Intelektualëve serbë u ndalohet hyrja në Mal të Zi

2 Nëntor 2018, 10:16Rajoni TEMA

Drejtoria e policisë e Malit të Zi, të enjten ka marrë një vendim sipas të cilit, disa intelektualëve serbë, mes tyre edhe Matija Beçkoviç, u ndalohet hyrja në këtë shtet, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi.

“Kalimi i kufirit, përveç poetit nacionalist serb, Matija Beçkoviç, u është ndaluar edhe historianëve Çedomir Antiç e Aleksandar Rakoviç, si dhe politikanit serb Dejan Miroviç“, – thuhet në komunikatë.

Eprorëve policorë në kufijtë shtetërore u është dhënë lista e personave, të cilët nuk duhet të hyjnë në vend, sepse sipas autoriteteve, rrezikojnë sigurinë e Malit të Zi.

Intelektualët serbë, të cilëve u është ndaluar hyrja, kanë qenë paralajmëruar të marrin pjesë në manifestimin proserb me rastin e Kuvendit të Podgoricës, që konsiderohet si datë e hegjemonizmit serb ndaj shtetësisë së Malit të Zi, pas Luftës së Parë Botërore

Shërbimet malazeze të sigurisë vlerësojnë se “personat në fjalë paraqesin rrezik për sigurinë e shtetit, për shkak të qëndrimit armiqësor të tyre ndaj pavarësisë së Malit të Zi.” Sipas këtyre mediave, është spekuluar se në listë mund të jetë edhe Arqipeshvi i Kishës Serbe Irinej, por zyrtarët kanë mohuar që ai të jetë në këtë listë.

Ndërkohë, Kuvendi i Malit të Zi i ka ndërprerë të enjten punimet, pas konfliktit verbal të Kryetarit të Partisë Liberale Andrija Popoviç dhe njërit nga liderët pro serb, Milan Knezheviç.

Më parë deputetët e Kuvendit të Malit të Zi kanë propozuar që të organizohet kolegjiumi, në të cilin do të ftohet përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të kërkohet përgjigja pse 4 intelektualëve serbë u është ndaluar hyrja në Malin e Zi .

Edhe deputeti i Fronti Demokratik, Andria Mandiç, ka kërkuar përgjigje pse Ministria e Punëve të Brendshme ka sjellë një vendim të tillë, sikur fjala të ishte për kriminel e jo për elitën intelektuale, me të cilët krenohet popullsia serbe nga Mali i Zi.

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Branimir Gvozdenoviç,ka theksuar se kjo pikë nuk mund të hapet për debat, sepse nuk është e paraparë në rendin e ditës, ashtu siç kanë kërkuar disa deputetë. “Kemi propozuar organizimin e kolegjiumit, ku do të bisedojmë mbi këtë temë dhe do të ftohen përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme për të bërë shkëmbimin e informatave” , – ka theksuar Gvozdenoviç

3 komente në “Intelektualëve serbë u ndalohet hyrja në Mal të Zi”

  1. Arjani says:

    Jevgjit serv edhe ne ” mal te zi” nuk pranohen tashme…

    Po te kishte shtet ne Shqiperi, parlamenti i malit te zi do kishte 12 deputete shqiptare dhe jo 7 , dhe pjese e nje partie, dhe shqiptaret do sihin 100,000 atje dhe jo 60,000 sikur jane sot.

    Duhet te ishte ndaluar emigrimi

  2. shqiptari says:

    Mali i Zi eshte nje shtet i vogel por mbi sigurine kombetare nuk ve asgje.Shteti shqiptar i lejon te gjithe kriminelet e cdo fare te futen dhe te bejne c’te duan,madje edhe biznes,si vrases me pagese.Si nuk doli nje polic shqiptar qe te ndaloje ne kufi keta persona te rrezikshem qe hyjne ne Shqiperi dhe ngrejen flamurin e tyre ku tu doje qejfi?

  3. Malet Tona says:

    Ka shtet Malsia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje