VV: Thaçi po përpiqet të blejë njohjen nga Serbia me territor të Kosovës

8 Nëntor 2018, 14:59Rajoni TEMA

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë të enjten se pavarësisht pse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka manadat nga Kuvendi i Kosovës, ai po insiston në arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, raporton rel.

Konjufca i ka bërë këto komente në një konferencë për media ku ka komentuar takimin e radhës ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Ai ka thënë se Thaçi e Vuçiq e kanë ndryshuar taktikën e takimeve, duke i realizuar ato pa një paralajmërim paraprak. Sipas tij kjo është hera e parë që për takimin e sotëm në Bruksel, opinioni në Kosovë të njoftohet vetëm një ditë më herët.

“Presidenti Thaçi është në gjendje që të paguajë njohjen e Serbisë me territor të Kosovës”, është shprehur Konjufca.

Sipas tij, deklaratat e Thaçit për korrigjim të kufirit dhe përfshirje brenda kufirit të Kosovës komunat, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, janë vetëm mashtrim dhe asgjë tjetër.

3 komente në “VV: Thaçi po përpiqet të blejë njohjen nga Serbia me territor të Kosovës”

  1. ???? says:

    BE se lejon Serbinë që të njohi Kosovën,ndaj mos humbni kohë kot me ta.

    1. XX says:

      Na e shpjegon perse nuk e lejon BE ta njohe KOSOVEN???????

  2. Baliu says:

    Para shum vitesh Albin Kurti e pat shkruar nje artikull me titull: Falje territori per karrige ne pushtet. Ishte fjala per falje territori Maqedonise.
    E tash ka ardhe puna: Falje territori per karrige elektrike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje