NATO përkrah ushtrinë e Kosovës: Nuk jemi kundër

8 Nëntor 2018, 16:02Rajoni TEMA

Një zyrtar i NATO-s në një konferencë në Beograd tha se NATO nuk është kundër ushtrisë së Kosovës.

Robert Pszczel nga Divizioni i Diplomacisë Publike të NATO-s, tha në javën e NATO-s në Beograd se transformimi i Forcës së Sigurisë Kosovës është e drejtë e qeverisë në Kosovë, por se çdo zhvillim duhet të kryhet në përputhje me Kushtetutën dhe në konsultim me bashkësinë ndërkombëtare, raporton Sputnik.

Kur është fjala për praninë e KFOR-it në Kosovë, sipas Pszczel, “nuk ka plane për të reduktuar ose ndryshime diçka dhe prania e tij varet nga situata e sigurisë. Pozicioni i NATO-s është se kërkimi për një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët duhet të vazhdojë”- tha ai.

Ndihmës ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Branimir Filipoviq tha se qëndrimi i Serbisë se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës është në kundërshtim me rezolutën 1244 të OKB-së.

1 komente në “NATO përkrah ushtrinë e Kosovës: Nuk jemi kundër”

  1. ? says:

    Numri i popullsis ja lejon përkrahrjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje