VIDEO/ Rama pas trazirave në Bularat: Tani do mendohen mirë nëse do vijnë përsëri. Djali i Sheqeres derdhi helmin e urrejtjes!

10 Nëntor 2018, 20:47Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zhvillimeve në Bularat, ditën e përcjelljes për në banesën e fundit të Kostandinos Kaçifasit.

“Shqipëria e mirë e tregoi edhe njëherë vetën me sjelljen e vet në ditën e turpërimin e flamurit fqinjë nga një grusht njerëzish që nuk përfaqësojnë as popullin grek dhe as Greqinë në asnjë mënyrë. 

Por kush mirësinë tonë e merr për dobësi, dje dhe sot, e mori mesazhin se në këtë vend nuk hyn dot ata që kur vijnë kujtojnë se mund të gjejnë këtu sheshin për përsheshin e neveritshëm të urrejtjes, ndasisë, konfliktit me Shqipërisë e Greqisë e popujve të tyre, që e kanë përshkruar rrugën e historisë duke ndihmuar njeri tjetrin”, tha Rama ndër të tjera, duke iu përgjigjur përmes një videoje postuar në faqen e tij në Facebook, interesimit të disa komentuesve.

Ai nuk ka lënë pa sulmuar edhe deputetin Sali Berisha për qëndrimin që mbajti në lidhje me vrasjen e ekstremistit të armatosur, Kostandin Kaçifa.

“Mirë sedërllinjtë, por ne kemi kadrinjtë dixhitalë. Ish-president dhe ish-kryeministër. I biri i Sheqeres dhe e derdh helmin e urrejtjes në mexhelis sikur të ishte  djali i vetëm i Anakondës” – tha Rama referuar amësisë së Sali Berishës.

“Imagjinoni se çfarë marrëzie do kishte qene dhe se me çfarë turpi kombëtar do ta kishim varrosur emrin e Shqipërisë botërisht, sikur të mbyteshim në lugën e çorbën e Agimit të Artë dhe kadrinjve gojë–baltë që janë kudo njësoj e që njësoj e turpërojnë çdo flamur, çdo gjuhë, çdo popull e çdo njeri normal të kësaj bote. E paimagjinueshme.

Vetëm mendoni një sekondë sikur shteti ynë të përplasej me policinë, me ata jabanxhi që erdhën, lanë namin e tyre të zi edhe në Shqipëri dhe ikën pasi keqtrajtuan të ashtë-quajturin heroin e tyre.

E pamendueshme. Shumë prej tyre s’do hyjnë dot më në Shqipëri, të tjerët do mendohem mirë nëse do vijnë përsëri dhe kush thotë se për ata përçudnim të ceremonisë mortore fajin e paskësh varreza e ushtarëve të rënë gjatë luftës italo-greke duhet të vizohet, nuk është mirë.

E paska respekti për të vdekurit fajin pse dalin nga fiqiri të gjallët? E paska respekti për të ikurit të botën tjetër për vlerat e humanizmit në tërësi fajin pse në këtë botë njerëzit ndodh të kthen në hiena dhe ti klithin si korba njerëzimit vlerave? 

E paska respektin për historinë e një fqinjësie të mbushur me njerzillëk mes të thjeshtë fajin pse njerzillëkkun e fqinjësisë së mirë i bien me shqem kadrinjtë e politikës e të medias në politikën e dy shteteve? Broçkulla”, u shpreh kreu i qeverisë.

35 komente në “VIDEO/ Rama pas trazirave në Bularat: Tani do mendohen mirë nëse do vijnë përsëri. Djali i Sheqeres derdhi helmin e urrejtjes!”

  1. Edis says:

    O Edo, atë video të reneas pse nuk e nxjerr në media?
    Po atë makinë policie që nxorre me vrima kallashi pse nuk e pa njeri tjetër veçse mediat e SHIKut?
    Fotoja origjinale ka vrima pistolete dhe i ndjeri “kocifoz” nuk kishte pistoletë e?
    Ai polici që e stisi këtë pse është vënë në mbrojtje bashkë me familjen e tij?
    Po wordi që është dërguar për ngjarjen nga policia pse ka “datë krijimi” disa orë para se të ndodhte incidenti?
    Po në duart e të “marrit” nuk kishte shënja se ka qëlluar e? Ndaj e mbajtët 10 ditë? Apo prisnit që njerëzit e paguar me 1000 euro në muaj nga SHIKu në “Krisi Avgi” të organizoheshin për incidentin e varrimit?
    Nga 52 a janë nja 7 prej tyre agjentë të SHIKut?
    O Edi harrove se teknologjia moderne nuk gabon. Dhe kthehet ndonjëherë në bumerang cdo idiotësi.
    Të fala nga Shangai.

    1. Tan_Tironci says:

      O gjyshe, kur te rritem dua te behem shkerdhate!!!
      Aman, te keqen, veç grek mos u bej.

    2. te flasim si njerez says:

      Larg paske ikur, ne shangai,Edis, dhe angjentin si babale e ben shume mire.

  2. turpi i DIMOKRATIA-s eshte se ,ajo na detyron te degjojme e dhe mendimin e budallenjeve.......''[Bernard Show] says:

    ruajna o Zot nga te tredhurit do te shoshte dikush……………..bjeri gerrnetes ne nje vrime!

  3. Koci says:

    Shume e saktë!! Nuk mund të bëhej ndryshe këtë radhë, provokatorët dolën huq se ishte skenar i përgatitur për të marë , pse jo dhe pushtetin në Athinë. Llafet e njerëzve nga fb. janë dokrra!
    Patriotët e vërtetë e bëjnë me vepra të mira patriotizmin. jo me fjalë.
    Respekte Edi Rama për këmbënguljen dhe punes me dashuri për të ringritur Shqipërinë.
    Gabimet janë njerëzore.
    Kurajë o Shqiptar i Madh.

  4. Shpellari sheqeres ka 28 vjet qe derdh zeherrin mbi vendin dhe popullin.
    Ai ka 28 vjet qe vret vjedh shkatrron tall menderen me ty dhe gjithe popullin dhe ju bashke nderkombetaret nuk jeni ne gjendje ti hidhni prangat.

    1. Sali Gerdeci says:

      Amin dhe te lumte goja!

  5. Timi says:

    Respekt zoti Rama! Bravo te qofte! Ne dy rsdte ke treguar klas e qe je politikan kalibri, vite frite larg nga monsyra e Sheqeres dhe kadrinjeve te politikes sone.
    1. Fjalimi dhe reagimi briiiant pas gomarllekut te hajdutit ptesident, qe shkeli kushtetuten dhe nuk dekretoi minisyrin e brendeshem.
    2. Maturia dhe largpamesia e tregusr me hijenat e Agimit te Arte grek dhe grushtin e dhene me”doreze te bute kadifeje” per ndalimin e 52 hijenave te shkelin me ne Shqiperi.

  6. Millosh kopiliqi says:

    Grekët ti marrin ata eshtra të ushtarëve, ti çojn në helaqistan për ndryshe ne do pshurrim mbi ta. Mjaft më me përkdhelje ndaj minorikarëve, patjetër ti çërojmë hesapet me ta.

  7. pjeter says:

    Zoti kryeminister, po Kacifas c’fare ishte? qe ta kuptojme mire edhe ne. Ishte terrorist? sepse ate beri terroristin, ishte ekstremist? po, ate beri, ishte i veshur me uniforme greke? ashtu ishte, ishte pjestar i agimit te arte? me aq sa shkruhet e thuet, ishte, ashtu sic ishte i veshur dhe i armatosur, hapi zjarr kunder forcave tona te rendit? po hapi,e nderoi shteti grek ate person? po,e nderoi parlamenti grek,si vorioepirotin e vrare nga policia shqiptare, u varros si ushtar? po u varros si ushtar i rene hero. Tani akoma do te na thuash se ata bashibozuke ishin pa dienine e shtetit grek?Ne nuk mund te mbajme pergjegjesi per derrat e tyre zoti kryeminister, le ti mbajne ne pyllin e vet. Ata zagare nuk duheshin te lireoheshin, sepse shkelen rende legjislacionin shqiptar, dhe duhet te dilnin perpara gjyqit, ishte gjykata qe duhet te vendoste, se duhej te liroheshin apo jo. Tani thoni qe 52 shtetas greke jane shpallur non grata, dhe ne te njejten kohe prokuroria e gjirokastres hapi ceshtje penale. Zoti kryeminister, a nuk ju duket nje tallje kjo qe po behet?ata duhej te ishin brenda , tani c’fare ndjekje ligjore eshte si i larguat nga shqiperia? ata kryen vepra penale ne territorin shqiptar, ishin ne territorin shqiptar, disa u ndaluan me te drejte nga policia e shtetit, dhe cuditerisht i percillni tek dera, qe me pas mundesisht ti gjykoni?Keshtu funksionon shteti ligjor si pas metros tuaj zoti kryeminister?Ata kercenuan rendin kushtetues, dhe nuk ju ndodhi asgje, shteti grek duhet ti denonte, e jo te nderoje terrorristin si hero, dhe te na kerkoje llogari llogari pse i nxorret non grata, Sot shteti yne duhej ti dergonte nje note proteste shtetit grek, pse nuk denoi ate qe ndodhi, por nderoi si ushtar vorio-epirot, te rene ne lufte me shqiptaret. Shtei yne nuk u tregua i matur zoti kryeminister, pavarsisht se ju pelqen ta quani keshtu, u tregua i dobet si shtet ligjor, perpara syve te botes perendimore.

  8. alb says:

    E di ky kryeminister arrogant I paedukate qe nuk i lejohet te fyej popullin e tij te pakten publikisht. Kryeministri nuk esht adoleshent gjimnazi qe ben statuse fb per nje ngjarje kaq te rende por ti dilte zot shtetit perpara se te ndodhte e jo te lejonte komandot e Agimit te Arte te benin atë qe bënë.
    C’hyn këtu plehrat , dritat, taksat, infrastuktura.
    Kjo ska lidhje me ngjarjen në fjalë.
    Dy nga ata që kënduan apo mbajtën iso ne korr kur u mallkuan shqiptarët para e mbrapa ja paguan ti rrogën me taksat e atyre që hedhin plehrat nga dritarja.
    Lëri prozat e vjershat mediokre se nuk preken grekët nga derdellitjet e tua.
    Ne vend qe te ulesh kokën e te kerkosh falje publike fajëson publikun për nacionalizem. tarrallak

  9. Homeri Shqyptar says:

    Thjesht FANTASTIKE..nje nderthurje briliante mes At Fishtes dhe Konices..rralle here ke fol kaq thjesht e bukur dhe t’falenderojme per ndjesine e mire qe na dhe ne Shqyptareve tjere

  10. eleΥΘeriskeΨi says:

    Sa dite do mbaj kriza e ketij adoleshenti qe kujton se do i shpetoj dote gjykimit perse nuk e arrestuan por e vrane Konstandino dhe i zhduken provat.
    Ethnokatharsi ndaj vorioepiroteve do besh o derdimen xrisavgjit duke mos i lejuar te vijn stin patridha ne shtepit e tyre??

    1. pjeter says:

      Ore juve ju paskan shti trute e gajdurjes kleri politik grek. Pse ore arqidhje,me te vertet mendoni se mund te shihni si ne leme, e si tju doje qefi ju, pa ju hyre asnje gjemb ne kembe?Ore, ne ju kuptojme mire ju PALIKARET E NEO PATRIDHAS, duhet ti mbroni eurot qe ju japin Koqiasit,dhe beni shume mire, perderisa te vazhdojne te jene kaq arqidheje edhe ata qe ja u japin.Ju vazhdoni, por mos e egzagjeroni me arme e me thirrje leshi, se perfundoni keq. Ju duhet ti puthni doren dhe jo ta shani kryeministrin, qe neperkembi shtetitin e tij , vetem vetem per te arritur, qe ju te mos shkonit per lesh qeni.Kthielloheni pak llogjiken ore te mjere, se po ju marrin ne qafe, nuk e shifni so po ju shesin si mish per top per dy euro te qelbura?Lere re patridhen ti, mos na çani lulushin me argumente te tilla idiote.

  11. Roberto says:

    Te falte zoti Rama per fjalen e bukur qe ju the zagareve te medias,plehut dixhital, politikaneve provokues,nacionaliste dhe te ndyre te te dyja vendeve. Keshtu i do mushka drute dhe kete pergjigje do marre sa here qe do e genjeje mendja per qellime anti shqiptare.

  12. Trimat says:

    Po zoti Rama ju shpallet qe 52 veta qe mos hyne ne territor shqiptar por kete e bet nen presionin e ketyre kadrnjve sic thua ti fal ktyre digitaleve se ndryshe do ju kisht vene kapakun sic politika eketyre viteve ja ka vene gjithmon.Dhe keto masa qe ju po merrni nen presion e popullit se po te ishte per ty dhe Saline grekun dhe agimin e arte do I shikonim duke hedhur valle ne Tropoje.

    1. jo keta 52 duheshin shpall non grata,por duhen shpall non grata edhe saliu me dule jevgun,edhe keta kadrinjte turkoshak dhe keta antishqiptaret qe fshihen pas comp dhe i dalin ne mbrojtje terroristave te agimit te dhjere.
      jane keta kadrinjte qe shkojne ne siri dhe kthejne sumen perpjet kur pellet callma ne mes te Tiranes.

  13. Sinqeritet says:

    Edis-Shangai,Nuk besoj te jesh me shqiptari,por koskelepires.Nuk ja vlen te merresh me ty.
    Ju kujtoj:Ne Gjermani ,ne stadium,extremistet u egzekutuan pa i lejuar te shkrehin armet.
    Kjo eshte Demokraci.

    1. Edis says:

      Në Shangai ka Edi yt lekët që të zhvat duke shitur nacionalizëm o bukurosh.
      Thjesht unë isha prezent tek ngjarja.
      Prit pak se do i plasi Edit skandali ose do firmos detin shpejt se Grekët do përdorin provat për te marrë detin deri në Mars.
      Kush çan kokën për “kocifon”. Iku ai.

  14. Sinqeritet says:

    Edis-Shangai,Nuk besoj te jesh me shqiptari,por koskelepires.Nuk ja vlen te merresh me ty.
    Ju kujtoj:Ne Gjermani ,ne stadium,extremistet u egzekutuan pa i lejuar te shkrehin armet.
    Kjo eshte Demokraci.
    alb-Gjynah qe ke vene kete pseudonim qe s’e merriton.

    1. Michael says:

      Kur ka ndodhur kjo mor ka…. Sinqeriteti?

  15. GJERGJI says:

    Ti more “EDIS” nga shangai,qenke me gjthe kuptimin e fjales nje Loqe (kari ), Qenke nje komentues merre-merre.Komennti Po te pyese nga i more vesh per cobanin e bagetive ne Bularat te gjirokastres o SHANGAIST i Kines??. Komenti i jote,koment haleje dakort je o shangaist.

  16. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Pergjigje e merituar per talebanet Grek.

  17. Korabi says:

    Edi! Je njeriu i duhur, ne vendin e duhur dhe ne kohen e duhur. Shkrimi i mire. Te lutem, mos permend emra nenash, se nuk i pershtatet intelektit tend.

  18. Mikel says:

    Edo je evrope kjo eshte kultura qe do i duhen vite shqiptarve ta msojne , nje sjellje e.mire dhe korrekte e “vret me shume ” se shtypja me.tanche ne bularat …bravo dhe reneas per prefesionalizem ,qe nuk pati viktima te pafajshme

  19. rroku says:

    Kjo tolerance qe u tregua ne Bularat eshte e turpshme dhe qofte e fundit sepse ne Greqi po te dalesh me flamurin kuqezi te vrasin. Nuk eshte vetem qendrimi i atyre fashisteve qe kishin ardhur por dhe i kryeministrit Grek me ate fjalim te ndyre. Qendrimeve te tilla duhet ti pergjigjemi me te njejten monedhe sepse pastaj shtetit i heqin breket. Sa per qendrimin e opozites dhe Sali kriminelit ske cthua se eshte i njejte me ate Serb se te tille jane UDBash.

  20. . says:

    Kostantini eshte i lumtur ne boten tjeter.atje ne boten tjeter i bene nje pritje madheshtore kater virgjereshat.

  21. Astriti says:

    Qendrim dinjitoz i qeverise shqiptare lidhur me ngjarjen e Bularatit! Kam mbi dy dekata qe jam emigrant ne Greqi dhe zor se mund t’i quash te dy popujt tane miq. Miqesia eshte individuale, midis personave te vecuar (shqiptar-grek) kur rrethanat e sjellin te njohin dhe respektojne njeri-tjetrin. Kryeministri eshte e natyrshme qe flet me gjuhen e dipllomatit, kur i vecon ekstremistet greke nga populli qe i polli. Fatkeqesisht nje pjese e konsiderueshme e popullsise greke (mendoj se jane shumica), e kane me lehte t’u besojne dezinformimeve te mediave te vendit te tyre mbi kete ngjarje, sesa zerave kunder, sikurse ai i Pangallosit dhe ministres se kultures (kesaj se fundit nuk i lane hapesire ne ndonje kanal tv-je), per faktin se jane ushqyer me antishqiptarizem!

  22. guri says:

    Saliu fali detin, KM aktual lejon hapjen e varrezave per simbole plegrinazhi. Greqia nuk mund te gjente aleate me te denje se keta dy te shitur.

  23. Alban says:

    Nga vila e Enverit ne vlore nipi pjesrarit te komitetit qendror te Enverit. Fjalim pa kuptim Pse nuk del te thote dicka te tille pa ndodhur gjera te tilla si ne Bularat po do te heq vemendjen nga idiotsia qe beri

  24. Nuk ka nevoje per koment says:

    Degjova nje histori reale;
    Dike (emrin nuk dua tia ze ne goje) e goditi dikush me grusht ne fytyre dhe ai, me sy te nxirte, po i ankohej shokut:
    “E di se si me erdhi?” dhe shtoi “Le te vije edhe nje here tjeter po te doje pa e shikon ai”

  25. Reziku says:

    Me duket se jemi vene ne rolin e aytij gomarit qe kur po i suleshin ujqit thoshte: “Ishalla jam ne ender!”

  26. Brandon says:

    Vetem nje Enver mund ta rivendose sovranitetin e neperkembur te ketij shqeti te sakatuar.
    Le te shpresojme qe do te dale edhe nje burre shteti ne Shqiperi pas ketyre 30 vjeteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje