Botohet për herë të parë ideja e projektit të Garashaninit i vitit 1886 për zhdukjen e shqiptarëve. Programet serbe të mëpastajme dhe shërbëtorët shqiptarë rankoviqistë të tyre në Kosovë dhe Shqipëri që ndjekin rrugën e Dushan Mugoshës. Qëndrimi i Fadil Hoxhës në vitin 1968 dhe ata që kërkojnë t’i ngjajnë Esta Pashës
Prof. dr. Hakif Bajrami
“Çka është mjaft, mjaft është, Kosova duhet të shpallet e pavarur dhe sovrane”, pat shpërthyer Presidenti i SHBA XHORXH W. BUSH më 10 qershor 2007 në Shqipëri.
Çka është mjaft, mjaft është, nuk ka “komb kosovar”, argumenton Kushtetuta e Republikës Kosovës. Por për një lagje shkronjashkruesish gazetarucë, (Nexhmedin Spahiu, Halil Matoshi etj, e tash edhe Leksikoni i Akademisë së Dacit, Ismailit dhe Hivzisë qe 25 vjet, kombi “kosovar” po promovohet edhe aty ku “vlon” urtia dhe dituria. Nuk ka qare pa reaguar ndaj tyre, sepse këta të pazëvendësueshëm nuk guxojnë të merren me Akademinë maqedone, sepse aty e kanë anëtar mentorin e tyre, dhe të atij që e injoroi Shqipërinë për 15 vite. Nuk po guxoj as ta marr me mend se si këta dijetarë e kanë “shtrirë për tokë” Akademinë serbiane ku vlon nazifashizmi. Po, nuk vuaj fare pse jam magjistër (1975) apo doktor i shkencave historike (1978/9), e ai i Shqipërisë mëmë nuk i kishte këta tituj fare deri më 1991, por e njihte historinë dhe gjuhën më mirë se unë. Po, ka pasur raste kur unë e kam pasë të njohur një çështje pak më afër realitetit se ata. Por, në atëbotë mësuam dhe e përvetësuam, se nuk jemi “ne dhe “ata”, por jemi Një, kudo e kurdo që e do nevoja: Shqiptarë. Hej idiotë, kujtoni vetëm heroin dëshmor Tahir SINANIN; kujtoni se çka bëri Nëna Shqipëri për Shqiptarët e Kosovës janar-qershor 1999. Nuk ju pranon dheu i Kosovës, varrmihës dhe varrprishës të Kombit, gjuhës dhe Shqiptarizmit.
Tani, këtyre gogolëve po ua përkujtojë se “Naçertania” nuk është aq “armiqësore” sepse ishte punë publike për Vjenën dhe Peterburgun, edhe pse e kam botuar intergralisht më 1986, për herë të parë shqip. Madje këta të Akadmisë së Prishtinës më thonin se i ka 455 faqe (I.A; G. Z; S.P; J. R; et)j. E dija se i ka 27 faqe dhe më patën bërë të dyshimtë mos jam në lajthitje. Edhe këta të shpikjes së “kombit kosovar”, nuk duhet të çuditemi se janë të asaj shkolle, që sot shkruanin se imami i tyre sivjet nuk e pranoi çmimin NOBEL, por për vitin që vjen do të jetë kandidat serioz, sepse “republika e Melkizedekut” do ta propozojë qind për qind!
Po ua kujtoj shpikësve të “kombit kosovar” se më 1886, një farë Gjorgje Popoviq-Daniçar, agjent i Jovan Ristiqit, i kishte propozuar Millutin Grashaninit, që ta hartojë një Projekt alla “Neçertania” (1844), me të arritura tjera. Dhe Millutin Garashanini e përpiloi. Emri i Programit quhet: “Upustvo za prosirenje uticja Serbije u Makedoniji i Staroj Srbiji” Beograd 1886-( Udhëzim për zgjerimin e ndikimit të Serbisë në Maqedoni dhe Serbi e Vjetër).
Këtë program po e bëj publike për herë të parë.
Aty ndër të tjera thuhet: “Kombi shqiptar është numerikisht më i madhi në Ballkan. Është shumë i zgjuar dhe i guximshëm, por me që është i ndarë në tri religjone, nuk e kemi vështirë ta ndajmë, dhe duhet ta ndajmë me propagandë (edhe pse do ta kemi vështirë, madje shumë vështirë ta ndajmë! –M.G), në dy ose tri pjesë. Një pjesë do t`i quajmë ARNAUTË, një pjesë do ta quajmë ARBANAS, një pjesë SHKIPETARË. Nëse ky propozim nuk ndez, pse jo mund t’i quajmë: Dibranë, çamë, kosovarë, shkodranë. Madje edhe BIBLEN, nëse ua botojmë, duhet në katër gjuhë, sepse nuk kuptohen në mes veti!”.
Ja, këtu, ju të “kombit kosovar” jeni shkollë e Rankoviqit dhe Dushan Mugoshës.
Në vijim, thuhet aty: duhet t`i shkatërrojmë ARNAUTËT copa-copa.
Urdhëroni dhe gjene këtë program “shpikës”, ju shpikës të “kosovarizmit”, ju të zgjedhur-notabel-aristokrat, dhe provoni t`i tregoni “elektoratit” tuaj se jemi ne që i “botojmë të parët”, siç i keni përvetësuar si PLAGIATORË të gjitha publikimet e mia pa hy ju kurrë në arkiva.
Po u tregoi edhe këtë se më 1949 Aleksander Rankoviqi u urdhëroi sejmenët e tij, që në frymën e idesë Daniçarit (1886), ta ndajnë kombin shqiptar në: “ALBANCI’ dhe “SHIFTARI”. Kjo këngë zgjati, deri sa fallin ua shporri Fadil Hoxha me LIGJIN KUSHTETUES të Kosovës, në shkurtin e vitit 1969. Por çfarë çmimi paguam? Lexone Procesin e Prizrenit (1956), ose rivlerësimin më 12 shkurt 1968. Fadil Hoxha më 20 janar 1968, në Sarajevë tha troç dhe guximshëm: “Të gjithë, për dikë jemi Albanci, e ne për veti jemi Shqiptarë, një gjuhë dhe një Flamur e kemi në trojet tona den baba den. Mjaftë ma, bile emrin mos na e ndani. Kosova nuk mundet ma të quhet “Kosovë e Metohi”, por vec KOSOVE, dhe pikë! ”. (Sarajevë, janar 1969).
Unë guxoj këto me i thënë, se kam mbulesë, po ju me tituj e shkolla me shti turshi speca e lakra, Pocerkat nuk shtihen turshi, por rriten shumë shpejtë, madje kur i hypin lisit sipër, fillojnë të krekosen. E kur i përfshin bryma, dihet fati i tyre. Nuk do t’u lejojmë të silleni me çështjen kombëtare si me një kooperativë bujqësore. Këtu diku pushon dituria juaj.
Pas çlirimit (qershor 1999) janë krijuar një sërë konceptesh politikaneske, si rezulat i injorancës profesionale, që të krijohet një hibrid “komb”, e që duan ta quajn “kombi Kosovar”. Madje ndihet edhe kjo në Shqipëri: “Televizioni kosovar…”. Kanë dalë shumë shkrolaxhinj dhe jo vetëm që po e përdorin dënueshëm këtë term, por edhe po ftojnë kombin të e dënojë, siç mendojnë turrshëm ata, të gjithë që janë të kësaj shkolle rankoviqiste pa dallim.
Kur është formuar kombi shqiptar, nuk do të shkruaj kësaj radhe, por po i udhëzojë pa pretendime diktati që ta lexojnë studimin e Akademikut Kristo Frashërit, për Kombin shqiptar, studim ky i botuar para disa viteve.
Historia e Kombit shqiptar është shumë e dhimbshme dhe për të dhe në të, më së shumti janë fërkuar qarqet parafashiste, fashiste dhe post fashiste serbe, greke, anadollake, italiane e çka jo, të ndihmuara nga Rusia dhe jo vetëm kjo. Gjatë shekullit XIX dhe XX institucionet serbe dhe jugosllave më vonë, disa herë i ndryshuan normat civilizuese dhe Shqiptarët e Shqipërisë Bregdetare i quanin ALBANCI, ndërsa ata të Shqipërisë Kontinetale Shiptari- (ARBANASI, zyrtarisht kur komunikonin me shtetet tjera-hb). E bënin këtë në leterkëmbimet diplomatike për të “deshmuar”, se ky komb që e fliste një gjuhë, e kishte një histori plotë luftëra për liri, e kishte një alfabet, diku me fitore e diku me humbje, por ishte histori që frymonte shqip, lëvizte vargoj gjaku shqip.
Për ta “vulosur “ tezen e tyre “Albanci” dhe “Siptari” tellallexhinjtë që këmbenin letra me diplomatë të karierave, aty kah gjysëm e shekullit XIX, vërshuan Evropën sidomos me informata se: “ Albanci” dhe “Arnautashi” , “nuk kuptohen në mes veti, sepse falsin dy-tri gjuhë”. Kur i doli kësaj propagande boja, sepse erdhën shumë misionarë të huaj, atëherë shkolla e “Naçertanisë” e shpiku se këta ARNAUTET flasin shqip por kanë dy dialekte.
Erdhi koha e mes dy Luftave botërore. Kosova quhet në dokumentet sekrete shtetërore “Nasha Irska”. Por shqiptarët që jetojnë në të, serbianët i quajnë ALBANCI.
Gjatë Luftës dytë botërore, termi “kosovarë” nuk është i popullarizuar fare në politikë. Por, pas viti 1945 Shqiptarët nga establishmeni politik titist do të NDAHEN në dy grupacione: Në ALBANCI, për Shqiptarët e Shqipërisë Bregdetare, dhe SHIPTARI përë Shqiptarët e Shqipërisë Kontinentale. Kjo terminologji do të valorizohet disi pas vitit 1966 dhe në të dy Shqipëritë, ( bregdetare dhe kontinentale), për sllavët ne jemi ALBANCI. Pas viti 1989 “topi” kthehet në pozicionet Albanci-Shiptari, krejt me qëllim për ta na ndarë, se gjoja nuk jemi NJË, se nuk kemi të drejtë të jemi Një. Lufta jonë çlirimtare, si unikat në Evropë 1992-1999, është zhvilluar me fondamentin se ne luftojmë si Shqiptarë, se ndihmën kryesore e kemi nga Shqipëria MËMË. Ky fakt është aksiomë dhe nuk kemi asnjë fije frike që ta themi, dhe nuk do ta fshehim kurrë, as prej nostalgjikëve titistë, as prej prepotentëve evropianë.
Tani po përqendrohem në temë. Me KUSHTETUTËN e Kosovës të vitit 2008, Prishtinë, që ka hy në fuqi më 15 qershor 2008 , NUK KA KOMB KOSOVAR. Dhe , me që nuk ka, çdo njeri që e keqpërdor këtë term, ai bën vepër antikushtetuese, bën vepër penale, aq më shumë kur propagandon diçka antinjerëzore, anticivilizuese. Për ta vërtetuar këtë po e citojmë Kushtetutën, në të cilën, në asnjë vend, në asnjë nen apo aline nuk e përmend termin “Kosovar”. Neni 1. Thotë tekstualisht: “ Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm. Në vijim , alinea 2: “ Republika e Kosovës është shtet i shtetasve të vet…”. Neni 2: “ Sovraniteti i Republikës së Kosovës buron nga populli, i takon popullit dhe ushtrohet, në pajtim me Kushtetutën….” . Neni 3. 1. Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike , e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera, e cila qeveriset në mënyrë demokratike, me respekt të plotë të sundimit të ligjit, përmes institucioneve të veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore”.
Ma gjeni diku në Kushtetutë termin “KOSOVAR”. Nuk figuron askund. Prandaj i leni ëndrrat e shkuara në histori dhe mos u merrni me kotësira. Le të zhvillohet Kombi shqiptar ashtu si duhet të zhvillohet, por mos dilni e ta kritikoni EDI RAMËN, që ta mbrojë KOMBIN E VET aty ku duhet dhe ku vlon uji në akull.
Ju shkrolaxhinj nepër gazetat e juaja dhe portalet e pista, një ditë do të turpëroheni se kujt i keni shërbyer. Kësaj radhe vetëm po u përkujtojë se GJUHA me normë letrare është kapital shkencor i kombit dhe ëndrrat në “tosk e gegë” mundeni t` i gjeni në përdorim, por jo në shkencë, kurrë ma.
Sa i takon Edi Ramës, më duhet si historian që jam t’i jap një këshillë: se politika e tij NUK duhet t’i ngjajë ndërtimit të “Urës së shenjtë”, sepse Ai mundet të ndërtojë ditën, por Vuçici po rrënon natën dhe ditën, e pas tij qëndron Akademia dhe Rusia. Edi Rama pa asnjë akademi, duhet të mos zemërohet në disa analfabetë që na servojnë që 17 vjet kozmoplitizëm evrpoian.
Se çka është kozmopolitizmi tregoi mos aprovimi i Kushtetutës së BE-së dhe Brexiti anglez. Shqiptarizmi në Kosovë do të jetë gjithnjë e ma i fortë. Ata që kanë ble diploma në Vjenë e gjetiu…, me punë të pista, një ditë do t`i zbulojnë vet padronët, sepse diçka kanë deponuar nëpër arkiva, me porosi që mos të hapen për një kohë!!! Faktet flasin vetë kur po provojnë të avancohen në “baballarë të kombit të ri”, që një ditë do t`u dali kancer i kufizuar që vlen vetëm për kokat e tyre të mykta. Ore, mjaftë na u kanë kërcënuar se: “Po e flisni gjuhën e Enverit!”. Tani nuk do t’ju durojmë ma, ore mejrana, lexojeni KUSHTETUTEN e Kosovës, nuk ka term “kosovar”. Shtetas të Republikës Kosovës-PO; “komb kosovar”-JO, as nuk ka pasë, as nuk do të ketë.
Në fund nuk dua të zgjatem më tej, por janë rreth gjashtë referate të kohës titiste, kundër gjuhës letrare dhe kundër NJEJTESISE standarde të Gjuhës së Kombit Shqiptar. Ato referate ose po i kopjojnë këta shpikësit e “kosovarizmit”, ose janë të paguar të mjegullojnë, e ju shpikës të “kombit kosovar” mendoni se nuk i ka askush dokumente të tilla antishqiptare, por nëse ka nevojë mund t`i zbulojmë. Por, pastaj ju nuk keni as vend për varr. E, nëse keni vendos mos të keni as varr, nuk ka dert, Beogradi ju pret krah hapur, dhe “miqësisht” si Esat Pashën dhe shumë të tillë.
Tirana është e natyrshme të kujdesemi gjithmonë për Kosovën. Ajo u kujdes si askush më mirë në botë më 1998/99. Por nëse krijohet “kombi kosovar”,, duhet të dihet se ne shqiptarët me qëllim po duam t`i denacionalizojmë edhe pakicat që jetojnë në shtetin e Kosovës. E një orvatje e tillë është antikushtetuese, pra nuk do të lejohet nga ata që na kanë ndihmuar. T`i ndihmojmë për Veti, të mos bredhim, sepse jemi Shqiptarë të gjithë, pa dallim regjioni.
Porfesor je Gjigand .E habiteshme qe ende egzistojne Rilindes te ketyre permasave ne gjirin e ketij populli te sfilitur.Respekte pa fund edhe mirenjohje pakufi.Ndergjegje kombetare e larte.Titan i vertete!!
Koqevaret duan te quhen Loqevare qe te largohen ose distancohen nga Shqiptaret e Shqiperise.Kaq shume i urrejne shqiptaret koqevaret turq.
Dhe une Shqiptare jam Kalec,por nuk I urrej Shqipetaret e Kosoves,por ty kalic degovici qe ta paska bere ndonje Serb Nanen
Nuk duhet lënë të bjerë në harresë
siç e fakton i Madhi Hakif Bajrami
Na deshën tresh u ndamë në pesë
por nuk lëvizim kurrë nga istikami!
nuk jeni as albanci e as skiptari e as arnaute
jeni qefllinj turq brez pas brezi (300 aspraxhinj)
dikur kjo ishte pune me leverdi (kur vinit si akixhinj pas trupave te sulltanit)
pastaj erdhi fatura (ne fillim te shekullit te 20)
kjo fatura vazhdon akoma
“Turq” qeflinj qe 500 vjet shkerdhyem mbare te gjithe ato toka qe sot quhen Greqi per kete jemi krenare hajahahahahaha akoma ndihet kokodani yne ne ato ane
muhamet qeflli Turku-a na ha mutin neve shqipove! Ha, ha, se mbase te ben mire e mbase te edukon edhe ty dhe ca qenefe te tjere qe komentojne ketu ne TEMA nga te dy anet e kufirit.
Respekte profesorit Hakif Bajrami per artikullin brilant.
Nje bravo te madhe dhe faleminderit zoti Bajrami.
Respekte profesor!
Respekt per mendjen tuaj te kthjellte dhe te verteten qe lartesoni , profesor !
Eshte shume e sakte. E vetmaj rruge e shqiptareve eshte realizimi i amanetit te Kuvendit Kombetar te Vlores me 28 Nentor 1912; rruget e tjera te cojne ne tradhti!
Qendron atje LART!
Atje ku te kerkon KOMBI!
Qendron FLAMURTAR e MENDJEKTHJELLET sic te kerkon KOMBI!
Heeeeeeeeeeej , PROFESOR !!!!
RESPEKT dhe vetem RESPEKT mencurise dhe penes tende te ARTE e BRILANTE!!!!!
TE PASTE KOMBI ne LARTESINE QE TE KERKON !!!!!
Ata zoterinj qe mendojne se ka komb kosovar duhet te pranojne qe paska edhe komb i maqedonise arnaute ,komb cam dhe ai shqiptardmth.ne u ndakemi ne kater kombe.O ju placin syte.Ate te carturin NEXHMEDIN PSEUDO INTELEKTUALIN MATOSHI dhe kush mendon si ata .Jeni per tu lidhur.Jeni mijra km larg shkences dhe te vertetes.Jeni koshi i plehrave te historise jeni fundrina.Jeni injorant,te prapambetur ,te mefshte.Turp te keni fundrina. Dhe pastaj fajsoni te tjeret qe na kane lene mbrapa.Skemi as 100 vjet qe mezi po shkruajme gjuhen tone kur te tjere kane 2500 vjet sepse gjate historise na kane dale plehra si puna juaj.Mallkuar qofshi perjete.Mos harroni te merrni dhe Lubonjen se edhe ai nuk njeh simbole kombetare por vetem veten e tije deshtak
X Y JE NJE COPE IDIOTTI QE EDHE NE BOTEN MBARE SE KAM PARE DHE KAM 25 VJET NE BOTE … JETOJ NE FRANCE KA PARE SHUME VENE NE BOTE …POR NDERI SI ALBANEZ ASNJEHRE SME KA LENDUAR ..JE SUIS FIER QUE JE SUIS ALABANAIS JAM KRENAR PER GJITHE JETEN …NENA BABBI IME ISHIN SHQIPTARE DHE KREANARE MEGJTHESE VARFERIENE QE BENE KAMUNISTAT ..PRAP ESHTE NDER TE JESH SHQIPTAR … TE VIEJE TURP …POR JE TURK JE NE ZEZAK ARAB QE FELT KESHTU SHIKONI XHAKEN SHAQIRIN QE JANE KRENARE PER SHQIPTARET ..DHE NE JEMI KRENARE MA ATO DHE KOSOVA ESHTE SHQIPERIA ..RITA ORE BEBE REXHA JANE SHQIPTARE QE NA BEJEN KRENARE NE BOTE …PER NJE ZVARRANIK SI JU NJE COBAN TURK E KENI PER DETYRE TE NA NDANI HE TJA THITHNI PUTINIT SIC PO BEN ER DOGARI TANI … VIVE ALBANIA ..ILLIRA . DHE KENI 100 VITE QE ESHKRUAJE GJUHEN TOE ..TE BUKUR …SEPSE ARABET TURQ NUK DONIN TE KUJTONIM OIGINIEN TONE SIC PO E BEJEN ME KURDET TANI SEPS JANE QELBESIRA JANE FELIQESIRA ARABE ……. JE T EN MERDE TETE DE BITE …
Respekte edhe nga une profesor.Mendjet e ndritura te ketij kombi kane dhene drite me penen e tyre kurdohere.Ju lutem shkrime te tilla sa me shume.Ndergjegjia e nje kombi formohet dhe forcohet kur njerzit e mencur ate qe dine e ndajne me te tjere. FALEMINDERIT
Jemi Shqiptar nga Presheva në Tivar, nga Manastiri në Janinë, .
RRESPEKT PA FUND PROFESOR.
NUK I HEQ ASNJË PRESJE ARTIKULLIT, BRAVO.
HALIL KODOSHAT MATOSHAT ME SHOKË JANË MBETURINAT LLUMI I KOMBIT TONË TË NDRITUR.
PËRSHËNDETJE NGA KORÇA ATDHETARE.
TË LUMTË MËNDJA DHE PENA O ZOTI BAJRAMI…!
E kam ndjekur me shqetesim këtë lloj perpjekje të disa tradhetareve,disa të shiturve si ai lepuri me emer Matoshi që me kujton nje pseudomagjistar nga Tropoja që nuk po I degjojet me zeri.
Ti nuk e ke thene troç por po ta lexosh me kujdes shkrimin e gjen midis rreshtave ate që do e them unëtroç.Kone(jane ata lloj qenësh sa nje mace) te tilla që kauisin per krijimin e kombit kosovar nuk lehin kot.Ato ushqehen nga disa lango politikan aty ne trojet shqipetare.Nuk është çudi që keto qënushe paguhen si disa hoxhallare nga policia sekrete serbe e cila është ulur kembekryq ne jeten e shoqerise dhe politiken kosovare.Pra keta lango mejhanesh nuk lehin kote pa u ushqyer.Pra per mua Hashimi e gjer tek Enver Hoxha i Kosovës janë fajtoret që behet kjo propogande në dem te interesave te kombit shqipetar.Arsyeja dihet,sepse nje bashkim i kombit u heq atyreve privilegjet,u heq pushtetin.Fjala e Kryeministrit Edi Rama në konferencen e shtypit gjate visites ne Beograd na i çoi zemrat peshë dhe na beri krenar,apo jo…Nuk mund ta harroj Enverin tuaj këtë lepur rritur në livadhe pa ujë t’i kundervihej Edi Rames per tekstet e librave ne Presheve.Kush është enveruci I hashimit…???!!!Askushi.Edi Rames te mbroje e te flase në emer te kombit ja jep preambula e Kushtetutes shqipetare ,prandaj enveruci i hashimit meriton nje :FUCK OFF !Prof Bajrami (ne nëVlorë te therrasim Barjam ?) shqetesimi juaj është mese I drejtë,prandaj si intelektual i shquar shkruaj në shtyp,dil ne emisione televizive dhe çirrua maskën ketyre te shiturve.Pavaresisht se Franca e njohu Kosovën shtet,por është ajo që shkaktoi problemin Mitrovice,duke mos lejuar që UÇK-ja ti nxirrte jasht Kosove ata serbe që moren pjese ne krimet kunder shqipetarëve,që vodhen shtepite e shqipetareve kur ata nën terror lanë shtepite e tyre dhe erdhen në token amë.(Familja ime në Vlorë ka strehuar nje familje nga Talinovci i Ferizajt).Me këtë dua te them se ne duhet te jemi te kujdesshem nga keta pseudomiq që mbas shpine punojnë per serbët.Edhe USA me Trapin (Trump) në krye po i shkakton telashe gjithe botes,jo më Kosovës që nuk do t’ja dijë.Ideja e çmendur e thaçit apo thaqit dialektor është teper e rrezikeshme,prandaj duhet ndalur.
Respekt e nderim per ju i dashur professor Barjami ?. Londër
Bravo per ju shqiptar ne gjak e ne gjuhe,prof Akif Bajrami.Shume mire qe e citoni “Nacertanien”,le te shikojne veten tek ajo,te gjithe te shiturit,ketej nga Shqiperia Londineze dhe andej nga ju.
hahaha,kur u qpik kombi Jugo-sllav( kohe e Titos),disa shqiptar te mjere u rexhistruan si jugosllav (lexo-sllav i jugut).hahaha!.
Kosovar quhen banoret e Kosoves;shqiptar ,srb,turq,rom etj.
Thuhet; une jame shqiptar nga Kosova.,Shqiperija,Maqedonija
Kombi Kosovar hahaha .Po gjuha qe perdorin mos qenka Kosovare, jo shqipe?!
Gjuha eshte si ADN-eja. e kombit.
Ka komb Austrijak,Zvicran,Kanadez…. ?,Jo. Ka popuj,pjes e kombeve(gjerman,italian,francez….)Emri qdo hera nuk eshte percaktues;shtet komb, si psh:Gjerman-Gjermani.
Kombi kosovar ka prapavi djallezore,perqarese .
Pjella e Hamzajt,E.Pashes nuk shuhet lehte,ka rrenje tek i huaj nga i cili edhe ushqehet.
-pike-
Prof A.Bajrami ,ishte ai qe me kopetence e zgerlaqi Sali serbin si dhe i kerkoi te takoheshin ne nje emisjon televiziz ,te debatonin
midis tyre ,por kopili i serbise nuk u be i gjalle ,ndrime dhe respekt profesor !
Gezohem qe lexoj nje Mendim e analize Shkencore e Patriotike..Artikullin vendoseni ne TEKSTE SHKOLLORE ne SHQIPERI e KOSOVE…Te uroj Jete te gjate Profesor jo vetem per JU por edhe per SHQIPTARIZMIN:
Eshtë për tu qudit me njerzit e kohes se demokracis 89-97 se si e perjetuan fillimin e luftës në kosovë
Këta njerz te pa kurriz, butakët qe pas fuftëe se UÇK-së mundohen të ecin Vertikallisht duke menduar se mund të
qendrojn në këmb, duke fol mar e mbrapsh në emer të *Kombit Kosovar*, harrojn se Ata të cilet Flasin për Kosovë dhe Shqiptarin
jan ata qe nuk e mohojn veten dhe Kombin e Tyre. Nese te tillet qe mendojn qe ka komb Kosovar duhet ta din se nuk kan tok në Teritoret
Shqiptare.Eshte mir qe sa me par te tillet te kuptojn se nuk mund ta vazhdojn rrugen e Titisteve dhe Rankoviqisteve
sepse ju tregoj UÇk-ja se kush JEMI. Azem Vllasi u deklaru në gjyq si Jugosllavë duke mohu veten si shqiptar, edhe Ju Spahoviqe e
Matosheviqet jeni te Till.