurodeputetja Theoharu.

15 komente në “Mesha për Kaçifas në Bularat, prezente eurodeputetja dhe bluza të zeza me mbishkrimin “Forcat e Armatosura greke”. Nëna: Im bir mbetet hero, e donte Epirin e Veriut”

  1. xx says:

    PO ceshte kjo KOSTANDINOSI- thuaje Kostadini,thjeshe.perse vini ato mbaresa qe ndryshojne sipas rastit ne gjuhen greke.Nuk ka kuptim te thuash Konstandinosi.Une e di qe nuk nderhyet ne emra dhe mbiemra por edhe ne greqisht kur mbiemri ndryshon sipas konteksit prap ne e perdorim pa vend.Ne bejme edhe cudira te tjera si psh THIVES vemi i themi Teba sepse vendet perendimore nuk munden.por mundemi ama.EUBEA i themi EVIAS etj.

    1. toni says:

      Ahh ku je mor Enver se ti i vije per hak ketyre gjakprishurve me pushkatim dhe familjaret i interrnoje deri ne brez te shtate.

    2. Flm says:

      Nje pyetje qe mund te bej c’do Shqiptar i llogjikshem, por qe cuditerisht ACARRON disa mendje te semura.
      ###
      Perse nuk jepet trupi i Kostandinit familjes, perse refuzohen ekspert Grek dhe specialist i policis Helene, per deri sa eshte njekohesisht edhe shtetas Grek.
      ###
      Flitet per manipulime Shqiperare ne plaget e trupit te Kostandinit, perse nuk lejohet eksperrtiza edhe Greke por vetem Shqiptare.
      ###
      Ne nje shtet Demokrat (sic pretendojme qe jemi) perse i japim kaq rendesi temave qe shpreh dhe mbishkrimeve qe mbajne disa bluza.
      Ligji vepron kur behet nje shkelie, kurse liria e fjales nuk duhet te denohet.
      ###
      Kushdo mund te thote roft Vorio Epiri, kushdo mund te shkruaj dhe printoj ne bluze ne nje Grafist, Ushtria Greke, Amerikane, Kineze, …. ku eshte problemi ???

  2. te flasim si njerez says:

    Eurodeputet ! Turp per Europen qe mban njerez te tille terrorist te fjales si kjo eurodeputet greke; Del qarte, nepermjet fjales se nenes se kriminelit terrorist Kaçifas se çfare zjen ne fshat, ne familje dhe kush jane keta lloj minoritaresh qe Sami Frasheri e ka thene troç tek “Shqiperia ç’ka qënë, ç’ështê dhe ç’do të bêhet”: Bujq ardhur nga Greqia qe i moren vendasit per tu punuar tokat. Por dhe deputeti LSi Vangel Tavo duket se ç’mision ka, apo Dule, Barkas e me kurriz. Jane njerez qe i paguajne organizatat terroriste greke per tu perfaqesuar ne shoqerine shqiptare. Nena e terroristit Kaçifas e paska te qarte qe i biri donte epirin e veriut dhe do nte ta mbronte apo “çlironte” me arme , kallashnikov dhe i veshur me uniformen greke te mbrojtejes. Dhe shteti grek duket qe po lekundet midis krimit dhe terrorit. Prandaj duhet te dale hapur per sqarim, ose le te filloje luften qe ka ndermend kushedi se kur, por ka kohe qe punon me vorreza, me keta “trima” e me propaganden dhe parate qe paguan ne ato territore. Shteti shqiptar dhe drejtesia shqiptare nuk duhet te beje asnje tolerance ne kurriz te popullit te tij, pavaresisht se dhe presidenti republikes Ilir Meta kerkon destabilizim me keq se Kaçifas, ndersa opozita shqiptare eshte e shitur tek serbi dhe greku se jane te shitur ata qe e udheheqin.

    1. Shqiptari says:

      Fjale me vend “te flasim si njerez”!
      Turp per Evropen qe mban deputete qe mbeshtesin terrorizmin!

  3. like says:

    me vjen keq per kte zonje dhe djalin e saj, por nuk luhet me flamuj siç kujtojne disa. sa e sa jane vrare e shitur per nje flamur dhe do te vazhdojne akoma. kisha dhe pulitika greke gjithmone kane mbjelle helm ne gjakun e njerzve te thjeshte shqipetare. here mebuke e here me gure. here me bajoneta, here me pensione here me para e here me ungjill dhe me e keqja duke u hequr si demokrate kur jane gjarperinj te pabese i genjejne njerezit per nje cope buke e i shtyjne te vriten me njeri tjetrin. politikanet e gazetat greke bredhin neper shqipri sikur te ishin ne toke private, kurse shqiptaret e epirit nuk shkelin dote ne shtepite e te pareve te tyre ne çameri.
    te gjithe shqiptaret te lidhur me greket jane te pabese. po a nderrohet emri mor te pabese?

  4. Dash says:

    Seshte faji tyre, e kemi te keqen brenda..

  5. genti says:

    Perfundimisht ne kemi nje shtet bythe
    Po moj Vasiliqiii Po.
    Do ta rrisin pensionin si nene “heroi”.Dhe nuk ke faj jo !!.
    Qeni leh aty ku ha.

  6. vlora.vlora says:

    Hero i leshit dhe i preshit ,cfare do mbjellesh do korresh.

  7. Zigur Qarri says:

    Mateu Kapitulli 26(52)
    Jezusi i tha: Ktheje shpatėn nė vendin e vet, sepse tė gjithė ata qė rrokin shpatėn, prej shpate do tė vdesin.

  8. Alban says:

    Ne nje vend normal, kjo zonje duhet te denohej pasi ndan te njejtat qasje si te djalit te saj terrorist. Njesoj jane denuar dhe grate e luftetareve te ISISit ose familjar te tjere kur nuk jane distancuar nga mendimet e tyre ekstremiste. Djali i saj ishte nje terrorist, i depresoniuar, i ndare nga gruaja, qe s’kishte arritur te mbante dhe gruan ne moshe te rinise, jo me te ishte normal. Kjo zonje si duket qenka bere shkas qe te ushqej djalin me mendime radikale, duke e cuar me duar te saj drejt vdekjes….

  9. tekniku says:

    Epirin e sateme,shko merre ne Greqi

  10. Pellazgos says:

    Enveri u lodh duke I vrare “shqipetaret,internuar,burgosur zoti toni,kurse te huajve I “vrau” dhe I “shjaterroj” me llafe.
    Sa per Epirin e njeh historia e Botes nuk ka nevoje ta njohe nje turkofil I Erdoganit qe e thote hapur qe Turqia eshte shtet “vella” we na mbron nga Epirotet e Jeorgios Kastriotis.
    Mos e beni si Xhirafa se Marin Barleti e thote fare qarte qe Ne jemi Epirote,d.m.th we ata qe nuk u turqizuan mbeten Vorio Epirote.
    Ne qofte se keta qe hiqen nacionaliste po luajne karten e Erdoganit duke mohuar historine tone dhe te perseritet historia e Arvanitasve te Arberesheve jane shume te gabuar.
    Megjithe sot Arvanitas apo Arberesh behesh me nje Lloto ne vendet “mike” qe kane Fuqi dhe keshtu nacionalizmi mbaron.

  11. Mikel says:

    Qenkan si familje per terrorizmin.

  12. Arjan says:

    Germo Tare germo Se qenin e ngordhur do gjesh,Edhe kostandinaqisi voriopidhin gjeti .Eshte e pafalshme vendimi i rahmutit per te ngritur varreza te ushtareve agresore ne jug te Shqiperise.Do duhen jete njerezish ,qe te vihet ne vend kjo menxyre qe eshte bere Shqiperise nga klasa e papergjegjshme ne fuqi.Si eshte mundur qe Shqiperia pret miqesi te sinqerte nga nje vend I BE nje shtet extremist,qe perkrah terrorrismin perkrah radikalizmin e nje ideje antishqiptare.Si eshte mundur qe konstadinaqisi i trajnuar nga forca speciale greke per “clirimin e vorionepidhit “dhe Shqiperia nuk reagon.Perse nuk krijohet ushtria clirimtare e camerise te financohet stervitet perderisa greqia nuk merr masa kunder grupeve ”clirrimtare” perkrahur Edhe nga kisha fashiste ortodokse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje