Kufijtë, Merkel i shkruan Mustafës: Kosova të vazhdojë dialogun me Serbinë me ndërmjetësimin e BE

2 Nëntor 2018, 12:11Rajoni TEMA

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se po përcjell me “brengosje të madhe” debatin rreth ndryshimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një letër dërguar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kancelarja Merkel, ka theksuar se “edhe nga këndvështrimi im është shumë me rëndësi që Kosova të vazhdojë dialogun me Serbinë me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian dhe të shtyjë përpara normalizimin e marrëdhënieve. Debatin rreth ndryshimit të kufijve edhe unë, sikurse ju, po e përcjell me brengosje të madhe”, raporton rel.

Kreu i LDK-së i ka nisur një shkresë Merkelit më 28 shtator, përmes së cilës e ka njoftuar atë me qëndrimet e tij rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por edhe për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave Merkel ka deklaruar se konsultimet e shteteve anëtare të BE-së për këtë temë “janë duke vazhduar”.

”Unë jam e vetëdijshme sa e rëndësishme është arritja e udhëtimeve pa viza për qëllime turizmi për vendin tuaj. Thelbësore për Gjermaninë në këtë rast është plotësimi pa përjashtim i të gjitha kritereve, para se mund të jepet liberalizimi i vizave. Konsultimet e shteteve anëtare të BE-së rreth kësaj çështjeje janë duke vazhduar”, ka thënë Merkel në letrën dërguar Mustafës, thuhet në një komunikatë për media të LDK-së.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili përfaqëson Kosovën në dialogun me Serbinë, kohët e fundit ka prezantuar idenë e tij për ndryshimin e kufirit , apo siç e quan ai “korrigjimin” e tij.

Sipas Thaçit, “korrigjimi” i kufirit nënkupton bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Kosovës.

Kancelarja Merkel edhe në të kaluarën është deklaruar kundër idesë së Thaçit për kufijtë.

4 komente në “Kufijtë, Merkel i shkruan Mustafës: Kosova të vazhdojë dialogun me Serbinë me ndërmjetësimin e BE”

  1. artoni says:

    Kryeministri i Kosoves duhet te kete kujdes nga miqte e ruseve(monstrumit) qe gjenden ne qeverine e Kosoves,e qe aktiviteti i tij kryesor eshte perqarja e kombit Shqiptar.

  2. Iliria e bashkuar says:

    Faleminderit Gjermanise per mbrojtjen dhe zhvillimin e shqiptarve.
    Shqiptaret ne Kosove jane akoma ne gjumin shekullor dhe nuk kuptojne se Thaçi eshte armiku n° 1 i shqiptarve.
    Ai po vret gjithçka me ngadalesine e tij, me heshtje, me mos respektim te ligjit, me gjithçka, pra demokracia nuk po sjell perparim ne kete pike kryesore. Serbet po fitojne sepse po kthehet kupa. Shume vete po pajtohen per ndryshime kufijsh ne Kosove. Sa turp ?!

  3. Baliu says:

    Nje gje eshte e sigurt, se Lopari i Brojes asnje sekond nuk do te guxonte ta permendte ndryshimin e kufijve po te mos kishte shtytje nga miqet. Ka gjasa te medha qe ne ket loje te perseritet rasti i Shakashvilit ne Gjeorgji me 2008, kur mbas disa keshillave te miqeve e kafshonte kravaten e vet. Per ironi, vetem ekstremizmi i serbeve e ka perjashtuar deri tash ket lojen e gjoja Taqit me kufij. Vetem nje hajn i framerkave si Hashumi pranon ta luaj nje loje te tille.

  4. emigranti says:

    U bene shume vjet qe vazhdon dialogu i Kosoves me Serbine, me ndermjetesimin e Europes.
    Nepermjet ketyre bisedimeve Serbia ka fituar politikisht duke u kthyer nga shtet agresor qe ende nuk dorezon dhe tregon ku jane viktimat e genocidit serb, ne viktime qe perkedhelet nga Europa dhe qe nuk zbaton marreveshjet e arritura deri me tani.
    Kjo edhe per faj te pregatitjes se dobet ne keto takime te pales kosovare dhe qendrimit servil ndaj Europes qe e ka me te lehte ti drejtohet per leshime pales shqiptare.
    zj. Merkel beji presion edhe pales serbe dhe mos u beni te njanshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje