Xherdan Shaqiri mendon largimin nga Liverpool

9 Nëntor 2018, 12:11Sport TEMA

Xherdan Shaqiri po shqyrton mundësinë e largimit nga Liverpool.

Mosgrumbullimi i fundit për ndeshjen në Beograd nuk i ka pëlqyer lojtarit me origjinë shqiptare i cili ka një ofertë konkrete nga Galatasaray.

Një tjetër arsye që po e bind sulmuesin të largohet është edhe mos aktivizimi i rregullt nga ana e Jurgen Klopp në këto 6 muaj me Liverpool.

27-vjeçari u ble këtë verë për 15 milionë paund dhe ka një kontratë deri në vitin 2023 me “The Reds” të cilët nuk e shikojnë të arsyeshme të privohen në janar nga ai ndërsa në verën e ardhshme klubi do të ishte më fleksibël për ofertat në drejtim të Shaqirit.

6 komente në “Xherdan Shaqiri mendon largimin nga Liverpool”

  1. Klimax says:

    Si te afron gjaku!

  2. Blaublut4 says:

    ti qe thua i o pirdhe e ke gjaku e prishur!?

  3. Blaublut4 says:

    Ti qe thua ik o pirdhe, e ke gjaku e prishur!?
    Shaqiri i thote ik o pirdhu ne sy Liverpolit.
    Kurse ti thua pas webit, se je frikacak.
    Leku dhe emri i madhe i Liverpulit, nuk ka vlere me te madhe se nderi dhe lavdia, ore ik o pirdhu.

    1. Tironci Lugano says:

      Nese Shaqiri nuk e kupton dot perse nuk u grumbullua ne ndeshjen ne Beograd do te thote qe skupton asgje.Shaqiri duhet te jete i vetedishem se luan per nje klub te madh dhe veshtire te luaj rregullisht duke pasur parasysh emrat e tjere qe luajne ne mesfushe.Tek Liverpool ka shum demtime ndaj opsioni me i mire per te do ishte vera qe te largohej drejt Turqise.Kampionat qe eshte ne mundesite e Shaqirit.

  4. ABC says:

    Vetem dje, Shaqiri deklaroi se eshte shum i lumtur ne Liverpool dhe se ndihet me fat qe eshte duke punuar me Kloop.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje