Meta reflekton për dekretimin e Lleshit, fut në "lojë" Ruçin: Do bashkëpunojmë me 3 institucione

10 Nëntor 2018, 14:30Politika TEMA

Presidenca ka reaguar një ditë pasi kryeministri Edi Rama propozoi sërish për dekretim emrin e Sandër Lleshit për postin e ministrit të Brendshëm.

Përmes zëdhënësit të Ilir Metës, mësohet se presidenti “ka nisur procesin e bashkëpunimit me institucionet përgjegjëse për të marrë përgjigje të qarta, të plota dhe shteruese ndaj të gjitha çështjeve për të cilat Presidenti nuk mundi të sqarohej herën e parë, pavarësisht nga përpjekjet e tij të vazhdueshme për bashkëpunim”.

Në reagimin e presidencës thuhet: 

“Reagim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi në lidhje me propozimin e ri për emërimin e z.Sandër Lleshaj si Ministër i Brendshëm

Prej ditës së djeshme, pas mbërritjes së propozimit, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka nisur procesin e bashkëpunimit me institucionet përgjegjëse për të marrë përgjigje të qarta, të plota dhe shteruese ndaj të gjitha çështjeve për të cilat Presidenti nuk mundi të sqarohej herën e parë, pavarësisht nga përpjekjet e tij të vazhdueshme për bashkëpunim.

Lidhur me këtë proces të ri, Presidenti ka vendosur të informojë mbi kërkesat e tij edhe Kryetarin e Kuvendit, pasi procedura e emërimit të një ministri është proces bashkëpunimi i detyrueshëm e kushtetues midis tre institucioneve (Kryeministri, Presidenti, Kuvendi).

Presidenti Meta është i vendosur të përmbushë përgjegjësitë e tij kushtetuese me rigorozitet dhe brenda afateve kushtetuese, vetëm në interes të respektimit të Kushtetutës dhe forcimit të sigurisë kombëtare ku Ministria e Brendshme ka një rol kyç”, nënvizohet në deklaratë. (TemA)

2 komente në “Meta reflekton për dekretimin e Lleshit, fut në “lojë” Ruçin: Do bashkëpunojmë me 3 institucione”

  1. Lennard says:

    Pirdh o zedhenes i Bajges Pe Floriri.Nuk u a mban Suma te vazhdoni Karshillekun .Po prisni dhe ca Kohe :Ne REC do te perfundoni Si Kompani Hajdutesh dhe si LSI Banditesh.

  2. Flutura says:

    S’ka nga t’ia mbaje, ka Cecua bicak.
    U injorua vete me gjithe grupin e tij truthare per rreth vetes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje