Koreja e Jugut dhuratë për Kim Jong Un, në shenjë miqësie i dërgon 200 tonë… mandarina

11 Nëntor 2018, 19:27Lifestyle TEMA

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae In dërgoi sot 200 tonë mandarina në Korenë e Veriut në shenjë miqësie.

Kjo lëvizje vjen si pjesë e marrëveshjeve të tyre për dhënien fund të armiqësisë në Gadishullin Korean.

Mandarinat u dërguan nga ishulli Jeju dhe ishin një ”përgjigje” ndaj dy tonëve kërpudha që Koreja e Veriut i kishte dërguar presidentit Moon në shtator.

Sipas zyrës së shtypit të presidentit, dërgesa do të transportohet me avionë në 20 000 kuti.

Mandarinat janë frut i sezonit në Korenë e Jugut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje