Pas WhatsApp-it, edhe Messenger-i u vjen në ndihmë atyre që pendohen për atë që kanë shkruar.
Në çatin e Facebook-ut, ata që kanë dërguar gabimisht një foto ose kanë shkruar një frazë pa menduar gjatë për pasojat, mund t’i korrigjojnë gjërat, duke i fshirë para se marrësi t’i shohë. Lajmi është konfirmuar nga vetë Messenger, i cili e ka vendosur këtë opsion mes funksioneve të aplikacionit për iPhone.
Përdoruesit do të kenë 10 minuta për t’u penduar.
Pas kësaj kohe, nuk mund t’i fshijnë më mesazhet nga çati. Koha në dispozicion është më e paktë se e Whatsapp-it, i cili e kishte lënë vetëm 7 minuta fillimisht, por tani e ka zgjatur në 1 orë.
Mundësia e eliminimit të mesazheve para se të lexohen nga marrësi është përmendur nga Facebook që në pranverë të këtij viti.
Gjithçka nisi kur disa media zbuluan se themeluesi i Facebook-ut dhe menaxherët kryesorë të tij e kishin mundësinë për t’i fshirë mesazhet para se të lexoheshin nga të tjerët.
Pas publikimit të këtij lajmi, rrjeti social njoftoi se kjo mundësi do t’u jepej të gjithëve.(TemA TV)