Lindjet në Kosovë gjatë dekadës së fundit ka pësuar rënie të konsiderueshme. Afro 16 mijë është diferenca e lindjeve të raportuara që nga viti 2000 deri në 2018.
Të dhënat tregojnë se në vitin 2000 janë regjistruar gjithsej 39 mijë e 91 lindje. Kurse në vitin që lamë pas janë regjistruar 23 mijë e 563 lindje, shkruan sot Koha Ditore.
Lindjet, sipas njohësve të politikave sociale, nuk është prezantuar si prioritet në shoqërinë kosovare.
Kjo për shkak se në dekadat e shkuara nataliteti ka qenë mjaft i lartë në Kosovë dhe vetëm tani kur kemi edhe migrim të lartë të popullatës, ulja e natalitetit në këtë masë paraqet një problem që duhet trajtuar seriozisht me politika.
Madje, shteti nuk ka arritur as të krijojë politika të mirëfillta për natalitetin. Edhe pse pushimi i lehonisë është parë si një element që mund të ndikojë në rritje të lindshmërisë, por zbatimi i mangët i tij nga një pjesë e madhe e punëdhënësve është parë si problematik për vite me radhë.
Kjo ka bërë që Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale të ndryshojë Ligjin për lehoninë, në mënyrë që përmes plotësim-ndryshimeve të krijohen politika më të favorshme për gratë që punojnë.
Në kohën deri në vitin 1999 kur Kosova ishte pjesë e ish Jugosllavisë sidomos Serbët dhe Maqedonasit frikën ma të madhe e kishin nga nataliteti i lartë i shqiptareve. Kjo i ka tmerrua dhe kanë hartua plane për dëbimin masovik të shqiptarëve që nga Garashanin, Çubriloviq, Rankoviq e deri te Milosheviq. Ia kanë arritur qëllimit pjesërisht sepse “bomba natalitet” ka vazhdua deri me 1999. Pas luftës së 1999 janë instalua “shqiptarë patriota” që “bombën natalitet” e kanë ç’montua dhe sot ja ku jemi. Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2011 Kosova ka pasë 1.739.825 ndërsa i shtohen edhe serbët e Veriut të Kosovës dalin të jenë 1.780.021 banorë në total. Sot politikëbërësit e Kosovës me platforma personale dhe klanore janë të interesuar që Kosova të ketë sa më pak lindje në mënyrë që t’mos ketë krizë për punësim, e cila reflektohet si primare në krizë ekonomike. Sot në Kosovë krijohen shumë vështirë martesat dhe një numër shumë i madh i tyre dështojnë me kohë. Sot çiftet kosovare s’mund të lindin më shumë se një fëmijë sepse nënat lehona i largojnë nga puna ( në sektorin privat). Ligji nuk i mbronë sepse Çubriloviqat dhe Milosheviqat ende janë gjallë… O sa mirë me “qen” Shqiptar!?
Lajm i mire … kjo tregon qe Kosovaret po Evropianizohen.
Nuk vazhdojne te degjojne thirrjet Hoxhes dhe Allahut qe kerkon nga c’do familje te kete nga 6-7 evlat, per te zaptuar te Krishteret.
Vetem ngelaqat qe e kan “perzene” shkjaun dhe bashkqeversin me shkije meritojne te trashegohen, te tjeret le te kerkojne “jete me te mire” kah tju shohin syte. Populli leh, karavani i hajnave ecen!!!