Taksa e Kosovës, reagon Bosnja: Është në kundërshtim me parimet e tregtisë së lirë

7 Nëntor 2018, 17:52Rajoni TEMA

Ministri i Jashtëm i Bosnjë dhe Hercegovinës, Igor Crnadak, tha të mërkurën se vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’iu vënë taksë importeve nga Bosnja është në kundërshtim të plotë me parimet e tregtisë së lirë në rajon, si dhe me parimet e përgjithshme të marrëdhënieve rajonale.

“Ndaj këtij vendimi të autoriteteve në Prishtinë, Bosnja do të reagojë në kuadër të CEFTA-s – Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë midis vendeve të Evropës Qendrore. Unë po ashtu do të kërkoj që ky vendim i Prishtinës të futet në rend dite në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet më 29 dhe 30 nëntor në Mal të Zi”, tha Crnadak, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Të martën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vendosjen e taksës doganore mbi mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Kjo masë nënkupton taksën prej 10% në të gjitha importet me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja.

Ndaj saj reagoi të mërkurën edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, i cili tha se masa është mesazh i Prishtinës për Bashkimin Evropian që t’iu miratojë qytetarëve kosovarë liberalizimin e vizave.

“Nuk kemi çfarë të ndërmarrim. Kjo është mënyra se si funksionon Prishtina”, tha Daçiç për gazetarët në Beograd.

 

 

4 komente në “Taksa e Kosovës, reagon Bosnja: Është në kundërshtim me parimet e tregtisë së lirë”

  1. Me ne fund Kosova po tregon dinjitet .Pergezime per kete ligj.Nderkohe lirojeni krejt nga ana Shqiptare.Ky eshte lajmi me i mire qe vjen nga Kosova.

  2. Kuq e zi says:

    Po pra ne kundershtim me ligjin…
    Po njohja per nje shtet cfare eshte?
    Natyrisht qe mbi kete ligj qe qahet bh

  3. peter says:

    Po shyqyr qe po bejne dicka seroze.Duhet bere sic bejne te tjeret.Kosova duhet te mbroje ekonomine e saj dhe dinjitetin e saj, duke respektuar reciprocotetin.Bosnja ishte paralajmeruar kushedi sa here per qendrimin negariv qe kishte ndaj kosoves. Sa per tregetine e lire, le te shkojne te ankohen ne BE, ne kete BE qe qellimisht po e le kosoven ne nje qoshe te izoluar.Durimi ka mbaruar,po sillen me Kosoven e masakruar nder shekuj, si me qene ajo masakratorja e popujve te ballkanit, kurse kriminelet e vertet i perkedhel.Kosova ka te dtejte te mbroje interesat e saja as me shume as me pak sa fqinjet e tjere.

  4. Eri says:

    Tregeti e lire pa levizje te lire te qytetareve???Evropa e sotme eshte per levizjen e mallrave dhe per bllokimin dhe izolimin e njerezve.I lumte qeverise se Kosoves.Dhe Shqiperia lejimin e mallrave nga jashte duhet ta beje 3 muaj e pastaj taksa si e ben Evropa me ne per levizjen e lire.Keshtu promovohet pridhimi vendas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje