Kosova vendos taksë për produktet nga Serbia dhe Bosnjë dhe Hercegovina

6 Nëntor 2018, 17:30Rajoni TEMA

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për vendosjen e masës mbrojtëse për importin e të gjitha produkteve të prodhuara në Republikën e Serbisë dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Masa mbrojtëse nënkupton taksën prej 10 për qind të të gjitha produkteve që importohen në Kosovë dhe kanë për vend të origjinës Republikën e Serbisë dhe Bosnjë dhe Hercegovinën”, thuhet në një komunikatë për media nga Qeveria e Kosovës, trasmeton rel.

Përjashtim nga kjo masë do të bëjnë produktet e brendeve ndërkombëtare të prodhuara në këto dy vende.

Ndryshe importuesi më i madh në Kosovë, i gati të gjitha produkteve mbetet Serbia, ku sipas të dhënave zyrtare janë rreth 400 milionë euro në vit që importohen produkte nga ky shtet.

Ndërkaq, importi i produkteve të Bosnjës në tregun e Kosovës, në vitin e kaluar ka qenë 81.5 milionë euro.

3 komente në “Kosova vendos taksë për produktet nga Serbia dhe Bosnjë dhe Hercegovina”

  1. gjyshi says:

    Metafore: Thone se Ujku perpara se ta haje ashtin, e mate se a mund ta jashteqese. Ky vendim i Qeverise se Kosoves eshte i qelluar dhe i duhur vetem nese NUK kthehet pas presionit te pare.

  2. arian says:

    Pak vone por shume I drejte

  3. anticensurë says:

    kosova importon nga sërbia e bosnja 400 milionë dhe 80 milionë!
    sërbia dhe bosnja EKSOPORTOJNË në kosovë!
    eksport quhet kur del nga një vënd dhe shkon në tjetrin!
    import quhet kur malli hyn nga një vënd në tjetrin!!
    pra DALJE=EKSPORT
    HYRJE=IMPORT!!
    O MERO MAVRIA KU I KE GJETUR KËTA IDIOTË??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje