Edhe Kanadaja kundër korrigjimit të kufijve: Nuk është hap logjik!

5 Nëntor 2018, 08:52Rajoni TEMA

Ambasadorja e Kanadasë në Serbi, Katie Caba ka thënë se vendi i saj e mbështet dialogun Beograd Prishtinë.

Gjatë një interviste për ‘Blicin’ serb, ajo ka thënë se dialogu Beograd-Prishtinë është një hap i rëndësishëm drejt stabilitetit dhe sigurisë rajonale.

“Ne shpresojmë që ky proces të përfundojë sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Sa i përket demarkacionit nga perspektiva e dikujt që vjen nga një vend multikulturor dhe ne nuk mendojmë se gjetja e një kufiri etnik është domosdoshmërisht zgjidhja më e mirë për arritjen e një marrëveshjeje”, është shprehur Caba, transmeton lajmi.net.

Sipas saj, krijimi i një linje të re ndarëse për të pasur komunitete etnikisht më të pastra nuk do të nuk është një hap logjik që çon përpara.

Caba ka shtuar se marrëveshja mes dy vendeve ofron mundësinë për bashkim e Serbisë me BE-në.

1 komente në “Edhe Kanadaja kundër korrigjimit të kufijve: Nuk është hap logjik!”

  1. Kalec Dega says:

    ahahhahhahhahahha, u ba se e tha Kanadaja, lol?
    o albanistabas, ju mungon amabasadori/rja amerikane…..keni ngelur ne merak per lajme nga Lu Lu e Arvziu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje