PD, sulmi i radhës ndaj Arta Markut: Kryeprokurori i SHBA u shkarkua nga Trump, ti akoma në detyrë...

8 Nëntor 2018, 10:10Politika TEMA

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka sulmuar kryeprokuroren e përkohshme të përgjithshme, Arta Marku, që sipas tij duhet të ishte shkarkuar nga detyra.

Në një status në rrjetin social, duke bërë një paralelizëm me Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA, Jeff Sessions i cili u shkarkua nga Trump, dy vjet pas emërimit, thotë se nuk është çudi që Arta Marku nga 2 muaj që duhet të rrinte, të qëndrojë në atë detyrë 4 vjet.

“Jeff Sessions, Prokurori i Pergjithshem i SHBA qe u caktua sipas Kushtetutes per te pakten 4 vite u shkarkua nga Presidenti Trump pas vetem dy vitesh.‎

Ama, Arta Marku, Prokurorja e Pergjitheshme e Perkoheshme qe u votua kunder Kushtetutes vetem per 2 muaj, po mbush vitin ne detyren e saj te perkoheshme, madje kerkon 200 veta shtese ne personel.

Nuk eshte cudi qe ajo te rrije 4 vite.‎

Kjo reforma jone ne drejtesi duhet eksportuar sepse rezulton nje “sukses” qe te le pa fryme.

Per shembull, do t’i kishte kursyer Amerikes nje muaj debat per gjyqtarin e Gjykates Supreme, sepse nuk do kishin gjykate fare”, shkruan Bylykbashi.

3 komente në “PD, sulmi i radhës ndaj Arta Markut: Kryeprokurori i SHBA u shkarkua nga Trump, ti akoma në detyrë…”

  1. Kalec Dega says:

    Shume e drejte por ju morracaket e albanistanit nuk mund te justifikoheni duke marre per shembull Ameriken….bile as Etiopine apo Sudanin.

  2. eli-tiv says:

    ..edhe llalla u shkarkua…haruat ?? cdo dite degjojme karagjoslleqe…

  3. Ku rafsha ,mos u vrafsha says:

    Paralelizem idiotesk.Pa asnje lloj lidhje,por te flasesh qesim.Ne radhe te pare ne SHBA doreheqja e Kryeprokurorit eshte r drejte qe ja jep Kushtetuta Presidentit ne SHBA.Ketu jemi Republike Parlamentare,dhe kete te drejte e ka Palamenti me shumice.Te largoheshin ashtu si mendon zoteria,nuk do te merreshim me pune tjeter ,veçse me largimesa here ta shikonte te arsyeshme pakica.I kujtojme zoterise se largimet e Kryeprokuroreve nga babai i tij shpirteror u bene me vendim te Parlamentit,ne kohen qe kishte shumice.Pastaj duro dhe pak,se akoma nuk jane krijuar Organet e reja te Drejtesise,qe do te vendosin edhe zevendesimin e Kryeprokurores.Dhe deri sa te krijohen ato vendos shpirtin ne paqe,se jo vazhdo te grish te njejten sallate,vetem mos te rrish pa folur,qe te justifikosh pozicionin qe te kane dhene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje