"Mosliberalizimi i vizave për Kosovën është racizëm i skajshëm"

7 Nëntor 2018, 16:18Rajoni TEMA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha të mërkurën se të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave janë përmbushur dhe se në rast se Bashkimi Evropian nuk i liberalizon vizat për kosovarët, atëherë kjo do të ishte “racizëm i skajshëm”.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Veseli tha se nuk do të ndalet së lobuari për liberalizimin e vizave dhe se në të njëjtën kohë do të jetë edhe më i zëshëm në të drejtën e qytetarëve të Kosovës për të lëvizur pa viza në Evropë.

“Shikoni krahasimin me vendet e Ballkanit Perendimor, Kosova qëndron shumë më mirë qoftë në aspektin e respektimit të shtetit ligjor apo në atë ekonomik. Nuk duhet të lejohet askush të na privojë nga e drejta që na takon. Qëndrim i imi politik është ky: kjo është racizëm, racizëm i skajshëm”, tha Veseli.

Këshilli i Bashkimit Evropian pritet që në dhjetor të vendosë për ose kundër liberalizimit të vizave për Kosovën.

Disa shtete kanë shprehur skepticizëm nëse Kosovës duhet ti ofrohej liberalizimi i vizave.

Këtë e konfirmoi të martën gjatë vizitës në Prishtinë edhe kancelari austriak, Sebastian Kurz, vendi i të cilit mban kryesimin aktual të Bashkimit Evropian.

Ai tha se ende ekziston një skepticizëm te vendet anëtare lidhur me procesin e liberalizimit të vizave.

10 komente në ““Mosliberalizimi i vizave për Kosovën është racizëm i skajshëm””

  1. Sal Katunari says:

    E kush i don pordhacaket dhe belaxhinjt n oborr t shpis?!

  2. xhemal says:

    nuk e di cfare partie perfaqeson veseli ,por duhet te kuptoje se ne shume vende ne europe po perparojne forcat ekstreme te djathta ,ato mbeshtesin sovranizmin ,nacionalizmin,jane kuner emigranteve nje pjese edhe kunder shqipetareve ne pergjithesi e kosoves ne vecanti prandaj veseli e veselet duhet te kuptojne te punojne per nje politike tjeter ne rast refuzimi te liberalizimit te vizave mos te mbyllen ne kullat e tyre ideollogjike partiake po te shikojne interesat e medha te popullit te kosoves e me gjere ,te hapen me shume me shqiperine se une shikon njefare ngrirje dhe se kuptoj psene ,mendoj se eshte per interesa ne ngushta lokaliste bajraktariste qe do sjelle deme per tere kombin shqipetar,te hapen kufijte mos te kete kontroll midis shqiperise e kosoves per cdo gje pa asnje pengese pa dogane kush na ndalon te jetojme bashke nuk ka ligj qe ndalon lirine prosperitetin e zhvillimin,mos mendoni per pushtetin tuaj nje dite ate sdo ta kini por to te lini nje turp te madh

  3. ALBAN DEGA says:

    From: Alban Dega
    Date: May 31, 2018 at 2:17:55 PM EDT

    AH EVROPE O KURVE E VJETER…!?

    – Me evropian se vet evropianet !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kambana alarmi per Brukselin…

    Sipas te dhenave te shtypit evropian dhe amerikan qe u referohen agjencive ligjzbstuese, rreth 500 deputete dhe zyrtare deri ne nivele te larta politike te vendeve anetare te BE -se dhe Britanise se Madhe perfshi edhe dhjetra anetare te Parlamentit Evropian jane te pickuar , te kapur ose rekrutuar nga Ish- KGB dhe GRU sovjetike ruse.
    As shtylla kryesore e BE -se dhe miku me i fuqishem perendimor i Shqiperise si shtet dhe shqiptareve si komb, kuptohet pas SHBA-se, Gjermania nuk ben perjashtim.
    Ishin KGB -ja dhe GRU-ja sovjetike qe kishin depertuar deri tek kryesekretarja e ish-kancelarit gjerman Helmut Shmidt, neper duart e se ciles kalonin te gjithe sekretet madhore te BE-se, NATO-s, SHBA-se !
    Ish- kancelari tjeter Gjerman Shrojder punon tash sa vite per Korporaten me te madhe ruse te Naftes se Putinit, Lukoil !?
    Kryetari i Komitetit te Ceshtjeve Evropiane te Bundestagut gjerman Gunter Krischbaumeshte, i anatemuar prej vitesh edhe nga vete shtypi gjerman, me seriozi dhe me i sakti ne BE, si dore e zgjatur e Putinit dhe sherbimeve sekrete ruse ne Gjermani., pa u futur ne aferat korruptive te bashkeshortes se tij rumune, nje nga fidanushtet e rendesishme te spiuneve te Kremlinit ne Evropen Lindore dhe ne BE nepermjet femrave bukuroshe me te cilat si KGB-ja, RÍA sot, dhe GRU-ja kane care rrugen e historise me p. jeshkat e tyre ne dore !
    Kur kjo dukuri ka permasa te tilla ne vendin dhe shtetin me te fuqishem e me te disiplinuar ne BE nuk eshte e veshtire te merret me mend se cfare ndodhe ne shtetet e tjera anetare te Evropes se Bashkuar .

    … e aq me shume per shqiptaret

    Kjo eshte nje kambane alarmi jo vetem per BE-ne, por per mbare Boten, ne menyre te vecante per nje vend te vogel si Shqiperia si shtet e shqiptaret si komb i sakatuar, copetuar e gjakosur ne menyren me te perbindshme tash e 150 vjet !
    Ishin politika albanofobe ruso- sllave dhe pazaret e felliqta te Portes se Larte te Stambollit dhe Sulltan Abdylhamitit me Shen Pjeterburgun, ishin Kongresi i Berlinit, Konferenca famekeqe e Londres dhe deri diku edhe Jalta qe krijuan Golgoten Shqiptare, genocidin dhe “token e djegur “ te Kosoves, Camerise e gjitheshqiptare !
    Ishte lapsi i kuq i Winston Churchillit dhe jo “ Ylli i Kuq “ i Stalinit qe e perplasi Shqiperine e sakatuar nen “Draperin e Cekanin” stalinist, qe Enver Hoxha ia kaloi edhe atij vete me luften e klasave, me luftes kunder fese, me kolektivizimin e tufezimin jo vetem te bujqesise e blegtorise, por edhe me “njeriun e ri” ala Stahanov e ala Lej Fen qe tjetersoi edhe vete njeriun shqiptar !
    Eshte politika e sterkorruptuar, atdherrenimet dhe atdheshitja e Sali Berishes dhe “Bandes se Gangstereve” politike e biologjike te tij qe e lan per 27 vite popullin me properendimor e me proamerikan ne Evrope e ne Bote jashte familjes se tij natyrore, Bashkimit Evropian.

    Me properendimor se vete perendimoret !

    Eshte i vetmi popull evropian qe u ngrit dhe shkallmoi diktaturen komuniste me te eger komuniste ne Evrope me kushtrimin mbare popullor:
    – E duam Shqiperine si e gjithe Evropa !
    – E duam Shqiperine si Amerika demokratike !
    Ishte populli shqiptar me Gjergj Kastriotin Skenderbeu ne krye, qe per 25 vjet mbrojti me gjakun e vet jo vetem Atdheun e vet, por edhe kristianizmin dhe qyteterimin evropian nga Perandoria Otomane dhe ne vend qe te ndihmohej e shperblehej, u shit si mall pa zot e u shperdor si monedhe kembimi per te permbushur oreksin ruso- sllavo- grek ne kurriz te tij e trojeve historikisht Shqiptare!
    Ishte diktatori komunist shqiptar Enver Hoxha, dhe shqiptaret qe perzune me bisht nder shale luftanijet e nendeteset, floten ushtarako- detare te BRSS-se e te Traktatit antiperendimor te Varshaves ne vitet gjashtedhjete nga e vetmja baze ushtarake e saj ne Mesdhe duke i kursyer Perendimit demokratik miliarda dollare perballe kercenimit rus…
    Mirepo ne kohen qe populli shqiptar kercenohej nga uria per shkak te thatesires rrenimtare te viteve 60 dhe asnje vend perendimor, as Italia as Franca… askush nuk pranoi ti shiste grure apo miser as me valute e flori ne dore.
    Vetem bujaria e Kines qe i ktheu nga rruge vaporet me grure, oriz dhe miser per popullin e vet drejt Durresit dhe shpetoi popullin shqiptar nga vdekja masive per buken e gojes !
    Keto jane faktet historike !
    Jo rastesisht shqiptaret dhe zemra e plasur nga genocidi 130 vjecar serbo- sllav e popullit te Kosoves thuri kengen “ O Evrope o kurve e vjeter …. “
    E cfare ndodhi e si po e trajton Evropa e Bashkuar pranimin e Shqiperise e Kosoves ne gjirin e saj naturor e shpirteror!?

    Miliardat e BE-se per Beogradin e Meka e Nena Serbise !

    Iu hap drita jeshile e bisedimeve per anetaresim perpara Serbise e Malit te Zi, te bombarduara nga avionet e NATO-s e BE-se per shkak te genocidit ne Kosove, dhe i pari shtet jashte BE-se me flamur shteteror kopje e Flamurit te tij e qe perdori si monedhe te saj Euron, shteti drejtesia e te cilit kontrollohet nga Brukseli, e Evropa akoma nuk ia ka hequr as vizat per te udhetuar si evropiane ne Evrope !
    BE “e mencur” investon miliarda euro ne Serbi, nderkohe qe Beogradi e Vucici shpenzojne miliarda euro per te blere raketa e aeroplane, tanke e pajisje luftarake nga Putini e Moska !
    Politiqyqaret vendímarres evropiane kakarisin nate nate e dite per te mos lejuar depertimin dhe influencen ruse ne Serbi, ndersa zhvillojne manovra te perbashketa, kane baza ushtarake, e qendra spiunazhi e dizinformacioni ala Sputnik ne Nishin ish- shqiptar e ne mbare Serbine , udheheqesit me te larte serbe e kane kthyer Mosken njesoj si Haxhijte Meken ku falen dite e nate !
    Evropa investon miliarda euro … Beogradi falet tek Nene Rusia !
    E mua ketu ne Nju Jorkun e larget se si me kushtrojne si himn vargjet e zemres se zhuritur te folkut kosovar , te kombit tim:
    Ah Evrope o kurve e vjeter … !
    E ndjehem krenar per popullin kombin tim te lindjes ! Pse !?
    Edhe perballe ketij mali padrejtesish e intrigash, lumenjesh gjaku e genocidi, perballe rrezikut te shfarosjes, mbijetoi e mbetet populli 95 per qind properendimor e proamerikan !
    Tash e 550 vjet jemi populli me evropian ne Evropen qe po vonon e po na le duke pritur para deres se shtepise sone te perbashket ne themele te se ciles jane jo vetem gjaku dhe sakrificat tona, por edhe qyteterimi yne i lashte qe gjithmone i ka pasur mendjen e syte. shpirtin dhe zemren nga Evropa e SHBA-ja! Me evropian edhe se vete evropianet !

  4. Alban Dega says:

    FTESE PER DEBAT

    A MOS KA ARDHUR KOHE PER NJE REFERENDUM JO VETEM NE KOSOVE PER NJE SHTET ORTAK ( ASSICIATED NATION ) ME SHBA-NE ALEATIN TONE KRYESOR STRATEGJIK TASH E NJE SHEKULL PERBALLE GOLGOTES RUSO- SERBO- TURKE ME MIRATIMIN E SHEN STEFANIT, BERLINIT DHE LONDRES… SHKURT EVROPES, KUNDER SHQIPERISE SI SHTET E SHQIPTAREVE SI KOMB I GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT DHE NENE TEREZES !?

    1. DOKLEATI says:

      Zoti Alban,
      Per fat te keq Skenderbeut -Sali Berisha i vendosi rrotat dhe i mbuluan koken ne sheshin e Tiranes. Ne kohen e Rugoves ne cdo demonstrate fotografija e Nenes Tereze mbahej ne duarte e shqiptareve.
      Tani u zavendesua me fotografine e Erdoganit.
      Nje milion te deportuar nga Kosova dhe me se nje milion ne shtetet i perendimit dhe neve, deportojme “guleniste” tek vellau i Berishes, Thacit dhe Rames.
      I vetmi shtet islamik ne Euro- Atlantik. Dje i vetmi shtet ateist.
      Po, Mali i Zi, nje shtet prej disa fiseve dhe Serbija qe ushtoi gjenocid ne Croaci, Bosnje dhe Kosove , tani para Shqperise dhe Kosoves ne procesin e pranimit ne BE.
      SHBA dhe NATO intervenua dhe bombarduan aleatin ne dy lufta boterore.. Mrrekulli!!!
      Por neve, u gezuam, qe perendimi formoi Kosoven qe, se bashku me Shqiperine, te i dhurojne Erdoganit.

      Po, ndoshta Europa eshte kurve, po cka jemi nevet. Perse neve na trajtonje si kopila !?

  5. Eri says:

    Kurci qe e priten keta ne Kosove eshte nga kryesoret qe eshte kunder levizjes se lire te kosovareve.Bile me keq akoma eshte dhe kunder kauzes shqiptare.Keta qe jane ne krye sot ne Evrope po te lejojne Kosoven te levize pa viza kane frike se mund te humbasin ne zgjedhjet e ardhshme ne maj 2019.

  6. Timi says:

    Nuk është lajm i keq ky. Po u bë liberalizimi ikën e gjithë rinia jashtë dhe këta komandantët i kemi edhe 10 vite në qeveri. Po nuk u bë, rinia e frustruar do dalë në shesh dhe ti qoj në shtëpi ose burg këta që lanë vendin në vendnumëro. Varet se si e sheh.

    1. Baliu says:

      Ke te drejte deri diku, por miqet tane nuk do te lejojne te ju dridhet pushteti zagarve te tyre qe i kan instaluar dhe i mirembajne me shum mund. Miqet perveq qekut te bardhe qe marin nga zagaret e tyre per te bere ne Kosove qfar te dojne, atyre ju leverdise me shum qe shqiptart te ju shkojne si skllav te paligjshem tek dera, se keshtu i kan duart e lira te bejne me ta qka te dojne. Miqet tjeter flasin e tjeter punojne, perndryshe nuk do te zgerdhiheshin e nuk do te nenshkruanin marveshje “bashkpunimi” me kriminelat qe vazhdimisht i kercenojne me Gjykaten Speciale.

  7. Leo says:

    I’m shqiptar-American to! God bless good people!!! And intelligent people

  8. Genti says:

    Kosoven nuk e njohin ende si shtet, 5 vende anetare te Bashkimit Europian. Keto vende e kane kushtezuar njohjen e Kosoves, vetem neqoftese ajo njihet dhe pranohet nga Serbia. Vizat do te hiqen kur Kosova te njihet nga Serbia. Kjo do te ndodhe vetem kur Serbia te marre ate qe do me shkembim territoresh. Serbia kerkon Trepcen. Eshte shume e thjeshte. Nuk e merr, nuk pranon Kosoven si shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje