Nga Zamira Çavo
Ne shqiptarët jemi emotiv si popull. Dhe kur na pushton inati nuk ka gjykim që na hap sytë. Por ta shikosh inatin në politikë, apo “politikën e inatit” është dicka krejtë tjetër.
Politika është dhe duhet të jetë arti i të marrurit vesh, arti i bashkpunimit dhe konsensusit. Por edhe këtu ne dallojmë nga të tjërët. Fundja edhe ata që kemi në krye janë si ne : mendimtarë të pakët dhe inatçorë të mëdhenj.
Nuk do ta konsideroja problem shprehejn e inatit në fjalimet e tyre parlamentare, në diskutimet ,në opinionet e shumta” alla shqiptare”, në fjalorin e tyre ndaj kundërshtarit. Tashmë jemi mësuar me këtë inat gati gati fëminorë që shfaqet çdo ditë ekraneve tona.
Por politika në funksionin e një shteti , nëse kalon nga inati çon në degjenerimin e shtetit dhe institucioneve të tij. Dhe kjo nuk shkakton thjeshtë një “ngërç institucional”. Politika e inatit thellohet deri në marrëzi politike.
Historia ka dëshmuar me dhjetra raste të tilla. Ndaj kur inati ngërthen krerët e shtetit, pasojat bien mbi kurrizin e popullit. Sepse sjellja me inat e krerëve të politikës apo institucioneve kryesore të shetit, do të thotë humbje e gjykimit politik në inters të vendit apo popullit.
Ndaj, të shikosh sjelljen e Presidentit të Republikës ditët e fundit ,nuk mund të mos dallosh një sjellje inatçori dredharak që e ka shfaqur edhe herë të tjera si politikan, por tani si President me mosdekretimin e z Lleshi si ministër, me justifikimin se “nuk jam i bindur për kandidaturën”, sjellja e tij politike tregon thjeshtë një inat i shfaqur keqas , i pakamufluar dhe i dëshëm në sytë e opinionit publik.
Asnjë justifikim institucional apo kushtetetushmërie nuk mund ta fsheh dot inatin e dukshëm në këtë sjelle politike. Përfundimi? Asgjë! Zhurma dhe shija e keqe e një inati të papërmbajtur, kthehen në bumerang për institucionin e Presidentit.
Nga ana tjetër Kryeminsitri që me sjellejn e tij politike autoritare, kujton se vota e popullit e ka bërë mbret dhe ai tashmë ka të drejtën që “Vetë të shkruaj, vetë të vulos dhe askush ti thotë Mos” ! Kryeminsitri e shikon politikën si një fushë shahu ,ku gurët që hahën janë koka institucionesh të shtetit , janë pra njerëz që do duhet të drejtojnë këtë vend!
Dhe tashmë inati mes të dy krerëve më të lartë të shtetit dukshëm do bjerë mbi kurrizin e popullit. Jo vetëm për rastin në fjalë por mbi të gjitha për pasojat që vijnë nga sjella inatçore e krerëve të shtetit tonë. Sepse inati në këtë rast nuk është cështje e thjeshtë etike, por është cëshje madhore politike.
Personalisht mendoj se ky inat tashmë do shkojë më thellë e pikërisht për këtë arsye ka vetëm dy mundësi: Ose të sjellë një ndryshim pozitiv në të gjitha gjërat që janë bërë keq në politikën shqiptare,ose inati sikundër thotë populli “të çajë enën e vet” . Në të dy rastet mund të shohim nxjerrjen jasht të qelbit të politikës!
Hajduti president duhet shkarkuar!
E cduhet te bente Rama sipas teje Zemira, nuk e kuptova, mos duhet te kerkonte miratimin paraprak nga Meta?
Vertet, jemi popull emocional qe kur nxehemi I themi kembes dore. Jo vetem emocional po nuk dime te ndertojne as rregulli shellje. Sepse te zgjedhurit nuk duhet te jene si te zakonshmit, se pastaj c’ kuptim ka perzgjedhja.