Gjermania mbështet anëtarësimin e Kosovës në Interpol

9 Nëntor 2018, 15:13Rajoni TEMA

Gjermania ka ofruar mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Kështu të paktën thuhet në letrën që kancelarja Angela Merkel ia ka dërguar kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në lidhje me kërkesën e tij për ta ndihmuar anëtarësimin e shtetit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Haradinaj e ka publikuar në rrjetin social Facebook letrën e plotë të kancelares Merkel.

Gjermania mbështetë fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Këtë e konfirmon letra nga Kancelarja Angela Merkel, të cilën e pranova sot përmes ambasadorit Christian Heldt. 

Mbështetja e fuqishme e Gjermanisë mike për anëtarësimin e Kosovës në Interpol vjen në një moment kyç për konsolidimin ndërkombëtar të vendit tonë. 

Kancelarja Merkel vë në pah se ky akt do ta fuqizojë integrimin e Republikës së Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare, dhe është në shërbim të përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe hetimit të krimit transnacional. 

Thellësisht mirënjohës shtetit gjerman për mbështetjen e vazhdueshme.

2 komente në “Gjermania mbështet anëtarësimin e Kosovës në Interpol”

  1. Iliria e bashkuar says:

    Faleminderit shume Gjermania

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje