Beogradi e ka përjetuar keq ngritjen dhe valëvitjen e flamurit të Kosovës në Notre-Dame në Paris, vënë aty krahas flamujve të 86 vendeve dhe 11 organizatave ndërkombëtare, në kremtimin e 100-vjetorit të mbarimit të Luftës së Parë Botërore.
Megjithatë, ministri i jashtëm Ivica Daçiç ka konfirmuar se Beogradi zyrtar nuk do të protestojë ndaj Francës për lëtë akt. Sipas tij, kjo çështje mund të trajtohet kur Macron të vizitojë Serbinë.
“Duke pasur parasysh vizitën e pritshme të Emmanuel Macron, e para nga një president francez Serbi pas 18 vjetësh, jam i mendimit se nuk folur tani”, tha Daçiç.
Megjithatë, ai theksoi se flamuri i Kosovës në Notre-Dame është diçka e papranueshme për përfaqësuesit e qeverisë serbe që do jenë në ceremoni.
Sipas Daçiçit, është “në përgjithësi është një skandal i madh, sepse nuk ka paradë ushtarake në të cilën (Kosova) merr pjesë “.
“Ne nuk mund ta parandalojmë këtë, por mund të kemi marrëdhënie më të mira me Parisin, për të cilën vizita e ardhshme e Macron është jashtëzakonisht e rëndësishme”, theksoi kreu i diplomacisë serbe.
I shqetësuar për flamurin kosovar në Notre Dame është shfaqur dhe presidenti Vuçiç, por dhe i irrituar njëherësh nga zërat për bojkotin e aktivitetit.
Ai, gazetarëve serbë që ia potenconin me të madhe këtë gjë, iu përgjigj:
“Për asnjë prej nesh nuk është e këndshme, por ju duhet të kuptoni se njohja ka ndodhur dhjetë vjet më parë. Si është e mundur që papritmas u bë temë? Kjo ka ndodhur me Vjenën, Parisin, Londrën, Berlinin, Romën..e tani unë nuk duhet shkoj në këto vende? A doni të izolohemi? Më thoni çfarë të doni? Ju doni që Serbia të mos përfaqësohet në Paris? Si nuk mund të përfaqësohet një vend që ka vuajtur më shumë gjatë Luftës së Parë Botërore duke humbur 28 për qind të popullsisë së saj, apo 1,247,000 njerëz?”, pyeti retorikisht Vuçiç.
Sipas tij, si mund që në Paris të jetë Thaçi e mos jetë ai. “Më tregoni nëse kjo është dëshira apo ideja e dikujt, më tregoni se çfarë ju doni nga Serbia?”, vazhdoi të bënte pyetje Vuçiç.
“Mua nuk më pëlqen dhe do t’i tregoj Macron-it që nuk na pëlqen. Por a është kjo arsyeja që të mos flasim me Macron, Vladimir Putin, Donald Trump dhe, nëse është e nevojshme, edhe me Thaçin? Cili është kuptimi i të gjithë kësaj që e kërkoni atë? Ne nuk duhet të flasim me askënd e kështu ta izolojmë Serbinë vetëm sepse vazhdimisht ndihemi të ofenduar?”, pyeti Vuçiç.
Sipas tij, “ka politika të ndryshme, dhe Serbia nuk mund të sillet si një ‘grua e fyer’, por të shikojë se si të ecet përpara dhe të zhvillohet”.
Lajmi që flamuri i Kosovës u ngrit në Notre Dame u njoftua nga ambasadori i Kosovës në Paris, Qendrim Gashi gjatë fundjavës në Twitter.
Me Ameriken s’mund të bën më expérience të tillë Franca.
Na keni ca trapin me nje muhabet! Na u merzit Serbia e tralala tralala …
Franca e njeh Kosoven si shtet te pavarur, ndaj s’ka bere as ndonje cudi, as ndonje trimeri, e as ndonje inatci qe ka vendosur flamurin e saj ne ceremoni zyrtare. Ka bere gjene me te zakonshme.
Na cate trapin jo po u merzit Sebia jo po s’u merzit!
Gazekar debil!
TERBOHET BEOGRADI! CFARE SHPREHHEJE E NJE FJALORI TE VARFER, FJALOR QE NUK I SHKON NJE GAZETARI. POR KY NUK PERBEN AS LAJM. A NUK KA GJERA TE RJERA QE MUND TE ZENE DHE DUHET TE ZENE FAQET E MEDIAS!
Serbet jane populli me racist ne planet .U ka mbetur ora ne mesjete,ne betejen e Fush Kosoves,ku per saktesi ishtn jo vetem serbet por edhe shqiptraret,bullgfaret dhe te tjere ne betejen kunder osmaneve.Nga kjo psikologji primitive serbet duket nuk do tye sherohen kurre.Pas lufdtrave boterore shume shtete kane humbur hapsira te medha por askush nuk i kujton .Me shume ka humbur Gjermania por edhe Hungaria,Polonia ne lindje ,Rumania,Turqia ,Austria Nderkohe qe me te humburit ishin shqiptaret te pergjysmuar para lufdtrave,me nje marreveshje kriminale te ambasadoreve te fduqivbe te medha.Nderhyrja e NATO..s ne Kosove krahas luftes heroike te UÇK s i dha fund pushtimit 100 vjecar te sllaveve te jugut mbi nje pjese te tokabve shqiptare ,mbas pushtimit gfati 500 vjjecar turk .Serbet,te mesuar nga shkolla e Titos,duan te marrin nga te gjithe por me kokfortesine shoviniste te semure nuk pranojne pavaresine e Kosoves shqiptare ,nje vend qe historikisht eshte autokton dhe kristian shume kohe perpara kur sllavet jetonin akoma ne shpella dhe pyjet e Siberise.
S’ka faj rapsod-folkloristi dacic, sepse ai e supozon serbine fitimtare te liftes I boterore. Dmth. konfirmim ndaj sovranitetit
kolonial mbi Dardanine Ilire! Fuck serbia! Go back to russia, where you came from!