Banorët e Astirit, të cilët preken nga projekti i Unazës së Madhe, e zhvendosën protestën e tyre para Bashkisë së Tiranës.
Protestuesit, të cilët këmbëngulin në kompensimin e plotë financiar, kërkuan takimin me kryebashkikun Erjon Veliaj. Për më shumë se 1 orë ata pritën sinjal për takim, duke bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve në krah të Bashkisë. Para se të largoheshin, banorët paralajmëruan se do riktheheshin sërish, duke kërcënuar me protestë pa afat.
Deputetë demokratë mbështetën protestën, ndërsa nga selia blu, zëdhënësja Ina Zhupa publikoi dokumentet, të cilat, sipas Partisë Demokratike, vërtetojnë se si janë parapërcaktuar 3 fituesit e projektit me vlerë 40 milionë Euro:
“Skema korruptive është e qartë. Fituesit janë të tre të paracaktuar sepse në tre tendera të ndryshëm ka qenë vetëm një ofertues i vlefshëm, ndërsa pjesëmarrësi i dytë është futur për të legjitimuar tenderin dhe nuk ka bërë asnjë ofertë”.
Një ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike foli për kompani “offshore” dhe nën sekuestro, zëdhënesja e Selisë Blu zbuloi emrat e tyre:
“Kompania DH Albania është krijuar në korrik të këtij viti, një muaj e gjysëm para hapjes së tenderit, nën emrin e kompanisë mëmë Dunëell Haberman ltd. Kompania mëmë e saj është kompani offshore, me pronarë të panjohur, e rregjistruar në Delaëare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili njihet si parajsë fiskale. Kompania tjetër, Biba X, ka nuk ka përvojë në ndërtim rrugësh, aktivitet të cilin e ka shtuar pak para se të shpallej fitues i tenderit prej 18 milionë euro. Kompania Biba X, ka qenë nën sekuetsro edhe gjatë periudhës kur ka marrë pjesë në tenderin e Unazës së Re”.
Partia Demokratike bëri thirrje që banorët që preken nga projekti i Unazës së Madhe t’u jepet dëmshpërblimi i plotë, ndërsa siguroi se kur të vijë në pushtet do u kthejë shqitparëve paratë e vjedhura përmes ligjit antimafia.
Reagimi i ARRSH-së
Procedura e prokurimit është zhvilluar në përputhje me ligjin nr.9643 datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar, VKM-së nr.914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” e ndryshuar. Kjo procedurë bazuar në detyrimet ligjore të mësipërme është zhvilluar e hapur, me mjete elektronike. Dokumentet e tenderit, pëfshirë të gjitha shtojcat e nevojshme si, projekt, specifikimet teknike, peventiv dhe kerkesat për kualifikim janë bërë publike ne datë 10.09.2018 dhe janë lehtesisht të aksesueshme nga cdo person i interesuar.
Në dispozicion të operatoreve ekonomik janë vënë 37 ditë kalendarike për përgatitjen e ofertave dhe dokumenteve shoqëruese përkates, nga minimlalisht 30 ditë, që kerkohen bazuar ne rregullat e prokurimit publik. Referuar dokumenteve te tenderit, janë krijuar te gjitha hapesirat e nevojshme per shoqëritë vendase ose të huaja ne paraqitjen e ofertave dhe plotesimin e kritereve te dhëna në dokumentet e tenderit. Janë përcaktuar qarte rregullat kur ofertuesit paraqiten si bashkim i përkohshëm i operatoreve ekonomik.
Më datë 17.10.2018 ora 10.00, eshtë bërë hapja publike e procedurës së prokurimit, nëpërmjet sistemit elektronik. Është konstatuar që kanë marrë pjesë operatorët e mëpshtëm:
1. “Biba x shpk” & “DH Albania shpk – dogë e shoqërise së huaj” me ofertën ekonomike 2.246.450.000,09 lekë, pa TVSH
2. “Vëllezrit Hysa shpk” nuk kanë paraqitur dokumentacion dhe as ofertë
Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, i ngarkuar për këtë qëllim, ka vlerësuar dokumentacionin e dhënë duke kualifikuar vetëm bashkimin e përkohshëm të operatorëve ekonomik “Biba x shpk” & “DH Albania shpk – degë e shoqerisë së huaj”, pasi ka konstatuar që dokumentet janë në përputhje me kriteret e dhëna në dokumentet e tenderit. Më pas AK-ja ka respektuar afatet ligjore nëse do të kishte ankesa ne lidhje me këtë vlerësim dhe vetëm pasi nuk kanë rezultuar te tilla, ka vijuar me njoftimin e fituesit dhe nënshkrimin e kontratës.
Vlen të nënvizohet fakti qe, referuar dokumentave të paraqitura, rezulton se DH Albania shpk – është degë e shoqërisë së huaj “Dunwel Habermam” me adrese Centerville Rd., New Castle County, Wilmington, Delaware 19808, USA. Kjo kompani, në permbushje të kritereve të dhëna në dokumentet e tenderit ka bërë dhe njësimin e licencës duke respektuar Vendimin e Keshillit te Ministrave Nr. 42 date 16.01.2008, ”Për miratimin e rregullores për kriteret dhe Procedurat e dhenies së licencave profesionale të zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit të subjekteve juridike që ushtrojnë veprimtari ndërtimi”.
Njësimi i saj ka konkluduar me një nivel maksimal të licensimit, bazuar ne veprimtarinë ekonomike të saj në vendin e origjinës, duke mbajtur kategorite maksimale (kategoria G) për 30 nga 32 kategori punimesh të ndertimit. Dunwell Haberman ofron një gamë gjithëpërfshirëse të shërbimeve inxhinierike dhe teknike në botë dhe ka një staf prej mbi 3500 punonjës.
Operatori ekonomik Biba x shpk, pjesë e këtij bashkimi me 7 % te punimeve, plotëson kriteret e dhëna konform dokumentave te tenderit dhe është në perputhje të plote me rregullat e prokurimit publik. Neni 45/2, LPP-së përcakton: Çdo kandidat ose ofertues kualifikohet/pranohet ne një procedurë duke deklaruar se:
a) Është i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit. Në rastin kur ofertuesi është një organizatë jofitimprurëse, duhet të deklarojë se është i regjistruar si person juridik, sipas Ligjit Nr.8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat jo Fitimprurëse”
b) nuk është në proces falimentimi, (statusi aktiv)
b) nuk është dënuar për shkelje penale, në përputhje me Nenin 45/1 të LPP,
c) nuk është dënuar me vendim të gjykatës së formës së prerë, për vepra që lidhen me veprimtarinë profesionale.
d) ka paguar të gjitha detyrimet për pagimin e tatimeve e të kontributeve të sigurimeve shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi.
Ky operator në asnjë rast dhe në asnjë moment referuar ekstraktit të QKB-së nuk ka qenë në proces falimentimi dhe statusi rezulton aktiv.
Papapapapappaaaa obobbbbbooooo çfar zbulimi,çfar skandali paska zbuluar luli me shoke!!! Sinqerisht kjo qe paska abuluar luli nul ka ndodhur kurre ne asnje vend te botes , por edhe kur ka ndodhur ndertim dhe zhvillim eshte vleresuar nderkohe qe ne shqiperi nuk eshte vlerzsuar asnje sukses i lumit duke filluar qe nga lazarati e droga,falja e detit grekut dhe tokes serbit fazlliq,europa dhe bota nuk e ka vleresuar kurre as suksesin e papare ne bote, vrasjen qe luli e beri ne shesh apo ne gerdec qe duhet ta dijne se kete sukses mund ta arrijne vetem ata qe kane koqe ne vend te koles siq e ka luli dhe duhet ta dijne se suksesin e lulit ne vrasjen e shqiptareve e ka arritur vetem i madhi mik i sali berishes millosheviqi dhe deri diku asafi ne siri,prandaj shqiptaret duke mos respektuar sukseset e lulit dhe PD-s meritojne asgje me shume se shfarosjen !!!
Per ne votuesit 1 milion, ska rendesi. Vetem te ndertohet unaza dhe ndertuesi te jete shqiptar. Te tjerat jane pallavra te kinostudios se shqupit. Mashtrimet e tyre nuk na bindin. Kerkojne te krijojne babale te pafundme. Hani nje mut. z. Rama as mos ju pergjigj. Vazhdoni punen per ndertimin dhe zbukurimin e Tiranes. Se kujt ja jepni per ndertim ja u kemi dhene voten te vendosni ke te doni ju. Ne populli qe ju votuam ju besojme dhe ju mbeshtesim.
Edhe sikur …ne nje dite te bukur me ose pa diell, nga SHQUP-PD, te deklarohet …se “dita e trete e javes duke filluar nga e hena eshte e merkura” prape nuk do te mund ta besojme…:Kaq te pabesueshem jane bere keta babalo-rrenacake.