Analisti Lorenc Vangjeli ka zbuluar në emisionin “Java” në RTSH, arsyen që sipas tij, Ilir Meta ka vendosur të mos dekretojë Sandër Lleshin, ministër të Brendshëm.
“Një vendim gjyqësor i Gjykatës Administrative të Apelit, të datës 7 dhjetor 2017, urdhëron shfuqizimin e dekretit të majit 2013 të ish-presidentit Nishani dhe të urdhrit po të majit 2013 të ish-ministrit të mbrojtjes Imami që kanë liruar dhe nxjerrë në rezervë ish-zëvendësshefin e shtabit të përgjithshëm, gjeneralin e brigadës Sandër Lleshi.
Gjykata ka vendosur rikthimin e tij në forcat e armatosura në detyrën e vjetër ose në një detyrë tjetër në përputhje me gradën që ai mban.
Zoti Lleshi ka marrë pagat, siç konfirmon vetë kryeministri.
Ai nuk ka kërkuar të rikthehet në ushtri, por ka zgjedhur të jetë këshilltar i zotit Rama.
Me vendim gjykate, pra, Lleshaj mund të veshë uniformën e gjeneralit dhe kjo është me të gjitha gjasat arsyeja formale se pse Meta e ka konsideruar të papajtueshëm atë me detyrën e ministrit të Brendshëm.
Një ushtarak aktiv nuk mund të jetë as ministër i Mbrojtjes dhe as ministër i Brendshëm.
Kushtetuta nuk e ndalon shprehimisht, por fryma e saj nuk e lejon këtë emërim.
Ky është rasti klasik i telasheve që shkaktohen në Tiranë nga mungesa e komunikimit institucional.
Nga ana tjetër, presidenti nuk mund të refuzojë propozimin e kryeministrit për një anëtar të kabinetit.
Në rastin e zotit Lleshi ai duhet të thërriste kryeministrin në takim për ta shpjeguar këtë ngërç që mund të zgjidhej me një akt formal dorëheqjeje të Lleshajt nga uniforma e tij sepse pavarësisht se nuk e ushtron aktivisht detyrën e ushtarakut, formalisht ai është ushtarak aktiv.
Çka do ta bënte edhe funksionale Ministrinë e Brendshme.
Edhe nëse një dorëheqje e tillë nuk do të ndodhte, presidenti duhej të firmoste gjithashtu, por duke shpjeguar publikisht rezervën e tij për kandidaturën e kryeministrit.
Kryeministri rifirmosi propozimin e tij sot dhe e nisi sërish në presidencë. Gjithashtu iu drejtua Gjykatës Kushtetuese që nuk ekziston, për të verifikuar kushtetutshmërinë e aktit refuzues të presidentit.
Redaksia e Java në RTSH pret pa ngut dhe gjithashtu hyn modestisht në këtë bast jo vetëm juridik mes presidentit dhe kryeministrit.
Kush do të ketë të drejtë mbas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?
Apo mund të ketë edhe arsye të tjera, si në filmat e dikurshëm bardhë e zi…”, tha Vangjeli.
SHQIPTARET E ZHYTUR NE LLUMIN
E MEDIAS DHE ATE POLITIKE
KAN DALE JASHTE CDO ORBITE
O EDI VE MONIKEN MINISTRE TE BRENDSHME SE SKA TE BRENDSHME, DERI SA BERE ATE QE POPULLI E QUAN FLORI PSE SE BEN DHE MONEN SE DHE AJO PREJ FLORIRI E KA….
D.m.th une qe jam inxhinier duhet te heq dore nga titulli Inxhinier per te qene i pershtateshem si Minister?
Pse nuk e kuptoni ju slloganin mashtrues te sistemit demokratik te ashtuquajtures “meritokraci”?
Kjo do te thote qe minister i Mbrojtjes nuk duhet te jete nje ushtarak,por nje AKTOR,mesues,piktor,hidraulik,agronom etj,qe te rrije atje si mullar kashte dhe ta komandojne per hunde kryeministrat!
Kishim dikur nje Lenka Cuko,ndersa tani te gjithe jane “Lenka Cuko” qe nga presidenti e deri te ministrat!
Minister i Brendshem nuk duhet te jete nje oficer policie ose minimumi nje JURIST,por nje “Mul Noka” nje cope idioti,nje Nard Noka nje karagjoz etj,etj!
Minister Finance nuk duhet te jete financieri me i mire ne vend,por nje militant partie mesues anglishteje apo matematicien,minister i Jashtem nuk duhet te jete diplomati me i mire,por nje militant matematicien,ekonomist etj!
Kryeminister nuk mund te jete njeriu me i zoti si JURIST,EKONOMIST,politikan,por nje LLAFOLLOG qe di te mashtroje njerezit dite e nate packa se nuk u jep gje shqiptareve!
Lojë fjalësh. Çdo me thënë ‘aktiv’, kur nuk je aktiv. Sa gjeneralë të tjerë ka Shqipëria që janë ose në lirim, ose rezervë ose në oension, quhen këta ativë? Ku e thotë Kushtetuta se këta sepse janë gjeneralë, nuk duhet të kryejnë një detyrë të tillë, ose në një format tjetër? Po presidenti Mosiu çfarë ishte?
Këto sofizma të Lenc Ligorit janë një shërbim, me apo pa porosi, që ky duhet t’i përdorë për të larë sado pak ‘mutin’ e Metës për mosdekretim minustri, me shurrë. Ma përforcon këtë qenja e L. Vanghelit dhe i punësuar në TVSh, ku sot drejtor është Th. Gëllçi, ish shef kabineti i Metës kur ky ishte kryeminustër. Duken si pa lidhje, por jo dhe aq. Shumëkush e ka vënë re me kujdes, që Ligori gjatë gjithë këtyre viteve e ka treguar me shkrime e me gojë që është një delfin i IlIr Metës. Kur ja qenë rasti, këtë ia kanë vënë në dukje dhe kolegë të tij nëpër studio të ndryshme televizive.
Degjo ketu ti gazetari,qe hiqesh se merr vesh shume gjera edhe nga ushtria!
Sander Lleshi me urdher te Presidentit ka dale ne rezerve dhe pavaresisht se ai e ka fituar gjyqin,kjo nuk do te thote se ai eshte ushtarak aktiv!
Ushtarak AKTIV (vini re “KTIV) eshte ai ushtarak qe eshte ne detyre ushtarake dhe jo kur eshte ne rezerve!
Ka mijra ushtarake te dale ne rezerve qe kane fituar gjyqet,por nuk quhen AKLTIVE!
Kuptoje sakte fjalen “AKTIVE”,qe do te thote se eshte ne aktivitet ne ushtri e jo jashte saj!
Jo cdo aktor i portokallise qe vesh uniformen e policit ne skec eshte njekohesisht polic aktiv!
Mos beni interpretime sikur ju analistet jeni koka te medha dhe kompetentre per cdo fushe!
Se beheni pastaj si Osman Gazepi!
E cka ketu per “nuk eshte i bindur”?
O Lorenc, qe kjo eshte loje e dine te gjithe. Mos merr ne mbrojtje Ilirin se ai s’ka asnje te drejte per ate qe beri. Gjykata ka vendosur qe Nishani s’ka pase te drejte dhe ai te kthehet ne detyre, por gjykata nuk te detyron se ku deshiron te punosh. Sander Lleshi e mbylli ate çeshtje, mori parate dhe nuk pranoi te ishte me ushtarak, ama ai eshte profesioni tij dhe mund te kthehet kur te doje , ne qoftese i aprovohet nga organet perkatese. Eshte njesoj sikur Parlamenti ta shkarkoje Ilir Meten nga president, gjykata kushtetuese ta ktheje ne detyre dhe Iliri te marri parate per aq kohe sa nuk ishte president e pastaj te mos pranoje te kthehet ne presidence por te shkoje kryetar i Levizjes Socialiste pa Integrim. “Kushtetuta nuk e ndalon, por fryma nuk e lejon…” eshte si pordha do te dale, por bytha nuk e lejon, e ku do shkoje ajo pastaj?! Lereni tani interpretimet prej simpatizanit te nje hajdut qe era e çoi ne presidence e era do ta marre prape me vehte se ja gacmojeni pak Ilir Meten dhe do te shikoni çfare haleje eshte si njeri. Kemi 30 vjet qe e njohim.
vendimi i gjukates i jep te drejte per ankimimin e bere ndaj nje vendimi te paligjshem te dekretuar nga presidenti. pagesa eshte cdemtim,riveshja si gjeneral aktiv behet me dekret,ashtu edhe rimarrja e postit. pra presidenti si pale e rezuar nga gjukata duhet te zbatonte vendimin e gjukates duke e dekretuar rezimin e dekretit te pare dhe riveshjen ne detyre. pra institucioni i presidentit eshte 2 here fajtor,ndaj pretendimi i trushumit kokemadh nuk qendrim.
Mos eshte kjo arsyeja?
Te gjithe me fareefis ´tregtaré droge ministrat tone te mbrendshme i duhen Rames?
Ja ke futur kot o Lorenc Vangjeli!Problemi i mos dekretitimit eshte vetem ne interpretim dhe arresyea perse Toto Likja nuk e ka dekretuar eshte se :Kryeministri Rama i ka paraqitur atij nje dekret per ministrin e brendeshem te Sander Lleshit dhe jo nje kandidature me emerin e Sandrit e per pasoj eshte ne kompetencen e presidentit qe ta firmos apo jo dekretin e kryeministrit!ketu eshte thelbi i problemit !Pra ne rast se Kryeministri do ti propozonte kandidature e z.Lleshi per minister te brendeshem ai nuk mund ta refuonte por vetem mund te bente formalitetin e duhur ,pra ta firmoste pasi zgjedhjen tij e bene kryeministri!kaq eshte meseleja se perse Toto Lika ka gjetur kte nyje e zvarrit firmosjen e z.Lleshi Miniser te Brendeshem !