Tregtia e karburanteve ka shfaqur gjithnjë probleme me cilësinë e ulët të produktit që i ofron qytetarëve. Për Kontrollin e Lartë të Shtetit edhe pse ka disa hapa pozitive sërish situate mbetet problematike.
Në një auditim performance për Inspektoratin Shtetëror Industrial dhe Teknik për vitet 2015-2017, KLSH vlerëson se vetë Inspektorati pasur një ecuri më të mirë se vitet e kaluara por fokusi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ka mbetur tek dokumentet dhe jo tek masat konkrete duket se nuk e ka ndihmuar këtë proces.
“Politikat si dhe vendimmarrja e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, përgjatë periudhës nën auditim Qershor 2015 – Dhjetor 2017, kanë patur efektivitet të ulët, për shkak se, Ministria ka treguar papërgjegjshmëri në zbatimin e detyrave të saj që burojnë prej dokumenteve strategjikë dhe ligjore, gjithë veprimtaria e MIE-s është fokusuar vetëm në plotësimin e kuadrit rregullator, dhe jo në ndërmarrjen e aktiviteteve konkrete për përmirësimin e këtij sektori në bashkëpunim me ISHTI-n, me sektorin privat si dhe në mungesën e monitorimit të veprimtarisë së Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial” thuhet në dokumentin e KLSH.
Ndër të tjera ky auditim nënvizon se ende sot mbeten pezull disa çështje të rëndësishme për sektorin ku së pari akoma nuk është kryer një studim mbi rezervat e sigurisë së karburanteve nga MIE, përcaktuar sipas Strategjisë Kombëtare të Energjisë 2013-2020. Së dyti nuk janë ushtruar kontrolle për sasinë e rezervës së sigurisë në rafineritë, impiantet dhe SHA përgjatë periudhës 01.06.2015-31.12.2017.
Së treti një pjesë e akteve nënligjore në zbatim të Ligjit të Naftës kanë dalë me vonesa. Së katërti ka pasur mungesë monitorimi dhe mbikëqyrje nga Ministria ndaj ISHTI-t.
Së fundmi vazhdon të ngelet problematike mos përcaktimi si detyrim ligjor se si duhet të veprohet me karburantin kur ai rezulton jashtë standardit.
“Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se ka progres të moderuar në garantimin e cilësisë së karburanteve për periudhën 01.06.2015 – 31.12.2017, i cili mund të ishte më i lartë nëse Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të ishte mjaftueshëm efektive në këtë fushë, si dhe ISHTI nuk do të kishte mangësi në plotësimin e logjistikës së nevojshme për të realizuar aktivitetet e planifikuara” thuhet në raport.(monitor)
Sela
Me vjen vertete keq qe edhe Komtrolli i Shtetit i ka rrumbullakuar problemet me karburantin,jo vetem te shtrenjte,por edhe me cilesine me te keqe ne bote. Mjafton t’a krahasoni me Kisoven,Malin e Zi e Maqedonine,dhe do te shihni nje ndryshim te madh.Karburanti i tyre e ben makinen te fluturoje,bdersa yni rrit zhurmen e makines dhe ul fuqine terheqese.KLSH-ja duhej te godiste organet e kontrollit te cilesise,jo me gjoba,qe ata fshijne prapanicen,por me pushimin e tyre(inspektireve) nga puna e deri ne ndjekje penale,si dhe mbylljen e aktivitetetit te kompanive mashtruese qe tregtojne karburantin e cilesise ne te dobet ne BOTE.Ky turp eshte dhe per qeverine qe nuk shqetesohet fare,jo vetem per prishjen e makinave,pir edhe per bdotjen e ambjentit.Ke te fusin sa te duan makina te prodhuara pas viti 2016. Ato nuk mund te mos ndotin ambjentin se jane te reja,kur karburanti eshte i perzjere me mazut dhe i cilesise me te dobet qe mund te nendohet.E di qe po trokas ne deren e shurdhit qe nuk ndegjon ngaqe i ka te zena fytin e veshet me parate e probareve te karburanteve.Edhe kur vene ndonje gjobke te vogel,mediat nuk nxjerin emrin e kompanive te gjobitura,ashtu si nuk nxjerin emrin e kompanive qe shesin uje me fekale,pra bashkepunimi i ndyre QEVERI,KOMPANI E MEDIA eshte i ndyre.