Shkrimtari Gazmend Kapllani polemizon me mbështetësit e Agimit të Artë: I kënaqur që lexojnë tekste në shqip…

12 Nëntor 2018, 18:15Sociale TEMA

Shkrimtari i njohur shqiptar Gazmend Kapllani, ka polemizuar me mbështetësit e Agimit të Artë në shtypin grek, të cilët e kanë sulmuar për përkthimin që ai i ka bërë tekstit të Edi Ramës në reagimin për ngjarjen në Bularat.

Kapllani shkruan:

“Mbështetësit e Agimit të Artë dhe nacionalistët janë tërbuar nga teksti anti-nacionalist i Ramës dhe nga përkthimi im (nuk më shkoi kurrë në mend se do të kishte një ndikim të tillë). Përtej të gjithave, fakti që i shoh duke lexuar disa herë tekste në shqip (edhe pse përpiqen të shtrembërojnë kuptimin e fjalëve), e konsideroj këtë si një nga arritjet e mia më të rëndësishme ndërkulturore.”

Portali HellasJournal[1] ka ri-publikuar një shkrim të Himara.gr, i cili sulmon gazetarin shqiptar që ka jetuar për shumë vite në Greqi, Gazmend Kapllani, për përkthim “qëllimisht të gabuar” të reagimit të KM Rama ndaj ceremonisë mortore në Bularat për Konstandinos Katsifas.

Para publikimit të “gabimeve” në përkthim, Hellas Journal sulmon z. Rama për qëndrimin e tij që nga fillimi i çështjes, ndërsa më pas sulmon ata persona në Greqi të cilët e morën atë në mbrojtje për reagimin e tij në facebook, kur iu përgjigj një komenti të një qytetari.

Më pas shkrimi vijon me reagimin e portalit Himara.gr, si më poshtë:

“Pas komenteve provokuese të Kryeministrit shqiptar në Facebook, i cili paraqiste si gomarë, derra dhe malësorë ato që morën pjesë në funeralin e Konstandinos Katsifas, një pjesë e mediave të Greqisë nxituan për të ndryshuar kuptimin e deklaratave dhe t’i atribuojnë Edi Ramës deklarata pajtimi përmes “mësimeve për patriotizmin e vërtetë”, siç është shkruar në disa prej tyre.

Siç u bë e ditur menjëherë, rishikimi i deklaratave erdhi pas një versioni alternativ përkthimi të gazetarit të njohur shqiptar Gazmend Kapllani”.

Pasi publikon edhe njëherë përkthimin e plotë të komunikimit të KM shqiptar me qytetarin “Lucky Boy London”, sipas versionit të saj, Himara.gr shënon ndryshimet në përkthimin e z. Kapllani “të cilat sollën paraqitjen e rishikuar të qëndrimit të KM Rama”, si vijon:

a) Lucky Boy London: “Tregoja vendin dhe vlerat tona si komb”.

Gazmend Kapllani përktheu “vlerat tona”, si “idealet tona”. Për çdo përdorues të gjuhës shqipe, megjithatë, është e qartë se bashkëbiseduesi shqiptar e kupton fjalën “vlerat” tona në kuptimin e forcës/pushtetit. Për këtë arsye, Kryeministri shqiptar, në përgjigjen e tij, sjell si kontrast të fjalës “vlerë”, fjalën “dobësi” e përkthyer nga Kapllani gjithashtu si “dobësi” (këtu nuk ka vend për përkthim tjetër). Kështu, në greqisht interpretimi i lirë i fjalisë së parë të Ramës, dhe jo përkthimi fjalë për fjalë, do të ishte “forca jonë është ajo që disa shohin si një dobësi”.

b) Edi Rama: Shteti ynë s’lufton as me arkmorte dhe as me provokatorë varrimesh.

Në versionin e Kapllanit, “arkmorte” përkthehet si “nekrofil”. Fjala arkmorte është komplekse. Vjen nga “arka” që është kutia, siç mund të kuptojë lehtësisht dikush që nuk di shqip. Komponenti i dytë “morte”, ata që kanë mësuar latinisht ose flasin gjuhë latine, e perceptojnë që lidhet me vdekjen, nënkupton të “vdekurin”. Prandaj, është e lehtë të konkludosh se fjala “akrmorte”, është kutia e të vdekurit ose ndryshe arkivoli. Duke mos i besuar as gjykimit tonë meqë gjuha shqipe nuk është gjuha jonë e parë, ne kontrolluam fjalën në internet. Një nga rezultatet që na doli, ishte titulli i një artikulli në një gazetë shqiptare:

U varros e gjalle, Gruaja lufton për jetën e saj 11 ditë brenda në arkmort.

Për të mos u zgjatur shumë, fjala arkmort do të thotë arkivol dhe jo nekrofil siç Kapllani e përktheu. Këtu pikërisht është mashtrimi i madh. Duke iu drejtuar një audience që nuk e njeh gjuhën shqipe, Kapllani përkthen nga gjuha e tij amtare në një gjuhë që padyshim e njeh po aq mirë, një fjalë krejtësisht gabim. Nëse prapa këtij fakti nuk fshihet ndonjë qëllim, atëherë bëhet fjalë për një gabim që askush nuk e pret nga një shkrimtar shqiptar që shkruan në greqisht. Shkrimtar i cili, duhet të theksohet, u shfaq pas disa viteve në aktualitetin grek, disa ditë para vrasjes së Konstandinos Katsifas dhe për 11 ditë nuk ishte deklaruar fare për këtë incident.

c) Edi Rama: Janë qenie të mjera

Kapllani përkthen “qenie te mjera” si ekzistenca të mjerueshme. Fjala mjer në forma të ndryshme përdoret si një mallkim në të gjithë Shqipërinë dhe do të thotë i “ndotur”, i “qelbur”. Dhe këtu preferuam fillimisht një përkthim të fjalëpërfjalshëm ndërsa një përkthim më i saktë në interpretim të lirë do të ishte “ndotës”. Nëse pranojmë se në përkthimin e arkivolit si “nekrofil” është bërë gabim nga Kapllani, e kemi të vështirë të pranojnë se si një shkrimtar shqiptar në nivelin e tij mund të bëjë aq shumë gabime në një tekst me kaq pak fjalë.

Së fundi, Kapllani spekulon se i gjithë ky reagim erdhi si pasojë e parullave të anëtarëve të Agimit të Artë në varrimin e Katsifas, dhe referencat si gomarë, derra dhe malësorë i atribuoheshin vetëm kësaj pjese të të pranishmëve. Duke lexuar të plotë bisedën e Edi Ramës me qytetarët, duke parë të gjitha pamjet nga televizionet dhe transmetimet e drejtpërdrejta në facebook, nuk ka asnjë të dhënë për të konfirmuar hamendësimin e Kapllanit. Ajo që nuk shënohet në asnjë vend, është se të njëjtën natë, Kryeministri shqiptar u shfaq në një shfaqje televizive ku ai përsëriti të njëjtat fraza. Dhe, ndërsa kishte mundësinë të sqaronte nëse ai po i referohej një pjese ose të gjithë turmës që po ndiqte funeralin, ai nuk zgjodhi të bënte ndonjë dallim.

I rikthehemi mediave greke dhe personaliteteve që zgjodhën të përfaqësojnë versionin e Kapllanit. Mundet që publiciteti i Kapllanit t’i sigurojë një kanal të gjerë komunikimi, dhe për disa të përkthehet në vlefshmëri, por, në çdo rast, kur flasim për ngjarje të lidhura me marrëdhëniet e vuajtura shqiptaro-greke, sugjerojnë një lexim më të kujdesshëm të ngjarjeve. Nuk mund të pranohet aq lehtë një version i cili është tërësisht në kundërshtim me sjelljen e përgjithshme të Kryeministrit të Shqipërisë, e cila është në kundërshtim me qëndrimet e tij sipas rastit.

Dhe së fundi, ne propozojmë që ata të pyesin veten se cili do të ishte qëndrimi i tyre nëse një politikan grek bënte përshkrime respektive ndaj çdo protestuesi, pavarësisht sesa slogane fyese ai mund të përdorte. Në rastin më të mirë, Kryeministri shqiptar arriti nivelin e ekstremistëve, ndaj të cilëve mediat raportuan se iu kundërvu”.

[1] https://hellasjournal.com/2018/11/poios-parapoiise-telika-ta-logia-toy-ethnikisti-rama-mipos-chathikan-sti-metafrasi-toy-kaplani/

11 komente në “Shkrimtari Gazmend Kapllani polemizon me mbështetësit e Agimit të Artë: I kënaqur që lexojnë tekste në shqip…”

  1. Millosh kopiliqi says:

    Derisa shkruam në greqisht ky për mua është si ata që kanë shitur bythën për 300€ . Ky u mundua të bëhet grek porë dikurë kuptoi se të jeshë grek je vetëm mjë mut i madhë , prandaj iku në amerikë…..

    1. ti je muslimon,ti je zhuls shkretetire,si i tille eshte normale te jesh rrot [email protected] uakbar! says:

      suniti ose tourkalvanosi Kapllan Hasan iku ne Ameriki pasi kishte ngopur zorren me buke ne Greqi,por pas kerkesash te shumta per pass.greke dhe refuzimi nga Greqia, pasi gyzeli Kapllan nuk reshte se reni me shkelm kupes se supes dhene nga duar greke……………bukeshkal si cdo tourkalvanos,kolorraca!

  2. Flm says:

    Pa-fytyresi Arnautesh …. ne gjithe madheshtin e vete.
    ###
    Ne nje kohe kur Greqia sulmohet si Shoviniste, Ekstremiste, …. nga Kapllanet ne medjat mesjetare Shqiptare, ne te njejten kohe mediat Greke i japin “tribun” nje Kapllani Shqiptari qe denon Shovinizmin dhe Ekstremizmin ne Greqi.
    ###
    O Zot i madhe … i keni perdorur te gjitha kombinimet e Pa-besise, mashtrimit, kriminalitetit ndaj Greqise … dhe ajo perseri nuk ju censuron por ju “jep Ze”.
    A mund te ndodh kjo ne mediat Shqiptare ????
    Noooooo inposibile.

    1. KORÇARI says:

      O ti KOQE flm, po ja na thuaj ti mo llogjik i bythës , përse jemi të pafytyrë ne Shqiptarët ????
      Po ja na thuaj mo legen se çfarë do bënte Policia Greke nqs një Shqiptar do të dilte me Automatik dhe do ju qëllonte , do i jepnin ndonjë buqetë me lule ?????
      Po ja folë mo [email protected]ë, po të kishte dalë i ndjeri kështu në Francë,Gjermani ,Itali etj, që mos diskutojmë për vëllezërit tuaj Ruso-Sërbë se ata do ta kishin qëlluar jo vetëm atë por dhe gjithë ata që thërrisnin parrulla.
      Pra o plehrë mos na çaj [email protected] me dëngla.

      1. Flm says:

        Perse jeni te pa-fytyr ??? Ja perse …
        1. Kapllanit mediat Greke i japin “tribun” te thote opinionin e vete ne tr kundert me te verteten dhe te popullit Grek
        2- kurse ne Shqiperi opinioni kundra “rymes” se Qeveris censurojet dhe nuk perfillet.
        3- u kerkua qe ne ekspertiz te ishte dhe pala Greke (sepse Konstandini ishte me 2 shtetesi) por kjo nuk u lejua, duke u mbajtir per 10 dite rresht duke manipuliar provat.
        4- Kostandini u provokua ne fshatin e vete per te mbrojtur simbolet e ulura nga Arnautet ne nje fest te ligjshme dhe as si emigramt ne Athin, Evrop ose Serbi.
        5- Kostandini nuk gjuajti as nje plumb mbi policine, por vetem ne ajer.
        6- Historiku i Kostandinit ishte i paster pa as nje krim.
        7- Kostandini mundej shume lehte te kapej i gjalle por u vrane me vet dije nga RENEA, shume fakte dhe deshimtar tregojne qe u ekzekutua pasi ishte i neutralizuar dhe i plagosur.
        ###
        Dhe te gjitha keto maskaralleqet, kur spitalet Greke kishin shpetuar qindra mijra jete Shqipetaresh keto 27 vjet dhe sidomos ne 1997-en, kur hanit si hiena koken e njeri tjetrit.
        ###
        Ja perse jeni Armiqesor, Ekstremista dhe te pa bese, nder vite ndaj Greqis.

