Maria Valles de Bonilla, 106 vjeçe, i kërkoi mbesës së saj që t’i blinte një fustan të ri blu.
Ajo donte të vishej ndryshe për ngjarjen të cilën e kishte ëndërruar për një kohë të gjatë.
Ndërsa miliona votues amerikane u paraqitën të martën në qendrat e votimit në të gjithë vendin për të votuar guvernatorë, senatorë e kongresmenë, mes tyre u gjend dhe Maria duke ndjerë t’i realizohet ëndrra e madhe.
Tre breza të familjes së saj udhëtuan për në Virxhinian e Veriut, për të sjellë Marien në kohë te kutia e votimiit.
Familja e saj kishte frikë se 106-vjeçarja, për shkak të dy sulmeve në zemër që kishte në prill të këtij viti, nuk do ta përjetonte këtë ngjarje. Por ajo arriti të bëjë ëndrrën e saj realitet kur hyri në zyrën e Fairfax me veshjen e saj “rinore”, me fustanin e saj të ri blu.
Por më parë se të hidhte votën, Maria iu nënshtruar betimit për t’u bërë shtetase amerikane. Pas kësaj procedure, pra pjesë e ëndrrës së që të votonte për herë të parë si amerikane, ajo e dha verdiktin e saj duke shënuar kështu të rrallin rast ku brenda ditës merr shtetësinë dhe voton.
Maria Valles de Bonilla mbërriti në SHBA gjashtë vjet më parë, e ardhur nga El Salvadori. Gjashtë fëmijët e saj jetonin në Amerikë si shtetas të saj.
Ajo tha se dhe burri e kishtë ëndërr të bëhej shtetas amerikan, porse nuk ia arriti për shkak të ndarjes nga jeta.
Zonja Marie tu realizua endra per te mare pashaporte Amerikane , ta GEZOSH , dhe ti pish lengun .
ta gezosh pij lengun