Në 25 vjetorin e vizitës së tij në Shqipëri dhe në 40 vjetorin e zgjedhjes si Papa i parë jo italian, Tirana nderoi sot Shën Gjon Palin e II. Në prani të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Arqipeshkvit të Dioqezës së Tiranës dhe Durrësit, Imzot George Frendo, ambasadorit të Polonisë në vendin tonë, Karol Bachura e shumë besimtarëve dhe qytetarëve të Tiranës, u përurua busti i Papa Gjon Palit të II-të, i cili u vendos në sheshin pas Pallatit të Kongreseve.
Në fjalën e tij në ceremoni, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se busti i Papa Vojtilës ia shton edhe më shumë vlerat Tiranës, si simboli i një njeriu që la gjurmë në jetën e Kishës Katolike, larg intolerancës dhe nacionalizmave, por edhe që luajti një rol vendimtar në hapjen dhe ngritjen e kishave në gjithë vendet ish-komuniste, siç ishte edhe Shqipëria.
“Sot Shqipëria, me në krye Tiranën, është mishërimi i këtij vizioni të emancipuar të Papës. Liria fetare, por edhe harmonia fetare, janë shembull i virtytit të mirë tek ne shqiptarët. Në Tiranë, në një kilometër katror mund të gjejmë Katedralen Katolike, mbrapa Galerisë së Arteve, Katedralen Ortodokse, përballë Shtëpisë së Gjetheve, një tjetër kujtesë e atij regjimi të vështirë dhe të rëndë sidomos për ata që ishin besimtarë, përballë Pidamidës kemi bustin e Papa Franceskut, kurse këtu përurojmë bustin e Papa Gjon Palit II, e pak metra më tej po ndërtohet xhamia e madhe. Nuk ka një kryeqytet tjetër në botë që në një kilometër katror të jetë i përfaqësuar me të gjitha ngjyrat e besimeve fetare”, tha kryebashkiaku Veliaj.
Ai vlerësoi se Papa Vojtila me vizitën e tij në Shqipëri i dha shpresë një kombi, i cili sapo kishte dalë nga diktatura. “Me vizitën e tij në 1993, ai i dha shpresë të gjithë popullit shqiptar. Kurse në vitin 2014 kemi vizitën e Papa Franceskut, i cili teksa i referohej vendit tonë thoshte se: ‘Shqipëria ka një karakteristikë shumë të bukur që më jep një kënaqësi të jashtëzakonshme. I referohem vëllazërisë fetare, lidhjeve që ekzistojmë mes feve të besimeve të ndryshme në vendin tuaj. Klima e besimit dhe besimi reciprok midis katolikëve, ortodoksëve dhe myslimanëve është një dhuratë e paçmuar për vendin tuaj”, shtoi Veliaj.
Kryebashkiaku i Tiranës tha se nën shembullin dhe ashtu siç predikonte Papa Gjon Pallit i II, Tirana e lufton ekstremizmin duke krijuar një mjedis që lejon ndërveprimin e mendimeve dhe feve të ndryshme. “Tirana ka vendosur ta luftojë ekstremizmin duke krijuar një mjedis që lejon dhe bashkëvepron mes feve të ndryshme, ideve të ndryshme, aftësive, kulturave, apo backround-eve të ndryshme që kemi. Po krijojmë një qytet për të gjithë, pa diskrimimin, një qytet inteligjent, ku të rinjtë mund të mësojnë edhe gjuhën universale të kodimit dhe robotikës, por edhe gjuhën e vjetër të librave të shenjtë. Një
qytet të gjelbër, ku qytetarët mund të lëvizin me biçikletë dhe të mbjellin pemë, por edhe të kujtojnë se s’kemi ardhur nga hiçi, se ka patur të tjerë që kanë dhënë kontributin e tyre. Tirana është një qytet që gjithmonë e më shumë shikon nga Europa dhe mezi pret të jetë pjesë e saj”, u shpreh Veliaj.
Ai gjithashtu dha lajmin e mirë se në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera do të organizohet një konkurs për të përzgjedhur veprën më të mirë që do të përkujtojë në Tiranë viktimat e komunizmit. “Kam biseduar me ambasadorin polak, me kryetaren e komisionit tonë për hapjen e dosjeve, për organizimin e një konkursi për të patur monumente për të përkujtuar të gjithë viktimat e komunizmit. Kemi marrë propozime nga disa shoqata, për t’i dhënë Tiranës një kujtesë të asaj periudhe që ka kaluar, e që mos të përsëritet më kurrë as në Tiranë, as në ndonjë cep tjetër të Shqipërisë”, tha Veliaj.
Ambasadori i Polonisë në vendin tonë, Karol Bachura, falenderoi Bashkinë e Tiranës dhe institucionet e tjera shqiptare që mundësuan vendosjen e këtij busti dhe theksoi se kjo përkon edhe me vitin e Skëndërbeut, për të cilin Papa Gjon Pali i II dhe kardinalët e tij flisnin shumë. Busti i Papa Gjon Palit të II-të u bë i mundur falë bashkëpunimit të Bashkisë së Tiranës, Kushës Katolike dhe ambasadës polake në vendin tonë edhe me rastin 100 vjetorit të pavarësisë së Polonisë.
Po bëhen bustet e Vatikanit në vëndin tonë si të Leninit në Poloni.
Hipokrizi si gjithmone….
Më vjen keq që më shumë buste kemi për të huajt se sa për ata shqiptarë që kanë berë për Shqipërinë.Shqipëria ka pas dhe ka burra që meritojnë të jenë nëpër buste…
Po e mbushim Shqiperine me buste te te hujve dhe kemi harruar tanet. Ku eshte busti i Eqerem Cabejt ? Po busti i historianit Aleks Buda ,i cili kishte respektine shume historianeve botror? A e dini se rruga qe mban emrine ketij historiani eshte ne nje vend te pa dukshem andej prapa pallatit me shiqeta? Nje rruge as 30-40 metra e gjate ? E pse u dashka busti i Gjon palit te ll -te ? Ku eshte busti i poetit te rinise Migjenit ? Ku jane bustet e aktoreve te shquar si Naim Frashri , sander Prosi , Marie Logareci…….. apo e kompozitoreve tane ? Ku,ku jane ,o kryetari i Bashkise? Pse u dashka c’do sheshi ti veme emrin e nje te huaji,apo ti ngrem bustin nje te huaj?… Meqenese po ngrini bustin e bashkpunetorit te fashizmit e nazizmit,Mih’tat Frashrit, mos nguroni te ngrini dhe bustin e Duçes e te Hitlerit. Po para se te ngrini bustet e tyre , populli duhet te heqi bustet e heronjeve tane, si dhe varret e deshmoreve…….. Turp te kini.
O me falni se harrova ! Mos harroni te ngrini bustin e Viktor Emanuelit ,aty ku e qelloi ai djaloshi Vasil Laçi…
Nuk besoj se ne mbi 100 vende ne bote qe Papa Vojtila ka vizituar ti ken ndertuar edhe bustin e tij??!! Nejse. Ndertuan bust Papa Franceskut nuk do i ndertojme Papa Vojtiles??!! Jemi vend i cudirave sepse nga njera ane me kushtetute flitet se shteti eshte asnjeanes me ceshtjet e ndergjegjes, por ne realitet eshte ky shtet qe propagandon deri ne servilizem ato!
Nuk besoj se ka ndryshuar gje nga periudha e diktatures moniste. Dikur, ngriheshin ne piedestal Enveri e deshmoret e Luftes duke ju ndertuar gjithandej monumente e emra rrugesh, shkollash, lagjesh e fabrikash, sot, ngrihen ne piedestal dogmat fetare (ne vecanti katolicizmi) dhe sigurisht kuislinget (bashkepunetoret e nazi-fashizmit) duke zevendesuar “te vjetrit” ne emer te “anti-komunizmit”!!!!!!
Thua te ishin kaq largpames keta anti-komunista kur qe ne vitin 1940 (pa patur akoma jo vetem parti komuniste, por as levizje clirimtare) u lidhen me mish e thua me fashizmin??!!
Kujt i ngeli radha qe te nderohet si hero? Ah, po, ndertoni edhe nje bust te Hamza Kastriotit perballe bustit te Gjergj Kastriotit per te treguar “tolerancen” shqiptare!!!!!
Nese do vihej noj bust papuje ortodoks (mundesisht dhe grek) nuk do ishe merzit kaq shume apo jo o Klimatizator Toshiba?
Pastaj pse mos te ngrihet ne piedestal Katolicizmi? Asgje e keqe nuk i ka ardhur Shqiperise nga Katolicizmi, perkundrazi vec mire ka pas .
Ishin dy Shtete Katolike qe kembengulen me force per krijimin e ktij Shteti nderkohe dy vende Ortodokse luftonin me mish e me shpirt per mos krijimin e tij.
NJE SHQIPERI KATOLIKE DO ISHTE FANTASTIKE
➕
➕ALBANIA➕
➕
➕
Nese do vihej noj bust papuje ortodoks (mundesisht dhe grek) nuk do ishe merzit kaq shume apo jo o Klimatizator Toshiba?
Pastaj pse mos te ngrihet ne piedestal Katolicizmi? Asgje e keqe nuk i ka ardhur Shqiperise nga Katolicizmi, perkundrazi vec mire ka pas.
Ishin dy Shtete Katolike qe kembengulen me force per krijimin e ktij Shteti nderkohe dy vende Ortodokse luftonin me mish e me shpirt per mos krijimin e tij.
NJE SHQIPERI KATOLIKE DO ISHTE FANTASTIKE
➕
➕ALBANIA➕
➕
➕
Cfaf ka bere papa per Shqiperine??
Po boll me me buste horrash, sharlatanesh, talebanesh, profetesh, cudiberesish!
Kujt i plas k.. tek papet e Vatikanit ?
Vini nje skulputure moderne, se jemi bere si haleja qe mbledh cdo lloj karagjozlleku, marrezie, llumi.
Kush vjen ne Shqiperi tek bustet dhe skulputurat tona sheh njerez te trashe, servile, provincjaliste, delirante, fshatarake, me nje ndjenje te theksuar inferioriteti.
Ky bust skulpturor e ka nje author skulptori arist sepse Bashkia apo Erioni jane sponsor. Pra o gazetar
qe nuk ka faj ai qe ju quan kazanxhinje se te tille jeni nderoje emrin e artistit skulptor shkruaj se veper e kujt eshte. Pastaj kritika Ben te sajen.
.. me “dellat ” do te meren “dellat ” , nuk e kuptoni ..?!