    2. Simon says:

      FLM JE NE FAQE SHQIPTARE, THYEJ QAFEN QE KETU BASHKE ME DERRAT FASHISTE E NACIONALISTE . KURRIZI JONE E DI SE PER SHQIPTARET E NDERSHEM E NE RESPEKT TE LIGJIT NE GREQI , NUK KA DIELL, POR PENGESA TE PAFUND QE VETEM MENDJET ANADOLLAKE DHE TE PRAPA SI PUNA JUAJ ZOTI FASHISTAKO , DHE MBIJETESA JONE ATJE I DETYROHET NJEREZVE TE THJESHTE QE NA PERQAFUAN SI VELLEZERIT E TYRE DHE NA MBESHTETEN POR QE KURRE NUK U NJOHEN VLERAT TONA NGA AI SHTET, DHE SA ME I RREGULLT TE ISHE , AQ ME TORTURUES BEHEJ. . MOS KUJTO SE KE BUDALLENJ PERPARA. TE DI RRENJE E DHEMBALLE PAS 24 VJETESH . BERA SHUME MIQ , POR NJOHA DHE MONSTRA SI PUNA JOTE QE JANE KOMPLET JASHTE VENDI E KOHE PER TE QENE QYTETARE EUROPIANE NE SHEKULLIN E 21

  3. xx says:

    eshte vertete e cuditeshme sesi fjalet 1vlera,2arkmort 3.mjere perpiqen tu japin kuptime te tjera jashte kontekstit. Ose me keq akoma perpiqen te gjejne kuptime te fshehta tek fjala”arkmort” gje qe eshte nje perpjekjee kote. Por ajo qe eshtee rrezikshme eshte perpjekja ose me mire deklarimi se fjalet e Rames nuk jane thene per ata qe u perpoqen ta corodisnin kete rit por per te gjithe greket.Nuk besoj se keto behen nga padija qe edhe ajo ka rendesine e saj por nga keqdashja per te prishur mardheniet midis popujve tane.

  4. pjeter says:

    Epo tani Rames i duhet te shprehet ne greqisht se keshtu e kuptojne me mire Greket.edhe ai zvendes minister i jashtem i GR tha qe, Rama foli me nje gjuhe, qe nuk i ka hije nje kryeministri te nje vendi qe do te permiresoje mardheniet.Rama pervec se ju kerkoi qe ta denojne aksionin e Kacifas ku si resultat mbeti i vrare, nuk tha ndonje gje te jashtezakonshme, edhe pse e kishte te drejten per ta bere.Ai ka folur ne menyre pak teatrale, por kurresesi fyese per shtetin Grek, perkundrazi. Mua me duket qe i shkoi kot Rames gjith ai mund, ja qe Greket jane qellimisht ngaterrimtare. Ata kane krijuar nje shoqeri rraciste ne te gjitha nivelet e shoqerise,, dhe nuk mjafton qe te shprehesh” politically correct” ti nderrosh mendjen grekeve.

  5. Per 300 evro bej ham ham says:

    Eshte normale qe lezojn shqip , jan o arvanit o gjakprishur . Keta kur ven ne boten tjeter i kapin stergjyshet nga veshet . Greku dinak ne luft kunder shqiptarve ka perdor gjithmon shqiptaret

  6. llaman says:

    Shpesh humb kuptimi i shprehjes kur perkthehet ne nje gjuhe tjeter. Por duhet te pranojme se kultura dhe arsimi i Kapllanit eshte me se shumti greke se shqiptare. Madje edhe komenti i gazetes Tema ne hyrje heq nga shprehja e Gazmendit ne perkthim shqip shprehjen “διαπολιτισμικα επιτευγματα”, qe perkthehet “arritje nderkulturore” , duke hequr thelbin e idese se tij. Theksoj se objekt i dy librave te tij te famshem eshte pikerisht kjo teme e rendesishme, bashkeveprimi nderkulturor i njerezve me origjine te ndryshme etnike.

  7. Pellazgos says:

    Ta them une cdo bente policia Greke zoti KORCARI po te merte nje Kallacnikov nje islamik I ashtuquajture “shqipetare” do ta rrethonte dhe do ta bente si Karelin qe vrau Policin dhe babain e femijes.
    A eshte genjeshter qe Shqiperia eshte shtet Islamik?
    Kjo tregon qe shumica e ketij shteti eshte Islamike dhe nga ana tjeter ka “heroin” e tyre Jeorgios Kastriotis!
    Degjenerimi dhe shkaterrimi I Identitetit eshte ai qe e ka bere kete shtet mafioz,kriminel,drogaxhi,prostitucion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje