FOTOT: "Do i mbrojmë shtëpitë me trupat tanë", banorët e "Astirit" bllokojnë rrugën te Bashkia Tiranë

12 Nëntor 2018, 10:58Sociale TEMA
FOTOT: "Do i mbrojmë shtëpitë me trupat tanë",

Pranë Bashkisë së Tiranës, dhjetëra protestues të “Astirit” që preken nga projekti i Unazës së Madhe, kanë bllokuar rrugën “Abdi Toptani”, pranë këtij institucioni duke kërkuar takim me kryebashkiakun.

Protestuesit mbajnë në duar pankarta me mesazhe si “shtëpitë do i mbrojmë me trupat tanë”, “dy duar për një kokë”, “duam pronat tona”, “kryeministër ku je fshehur?”, “lali Eri ku je fshehur?”, ndërsa në një banderolë të madhe kanë shkruar “fuqia e njerëzve më e madhe se njerëzit në fuqi”.

Pas protestës, në mbështetje të tyre, sikundër në protestat e tjera, kanë dalë deputetët e PD-së Flamur Noka dhe Klevis Balliu.

 

6 komente në “FOTOT: “Do i mbrojmë shtëpitë me trupat tanë”, banorët e “Astirit” bllokojnë rrugën te Bashkia Tiranë”

  1. Gezimi says:

    Boll me me keto sjellje se ska lezet … e zaptuan token ben lavazhe e gomisterira e siper tyre shpite e tani duan te bllokojn qytetin … jepini fund ktyre dhe tbehet ai projekti se ishte i papare

  2. Besi says:

    Ja partia e shpellareve, blloko cdo pune, blloko unazen, blloko bulevardin sot. Ca taksirati kam une te pres ne trafik se ti ke zaptuar rrugen.

  3. Albjan says:

    Po ne qe nuk kemi zaptuar rruget e lumenjte, a nuk kemi te drejte te kemi rruge te gjera e te kalojme si njerez?

  4. Denis says:

    Keshtu beri PD dhe per unazen tek Komuna e Parisit, e sot ke lezet te kalosh . Uroj te ndertohet sa me shpejt per te miren e trafikut .

  5. klodi says:

    ore ca duan keta se spo e kuptoj une ? a i zaptuan tokat kur erdhen . po normal qe do ja prishin tani se do behet rruga dhe super rrug ishte se pash nje vidjo te nje si projekt qe kishin bere per unazen te behet ajo te shpetojm ne dhe gjith lagja aty se po mbarojm punen ne 4 dhe ne 6 po vem ne shpi nga trafiku

  6. H says:

    Shkoni kerkoini bërishs shperblimin se ai ju mashtroi dhe ju zbriti në Tiranë , dhe ju loqet vertet shpresuat se do t’ju bënte pronarë tek tokat e tjerëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje