VIDEO: Plas grushti në klasë, mësuesi bën për spital nxënësin

6 Nëntor 2018, 17:48Lifestyle TEMA

Një mësues në Kaliforni është vënë nën akuzë për abuzim me fëmijët, pasi goditi me grusht një nxënës 14 vjeçar. Por, ndërkohë nxënës të shumtë kanë dalë në mbrojtje të tij.

Mësuesi Marston Riley ka vendosur rreth 50 mijë dollarë kusht për lirimin nga burgu i Los Anxhelosit, ndërsa nxënësi është kthyer në shtëpi pas trajtimit në spital.

Në videon e incidentit shihet zënka në shkollën e mesme të Maywood.

Mësuesi kritikoi nxënësin për mungesën e uniformës në klasë dhe kërkoi nga ai të largohej.

Në vend të kësaj, nxënësi sfidoi mësuesin duke i vënë në pah të qenit person me ngjyrë duke e goditur i pari. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje