Agim Zeka
Kudo në botë, botimet enciklopedike janë ndër më seriozët, sepse përveç të tjerave shërbejnë edhe si fonte informacioni, ku mund të gjesh të dhëna të sakta për fakte e ngjarje të ndryshme historike etj. e gjithashtu për personazhe të shquar të fushave të ndryshme. Kur thashë “ndër më seriozët”, kam parasysh vërtetësinë dhe saktësinë e fakteve e sidomos mospolitizimin e tyre. Por, për fat të keq nuk ka ndodhur kështu në enciklopeditë shqiptare të mijëvjeçarit të tretë, ku “fituesit politikë” kanë ndërhyrë duke hipur në piedestal personazhe të zakonshëm që i kanë cilësuar si “tanët” dhe duke denigruar e hedhur baltë ndaj figurave ilustre e patriotëve të vërtetë që kanë lënë gjurmë në historinë tonë.
Në fakt shkak për këtë opinion u bë shikimi i dokumentarit “Mirazhi Adriatik”, kushtuar jetës dhe veprës së patriotit të madh idealist italo-shqiptar, arbëreshit Terenc Toçi. Dokumentari, i shkruar dhe udhëhequr nga Gilberto Martinelli e me konsulent nipin e patriotit me të njejtin emër, Terenzio d’Alena, u shfaq para disa ditësh në Teatrin Eksperimental Spahivogli në Tiranë, ku u zhvillua një festival i filmit dokumentar.
Në këtë film është pasqyruar me dokuente e fakte historike dhe intervista të ndryshme të disa historianëve të njohur italianë e shqiptarë jeta e aktiviteti i gjërë i Terenc Toçit në Shqipërinë e gjysmës së parë të shekullit të kaluar, si dhe fundi tragjik i këtij patrioti e intelektuali të madh, i dënuar me gjyqin fals special dhe pushkatuar.
Por le t’i kthehemi titullit të këtyre rjeshtave e për më tepër Enciklopedisë shqiptare të mijëvjeçarit të tretë.
Në zërin kushtuar intelektualit patriot arbëresh, Terenc Toçit, veprimtaria e tij e shumëfishtë në dobi të Shqipërisë është pasqyruar thatë (kupto me mjeshtëri) nga dy autorë të kuq, Hamid Boriçi e Petraq Xoxa dhe çuditërisht gjatë qeverisjes “antikomuniste blu” (2009). I pasqyruar thatë, krejt përciptazi, duke lënë mbi këtë figurë të ndritshme të shekullit të kaluar baltën e hedhur mbi të nga rregjimi i kaluar kriminal dhe duke e prezantuar si njeri me një veprimtari të zakontë, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, ende e pareformuar, por e përfshirë në një luftë të shëmtuar politike (si vetë klasa e diskredituar politike), i ka mohuar këtij intelektuali e personaliteti të shquar arbëresh veprën kryesore të tij në dobi të atdheut të tij të dytë, Shqipërisë.
Nuk kam qëllim të pasqyroj këtu jetën dhe veprën e Terenc Toçit, por shkurt e shpejt dua të evidentoj në mënyrë krahasuese me botimin enciklopedik, disa momente me reliev të veprimtarisë së tij.
Në enciklopedi, autorët shkruajnë se Toçi ishte gazetar e politikan dhe pasi përshkruajnë shkurt ku lindi, studioi e botoi (duke mos harruar edhe pseudonimet e përdorur në shtypin e kohës) dhe shkruajnë: “Me pushtimin fashist të Shqipërisë, Toçi u caktua në përbërje të Asamblesë Kushtetuese, e cila ligjëroi aneksimin e Shqipërisë në Mbretërinë e Italisë (1937-1939), ndërsa më 1940-1943 kreu detyrën e Kryetarit të Këshillit të Epërm Fashist Korporativ” etj. Për të përfunduar: “Në vitin 1945 u dënua me vdekje nga Gjyqi Special i Tiranës dhe u pushkatua”…
Jo për replikë me hartuesit e kuq (gjatë qeverisjes blu), por për hir të së vërtetës e transparencës e për t’i dhënë të drejtën këtij “çezari”, po evidentoj këtu (ndonëse ka mjaft botime për jetën dhe veprimtarinë e tij politike, shkencore dhe patriotike, ndërmjet të cilave edhe libri me kujtime të ndjera “Terenzio Tocci, babai im”, i vajzës së tij, Rita Tocci), disa të vërteta, vepra të shquara të këtij patrioti nacionalist shqiptar e i cilësuar si tradhëtar nga autoritetet italiane.
Terenc Toçi, ishte i bindur se Shqipëria do të mëvetësohet nga Perandoria shekullore Osmane vetëm përmes një kryengritjeje të përgjithshme dhe bëri çmos për ta realizuar. Më 26 maj 1911, plot një vit e gjysëm para shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, Toçi së bashku me patriotë mirditas e të tjerë përsonalitete të kohës nga veriu i vendit, ngriti flamurin shqiptar në oborin e kishës së Shën Markut, në Fan të Mirditës, duke shpallur pavarësinë e Shqipërisë nga pushtimi Osman. Dhe një ditë më pas, në Kimëz të Mirditës shpalli Qeverinë e përkohshme, në të cilën u ngarkua me detyrën e kryeministrit.
Ishte Ahmet Zogu president, që i bindur se Toçi e donte atdheun e të parëve të tij, i dha pasaportën shqiptare, e afroi dhe i dha një sërë detyrash të larta shtetërore si sekretar i përgjithshëm i Presidencës, prefekt e deri Ministër, duke u zgjedhur edhe deputet i Parlamentit të kohës. Ndërsa, duke qenë republikan Mazinian, kur Zogu u vetëshpall mbret në Asamblenë Kushtetuese, Toçi dha dorëheqjen nga të gjitha detyrat shtetërore e punoi si avokat i lirë. Toçi është dhe hartuesi i kodit penal dhe atij civil shqiptar.
Disa muaj pas pushtimit fashist, Toçit iu ngarkua detyra e kryetarit të Parlamentit kolaboracionist. Ai e pranon së pari për motivin se e konsideronte fashizmin si apendiks Mazinian, së dyti se Shqipëria vinte para të gjithave dhe së treti se nacionalizmi italian mund të ishte fillimi i nacionalizmit shqiptar për një rilindje të popullit shqiptar. Toçi bashkëpunoi me regjimin e imponuar nga Musolini. Në Shqipëri ka një gjykim të përgjithshëm, se ata që iu kundërvunë pushtimit fashist apo nazist janë në krahun e duhur, ndërsa të tjerët që bashkëpunuan i quajnë kolaboracionistë. Kështu Toçi u gjend në anën jo të drejtë, prandaj u krijua për të një gjykim negativ sa i përket këtij momenti historik. Qysh të nesërmen e emërimit të tij kryetar i Parlamentit, duket se do jetë një person i vështirë. Toçi u drejtohet shpesh autoriteteve italiane se po sillen në Shqipëri më shumë si kolonizatorë se vëllezër e kjo do shkaktojë polemika më pas në deklarimin e luftës kundër Greqisë.
Në vitin 1942 kërkon dorëheqjen si kryetar i parlamentit kolaboracionist, që pranohet dhe në nëntor 1942, para fundit të aventurës italiane në Shqipëri, Toçi eleminohet e largohet nga pushteti dhe detyrohet t’i kthehet jetës private…
Dhe për të mos u zgjatur, në ditën e quajtur çlirimi i Tiranës, u arrestua nga partizanët e kuq. Terenc Toçi nuk largohet nga Shqipëria, pavarësisht këshillave të miqve, se së pari konsiderohej si avokat i madh dhe ishte i bindur që në rast të një procesi ndaj tij do të mbrohej. Në të njejtën kohë ai ndihej krejtësisht i pafajshëm në të gjithë drejtimet se kishte shpenzuar të gjithë jetën e tij për Shqipërinë. “Nuk kam asgjë për t’u frikësuar” – tha, “më vjen keq të largohem nga vendi, e vetmja keqardhje që kam, nuk ka të bëjë me mua, por me Shqipërinë që u bë një vend më i fortë, i njohur në sajë të Italisë. Për çfar duhet të kem frikë”?
“Unë akuzohem për kolaboracionist, si armik i popullit, kriminel lufte, tha gjatë procesit, më diskriminoni se mendoni që unë jam i huaj, por dua t’i kujtoj trupit gjykues se zgjodha shtetësinë shqiptare, bashkëpunova me Zogun për të evituar dëmet, u bashkova me fashizmin për të mirën e Shqipërisë, unë zgjodha Shqipërinë. Ju mund të më dënoni, por jo të më gjykoni. Jam në ankth të madh, besoj në sensin e gjykimit tuaj të ndershëm, për të zgjidhur atë që unë e konsideroj keqkuptim të madh”. Dënimi i tyre ishte vendosur para gjykimit, procesi bëhej për njerëzit dhe gjithçka ishte e montuar.
Kështu u dënua në gjyqin farsë Special me pushkatim, së bashku me 16 shqiptarë patriotë të ndershëm dhe u ekzekutuan më 14 prill 1945, diku në rrugën drejt malit të Dajtit, në një gropë plehrash. Trupat e tyre nuk u gjetën kurrë…
Gjatë vizitës në Kalabri, në kuadrin e vitit të Skënderbeut, presidenti i Republikës, Ilir Meta u takua me homologun Italian. Uroj t’i ketë premtuar presidentit Mattarella se, me kthimin në atdhe, do të bëjë çmos për gjetjen e vendndodhjes së eshtrave të Terenc Toçit etj…
— NE FILLIM TE VITEVE 70 , po synoja te mesoja nje gjuhe te huaj . Rusishtja , me gjith se ish futur qe ne klasen e 5 te 8 vjecares nuk me kish terhequr . Plus , perspektiva mbas viteve 60 ish e mbyllur . Italishtja dukej me e kapshme , plus te ndimonte edhe radjua dhe TV qe sa po ish futur.
— Metodikat per mesimin e gjuhes nuk gjendeshin kollaj . Me kish rene ne dore perkohesisht nje qe qarkullonte ne forme disspence, por me dukej jo shume praktike per perdorim. Rastesisht nje shoqe me afroi nje METODIKE TE GJUHES ITALJANE botim i iteve 30 [ndofta 1936] .
POROSIJA E PARE QE ME DHA ISHTE;– ” KETE E KA PREGATITUR NJE ARBERESH , KA QENE PRO FASHIST I THEKUR DHE KA TENTUAR TE KRIOJOI ”REPUBLIKEN E MIRDITES”. – KUJDES PERDORE VETEM TI, MOS E LER DOR ME DORE.” .
— E mora me shume frik . Naten vone fillova te cfletoj dhe kontrolloj me shume kujdes se cfar perbente rrezik ne ekspozimin publik per ate kohe.
AUTORI I SAJ ISHTE VETE TERENC TOCI . Ne parathenien e shkurter shkruar po prej tij, ajo qe binte ne sy per keq ne ate kohe , ISHIN PAK RRESHTA KU I THUREJ ELOZHE ITALIS FASHISTE .
—-Aty theksoheh se ;– QE SHQIPERIA TE ZHVILLOHET SI VENDET E TJERA, DUHET PA TJETER TE MBESHTETET TEK GJUHA , tek KULTURA DHE NJE SHTET I FUQISHEM DHE I ZHVILLUAR. .. DHE AI SHTET ME I PERSHTATSHEM PER SHQIPERIN ESHTE VETEM ITALIA…………
— METODIKA mu duk shume e kapsheme dhe praktike per tu mesuar. …POR , aty nga MESI KISH NJE POEZI ME AUTOR ; BENITO MUSOLINI .Kapakun dhe nje faqen e parathenies me emrin e TERENC TOCIT e hoqa. NDERSA POEZIZ I HOQA VETEM EMRIN [BENITO MUSOLINIT ]. ISHTE nje poezi e shkurter , e thjesh e bukur dhe i KUSHTIHE BUKES– ”TA DONI BUKEN” –….’.’.Ta doni buken, / zemren e votres ….etj…..”
xxxxxxxxxxxx
— zoti ZEKA JU e thoni dhe vet qe AI del si nje njeri i perbetuar per ITALINE FASHISTE , PUSHTUSEN DHE SHKATERRUSEN E MBRETERIS SHQIPTARE. GJITHASHTU PASKA QENE KOLABORACIONIST I THEKUR , BAAHKEPUNETOR I ZELLSHEM I FASHIZMIT , KUNDER KOALICIONIT NDERKOMBTAR ANTI FASHIST .
— NUK MUND TE KRAHASOHET TERENCI ME MITATIN . ME GJITH ATE NUK KA ARDH KOHA TE MARIN VLERESIMIN ME TEPER SE CU KA DHENE KOHA QE JETUAN .
—- GREQIA KA MBI 78 VJET QE I MBAN MBI KOKE SHTETIT DHE POPULLIT SHQIPTAR , NJE LIGJ LUFTE ATAVIK , BASTARD, PIKERISHT PREJ FIRMAVE TE KETYRE LLOJ KOPUKESH. NE KUSHTET E TANISHME , FUASHATA PER REABILITIMIN E KOLABORACIONISTEVE PERKON ME PRETENDIMET GREKE PER MBAJTJEN E LIGJIT TE LUFTES ME SHQIPERINE , PERKON ME FUSHATEN E SAJ PER PUSHTIMIN E SHQIPERISE JUGORE. KA FIGURA TE TJERA QE U TAKON TE NGJITEN E RINGJITEN NE PANTEONIN E KRENARIOS, TE LAVDIS , PES JO EDHE TE ” MITITIT
KOMBETAR ” PER KOHET MODERNE.